KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Informaliteti, saga e aksioneve të bujshme që mbyllen në heshtje
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Informaliteti, saga e aksioneve të bujshme që mbyllen në heshtje
AnalizeEkonomiKryesoreOpinion

Informaliteti, saga e aksioneve të bujshme që mbyllen në heshtje

Përditësimi i fundit: 4 Dhjetor, 2024 11:04 am
109 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Që prej ardhjes në pushtet në 2013, socialistët numërojnë dhjetra aksione kundër ekonomisë informale. Në më shumë se dhjetë vite, betejat kundër informalitetit kanë nisur me bujë por janë mbyllur në heshtje. E fundit ka në shënjestër tregun e punës.

Përmbajtja
Informaliteti aksion pas aksioni‘Informaliteti nuk luftohet me aksione’‘Evazioni – forma kryesore e informalitetit’

I gjendur në vështirësi nga pakënaqësitë e pensionistëve në prag të një viti elektoral, kreu i qeverisë lajmëroi aksionin e radhës në tregun e punës. Sipas tij, nga deklarimi real i pagave do të përfitojë fondi i pensioneve.

“Kjo është grabitja e madhe. Ky është kollajllëku i madh më të cilin sot punëdhënësit dhe punëmarrësit e trajtojnë këtë çështje dhe këtu ne do ndërhyjmë shumë fort.”, deklaroi kryeministri Edi Rama gjatë një takimi me pensionistë.

Paralajmërimet ndaj bizneseve që fshehin pagat Rama i adresoi veçanërisht në dy sektorë: ndërtim dhe turizëm.

“Ju lutem të gjithë kompanive të deklarojnë pagat reale dhe të mos luajnë me zjarrin në këtë punë. Tani kjo është një lojë me zjarrin.”, theksoi kryeministri në një tjetër takim informues me pensionistët.

Informaliteti aksion pas aksioni

Aksioni i fundit në tregun e punës është bërë vetëm dy vite më parë. Pas skandalit të publikimit të pagave në Shqipëri fundvitin e 2021, qeveria u detyrua të ngrinte Njësinë Speciale Antiinformalitet për të ardhurat nga punësimi.

Njësia synonte rritjen e vetëdeklarimit të pagave reale nëpërmjet realizimit të analizave dhe kryqëzimit të informacioneve, si dhe bazuar në kritere risku.

Përfundimi?! Për rezultatet e njësisë kundër informalitetit në paga u fol vetëm njëherë. Pak muaj pasi aksioni kishte marrë jetë, kryeministri u shfaq i kënaqur me rezultatet.

“…kemi mbi 25 % të të punësuarve në Republikën e Shqipërisë që kanë kapërcyer nga niveli i pagës minimale në një nivel më të lartë, që do të thotë se ata nuk merrnin në fakt pagën minimale të deklaruar, por merrnin më shumë, të gjithë!”, tha Rama.

Dy vite më vonë edhe Ministria e Financave thotë se kontrollet e atëhershme dhanë rezultat tek të ardhurat nga punësimi dhe shërbimet.

“Ka pasur një ulje të pozicioneve të punës me pagë minimale, si dhe një rritje të ndjeshme të atyre pozicioneve që kanë deklaruar rritje në paga.”, pohon ministria e Financave për Faktoje.al.

Sipas institucioneve përgjegjëse janë rritur edhe kontributet shoqërore dhe ato shëndetësore si më poshtë:

  • 23% më pak pozicione pune me page minimale,
  • 26% më shumë pozicione pune që kanë deklaruar rritje në paga,
  • Mbi 7% rritje të Kontributeve Shoqërore dhe Shëndetsore

Megjithatë, qeveria thotë ka plan konkret për të luftuar informalitetin në vijim. Masat kyçe janë të ndara në tre shtylla kryesore: Mirëadministrimi Tatimor, Fiskalizimi dhe bashkëpunimi me institucione ndërkombëtare dhe lokale.

‘Informaliteti nuk luftohet me aksione’

Aksioni i radhës në tregun e punës që u lajmërua bujshëm një muaj më parë vë në pikëpyetje rolin e Njësisë Antiinformalitet të krijuar në 2022.

“Aksionet e përsëritura, nuk sjellin efekte pozitive afatgjata.”– thotë Artur Papajani, këshilltar në çështje fiskale.

Sipas tij, frytet në këtë betejë kërkojnë tjetër qasje.

“Vetëm një Strategji Kombëtare Antiinformalitet, është një sipërmarrje efektive. Kjo ka munguar e vazhdon të mungojë!”, argumenton Papajani.

Nga ana tjetër, profesor Selami Xhepa vlerëson se informaliteti duhet parë si një problem përtej tregut të punës.

“Evazioni fiskal më i madh është në bilancet e kompanive. Bëhet fjalë për transaksione në vlera të mëdha në sektorin e biznesit më shumë se sa le të themi për informalitetin në tregun e punës”, argumenton Xhepa.

“Fakti që ne kemi një nivel taksash më të larta se rajoni por një nivel shumë më të ulët të të ardhurave nga këto taksa është një dëshmi për nivelin e evazionit fiksal në deklarimin e vërtetë të të ardhurave dhe pagimit të tatim fitimit.”, përfundon ai.

‘Evazioni – forma kryesore e informalitetit’

Vrojtimi i fundit nga Këshilli i Investimeve me 600 kompani, nxjerr në pah faktin se biznesi këtë vit percepton informalitet më të lartë se në 2019-ën.

“Bujqësia, përpunimi, industria dhe shërbimet perceptojnë më shumë informalitet. Energjia percepton më pak informalitet krahasuar me sektorët e tjerë.” – vëren vrojtimi.

Po ashtu, në anketën me 600 kompani evazioni fiskal konfirmohet si forma kryesore e informalitetit ndër vite, pasuar nga puna e padeklaruar dhe mosregjistrimi.

Edhe progres raporti i Komisionit Evropian për Shqipërinë këtë vit nxjerr në pah të njëjtën problematikë.  Një ekonomi e madhe informale pengon mjedisin e biznesit dhe konkurrencën – theksohet në raportin e KE-së për 2024.

 

Marrë nga Faktoje.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

“Shpërthejnë” lejet e ndërtimit nga bashkitë, rritje me 24.8% në 3-mujorin e parë

Ballkani Perëndimor në një epokë të re të politikës amerikane

Kush fshihet pas resortit të familjes Trump në Shqipëri

Kriza e mjekëve specialistë në Juglindje

Tsipras rikthehet në politikë me një parti të re të majtë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Europol: Gjuha shqipe e përdorur në aplikacionin e koduar “Matrix”
Artikulli tjetër ‘Çmendet’ e mitura, bën thirrje në Tik Tok për vrasjen e mësueseve

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Protesta në Gjermani kundër bashkëpunimit të universitetit me kompaninë izraelite të armëve
Aktuale Analize Bota Fokus Politike 29 Maj, 2026
Modeli kinez i kontrollit: Alarm për mbikëqyrjen masive dhe censurën dixhitale që po eksportohet në botë
Analize Bota Fokus HI-Tech Opinion Sociale 29 Maj, 2026
Banka Shqiptare e Zhvillimit nuk bën dot as strategjinë e saj, blen konsulencë 3 milionë euro
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 29 Maj, 2026
Reforma e re Territoriale e rrit, apo e zbeh demokracinë vendore?
Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 29 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.