KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: “Efekti TEMU” rrit postën ndërkombëtare në Shqipëri
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > “Efekti TEMU” rrit postën ndërkombëtare në Shqipëri
AktualeAnalizeEkonomiKryesoreSociale

“Efekti TEMU” rrit postën ndërkombëtare në Shqipëri

Përditësimi i fundit: 13 Janar, 2026 12:20 pm
169 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Përgjatë harkut kohor të një viti, në Shqipëri kanë ardhur më shumë objekte me postë nga jashtë vendit. Sipas të dhënave më të fundit nga Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP), në tremujorin e tretë të 2025, numri i objekteve postare ndërkombëtare (dalëse dhe hyrëse) u rrit me 102% në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

E thënë ndryshe, rreth 426 mijë objekte kanë mbërritur me postë nga jashtë vendit në tremujorin e tretë të 2025. Ky rekord i objekteve postare ndërkombëtare hyrëse vjen për shkak të rritjes së blerjeve online nga shqiptarët. Fenomeni “TEMU”, pra “boom-i” i blerjeve online të produteve të lira dhe me një baze të gjerë nga platforma TEMU, është përkthyer padyshim në rritjen e dërgesave me postë.

Megjithatë, në krahasim me tremujorin e dytë, dërgesat me postë brenda dhe jashtë vendit, rezultojnë me rënie.

Posta Shqiptare, i cili vazhdon të jetë ofruesi i vetëm i shërbimit universal në Shqipëri, pra që ofron një minimum të përcaktuar shërbimesh, të një cilësie të caktuar, të mundshme për të gjithë përdoruesit në territorin e Shqipërisë, pavarësisht nga vendndodhja gjeografike, me çmime të përballueshme, është kompania që ka shpërndarë më shumë objekte. Rreth 4.5 milionë.

Me regjistrimin zyrtar të Bankës Shqiptare të Zhvillimit në Qendrën Kombëtare të Biznesit (QKB) në dhjetor të vitit të kaluar, edhe Posta Shqiptare pritet të marrë një rol tjetër. Qytetarët shqiptarë do të kenë mundësi të hapin depozita në Bankën e Zhvillimit, ato mund të depozitojnë paratë e tyre pranë pikave të Postës Shqiptare dhe t’i tërheqin këto para bashkë me interesat.

Kjo vlen gjithashtu edhe për investimin në tituj qeveritarë, një individ paraqitet në një prej degëve të Postës Shqiptare ose hyn në faqen e saj në internet, zgjedh instrumentin që dëshiron dhe më pas shumën që do të investojë.

Kështu funksionon me Postën Italiane dhe e njëjta gjë pritet të ndodhë edhe me Postën Shqiptare, duke marrë parasysh se për ngritjen e Bankës Shqiptare të Zhvillimit është ndjekur modeli i Bankës Italiane të Zhvillimit, Cassa Depositi e Prestiti.

 

Marrë nga Scantv.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Bonus-malus ul siguracionet për shoferët e mirë

Golemizohet Himara! Rama jep leje për kulla në perlën e Jugut

Sa po humbin shqiptarët nga lufta në Lindjen e Mesme?

Si pastrohen milionat e mafies së kokainës përmes sistemit Hawala

Bardh Spahia dënohet me 100 mijë lekë gjobë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Nga përfaqësimi te kultura: çfarë parashikon ligji i ri për diasporën
Artikulli tjetër Punonjësit e Gjelbërimit protestë në Vlorë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Miri i “Vale Recycling” merr 365 mijë € për asgjësimin e mbetjeve spitalore
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Opinion Zhvillim 20 Prill, 2026
Resortet e investitorëve strategjikë dhe kostoja e padukshme mbi burimet natyrore
Analize Ekonomi Kryesore Opinion Sociale 20 Prill, 2026
“Show me pranga” i SPAK-ut përfundon me dënime qesharake
Analize Fokus Kryesore Opinion Zhvillim 20 Prill, 2026
Sherri mes shoferëve alarmoi Ambasadën e Katarit në Tiranë
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 20 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.