KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Konçesioni i sterilizimit tejkaloi me 3.5 miliardë lekë financimin e planifikuar
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Konçesioni i sterilizimit tejkaloi me 3.5 miliardë lekë financimin e planifikuar
AnalizeEkonomiFokusKryesoreSociale

Konçesioni i sterilizimit tejkaloi me 3.5 miliardë lekë financimin e planifikuar

Përditësimi i fundit: 10 Nëntor, 2026 10:36 am
140 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Ndërsa sterilizimi ofrohet tashmë nga Operatori i Shërbimeve të Integruara Shëndetësore, OSHIS, një auditim i fundit i KLSH, zbulon shifra të paguara jashtë parashikimeve të kontratës koncesionare 10-vjeçare.

Sipas analizës, koncesioni i sterilizimit të instrumenteve kirurgjikale ka kushtuar 15.1 miliardë lekë gjatë periudhës 2016–2025, duke tejkaluar me 3.52 miliardë lekë, ose 30.4%, vlerën maksimale të planifikuar. Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar se financimi i parashikuar për të gjithë periudhën dhjetëvjeçare të kontratës ishte ezauruar pothuajse dy vite përpara përfundimit të saj, ndërsa shërbimi ka vijuar të gjenerojë kosto shtesë për buxhetin.

Sipas raportit të auditimit mbi zbatimin e buxhetit të shtetit për vitin 2025, financimi i koncesionit për periudhën dhjetëvjeçare arriti në 15.11 miliardë lekë me TVSH, kundrejt 11.59 miliardë lekëve të parashikuara fillimisht. Vetëm gjatë vitit 2025 janë financuar 1.89 miliardë lekë, ndërsa tavani vjetor prej 1.6 miliardë lekësh, i përcaktuar në ndryshimet kontraktuale të vitit 2020, nuk është respektuar në katër vite.

Nga të dhënat e auditimit rezulton se gjatë periudhës 2016–2025 janë kryer dhe paguar 564,718 ndërhyrje kirurgjikale, rreth 13% më shumë sesa parashikimi i planit të biznesit. Megjithatë, financimi ka rezultuar mbi 30% më i lartë se vlera fillestare. Vetëm në vitin 2025 janë kryer 67,126 ndërhyrje, ose 34.3% më shumë se 50 mijë ndërhyrjet e parashikuara. KLSH shpjegon se rritja e kostos është ndikuar edhe nga shtimi i ndërhyrjeve me kompleksitet të lartë dhe të mesëm, por ky ndryshim nuk është shoqëruar me analiza periodike nga autoriteti kontraktor për ndikimin në koston e shërbimit.

2.5 miliardë lekë TVSH dhe kosto të tjera për buxhetin

Gjetja tjetër e rëndësishme e raportit lidhet me trajtimin e TVSH-së. Sipas KLSH-së, çmimet e shërbimit ishin përcaktuar pa TVSH, ndërsa koncesionari ka faturuar duke aplikuar tatimin mbi çmimin neto. Për periudhën 2016–2025, Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor ka financuar 2.52 miliardë lekë TVSH, të cilat auditimi i konsideron kosto shtesë, pasi shërbimi duhej të trajtohej si i përjashtuar nga ky tatim. Vetëm gjatë vitit 2025, kjo kosto ka arritur në 316.66 milionë lekë.

Por shpenzimet e shtetit nuk kufizohen vetëm te faturat e koncesionarit. KLSH ka konstatuar se institucionet publike kanë përballuar edhe kostot e energjisë elektrike dhe ujit, ndërsa ambientet spitalore janë vënë në dispozicion pa pagesë. Këto shpenzime shtesë janë vlerësuar në rreth 4% të kostos së kontratës dhe nuk janë reflektuar plotësisht në analizën fillestare financiare dhe studimin e fizibilitetit.

Gjashtë vite pa monitorim, paqartësi për transferimin e aseteve

Auditimi konstaton gjithashtu mangësi të konsiderueshme në kontrollin e kontratës. Gjatë periudhës 2016–2021 nuk janë kryer monitorime dhe kontrolle të zbatimit të saj nga strukturat përgjegjëse, ndërsa monitorimet e nisura në vitin 2022 nuk kanë mbuluar plotësisht detyrimet kontraktuale. KLSH ka konstatuar vonesa në shtrirjen e shërbimit në spitale, probleme me dokumentimin dhe gjurmueshmërinë elektronike të shërbimeve, si dhe mangësi në trajnimet e personelit spitalor.

Problemet marrin rëndësi të veçantë në prag të përfundimit të kontratës. Sipas raportit, nuk është kryer verifikimi i plotë i gjendjes teknike dhe funksionale të pajisjeve dhe infrastrukturës që duhet t’i transferohen shtetit. Ndërkohë, qendra e trajtimit të mbetjeve spitalore ndodhet në pronë private dhe transporti i mbetjeve realizohet nga palë të treta, çka krijon vështirësi për marrjen në administrim të shërbimit nga institucionet publike.

 

Marrë nga Ekofin.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Po kërkonte rrugë të re për kokainën, dështon plani i mafies shqiptare në Spanjë

Valë demonstratash në të gjithë Evropën, kundër kostos së jetesës

Diplomati italian: Plan për koloni izraelite në Itali, Shqipëri dhe Qipro

Mrekullia fiskale e Gonxhes: Taksa nuk dihet sa do të jetë, por shqiptarët do të dalin me fitim

ARRSH-ja hap 180 milionë euro tendera, në një ditë të vetme

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Diaspora shqiptare arrin në 2.26 milionë persona
Artikulli tjetër Ekonomia shqiptare pa prodhim, e varur nga ndërtimi

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Rafineria e Fierit fitoi 5.7 milionë euro në një vit, por kurseu filtrat duke helmuar qytetin
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
RAI: Mbi 60 mijë italianë çdo vit në Shqipëri për “turizëm dentar”
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
Udhëkryqi i Reformës së re të Pensioneve
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 20 Nëntor, 2026
Prokuroria e Vlorës konfiskon 16 milionë euro pasuri të familjarëve të Artur Shehut
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 20 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.