Gjatë patrullimit në Detin Egje, anija Butrinti realizoi me sukses një operacion shpëtimi, duke iu ardhur në ndihmë 36 emigrantëve nga Lindja e Mesme.
Anija Butrinti arriti që të shpëtonte emigrantët që ndodheshin në një gomone, ku mes tyre kishte edhe 12 fëmijë. Ata ishin nisur nga Çesme me destinacion ishullin e Chiosit.
Në përfundim të operacionit, emigrantët u morën nga Roja Bregdetare Turke, e cila shprehu falënderim për ndihmën e dhënë nga anija Butrinti.
Lidhur me këtë mision të përfunduar me sukses ka reaguar edhe shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, Gjenerallejtënant Arben Kingji i cili përpos pamjeve nga operacioni, ka theksuar se anija Butrinti me mision në detin Egje realizoi me sukses operacionin e kërkim-shpëtimit (SAR), duke i ardhur në ndihmë emigrantëve të paligjshëm nga Lindja e Mesme të cilët lundronin me gomone drejt Greqisë.
Ndër të tjera ai thekson se Forcat Detare vijojnë kontributin e tyre në këtë mision të rëndësishëm, duke garantuar jetën në det dhe menaxhuar emigrimin e paligjshëm në zonën e Detit Egje.
Forca Detare vijon kontributin e saj në këtë mision të rëndësishëm, pjesë e Grupit të 2-të Detar të NATO-s në operacionin Sea Guardian, duke garantuar jetën në det dhe menaxhuar emigrimin e paligjshëm në zonën e Detit Egje”, shkruan ai.
Marrë nga Newsbomb.al