KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Diaspora shqiptare arrin në 2.26 milionë persona
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Diaspora shqiptare arrin në 2.26 milionë persona
AnalizeFokusKryesoreSocialeZhvillim

Diaspora shqiptare arrin në 2.26 milionë persona

Përditësimi i fundit: 10 Nëntor, 2026 10:34 am
208 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Gati gjysma e shtetasve shqiptarë jetojnë jashtë vendit, ndërsa pjesa dërrmuese e diasporës përbëhet nga persona në moshë pune.

Sipas të dhënave më të fundit të INSTAT, diaspora shqiptare e krijuar pas viteve 1990 vlerësohet në 2,256,346 persona në vitin 2025, duke përfaqësuar rreth 49% të totalit të shtetasve shqiptarë.

Shifrat janë përfshirë në Profilin Kombëtar të Migracionit 2025, të miratuar nga Ministria e Punëve të Brendshme, dhe tregojnë përmasat e emigracionit shqiptar, si dhe peshën e madhe të popullsisë ekonomikisht aktive që jeton jashtë vendit.

Nga 2.26 milionë shqiptarë të diasporës, rreth 77% i përkasin grupmoshës 15–64 vjeç. Kjo do të thotë se afërsisht 1.74 milionë persona janë në moshë pune, një shifër që tregon potencialin e konsiderueshëm njerëzor dhe ekonomik të përqendruar jashtë Shqipërisë.

Përmasat e diasporës janë pothuajse të krahasueshme me numrin e popullsisë rezidente në Shqipëri, e cila sipas Censusit 2023 ishte 2,363,314 banorë. Megjithatë, dy treguesit u përkasin periudhave të ndryshme dhe bazohen në metodologji të ndryshme statistikore.

Diaspora dominohet nga të rinjtë dhe personat në moshë pune

Struktura demografike tregon se emigracioni shqiptar ka kryesisht karakter ekonomik dhe familjar.

Fëmijët e grupmoshës 0–14 vjeç përbëjnë rreth 18% të diasporës, ndërsa personat mbi 65 vjeç zënë vetëm 5%. Kjo shpërndarje tregon se jashtë vendit nuk jetojnë vetëm individë të larguar për punë, por edhe familjet e tyre, përfshirë fëmijët.

Sipas gjinisë, diaspora përbëhet nga 1,177,529 meshkuj, ose 52.2% e totalit, dhe 1,078,817 femra, që përfaqësojnë 47.8%.

Pesha e lartë e grupmoshave aktive lidhet me mundësitë e punësimit dhe të ardhurave në vendet pritëse, ndërsa prania e konsiderueshme e fëmijëve tregon rëndësinë që ka marrë migracioni familjar.

Italia dhe Greqia mbeten destinacionet kryesore

Raporti evidenton se Italia dhe Greqia vazhdojnë të jenë dy destinacionet tradicionale të emigracionit shqiptar, por shpërndarja gjeografike e diasporës po zgjerohet gradualisht.

Një prani në rritje e shqiptarëve vërehet edhe në Gjermani, si dhe në vende të Evropës Veriore dhe Qendrore. Sipas raportit, ky diversifikim lidhet me ndryshimet në tregjet evropiane të punës dhe mundësitë ekonomike që ofrojnë vendet pritëse.

Të dhënat e Eurostat tregojnë se gjatë vitit 2024, vendet e Bashkimit Evropian lëshuan rreth 79 mijë leje të para qëndrimi për shtetasit shqiptarë, 5.5% më shumë se një vit më parë.

Bashkimi familjar përbënte 47.6% të lejeve të para të qëndrimit, ndërsa punësimi 29.1%. Këto të dhëna tregojnë se emigracioni po mbështetet jo vetëm te kërkimi i mundësive të punës, por edhe te vendosja e familjeve shqiptare jashtë vendit.

 

Marrë nga Ekofin.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Po kërkonte rrugë të re për kokainën, dështon plani i mafies shqiptare në Spanjë

Valë demonstratash në të gjithë Evropën, kundër kostos së jetesës

Diplomati italian: Plan për koloni izraelite në Itali, Shqipëri dhe Qipro

Mrekullia fiskale e Gonxhes: Taksa nuk dihet sa do të jetë, por shqiptarët do të dalin me fitim

ARRSH-ja hap 180 milionë euro tendera, në një ditë të vetme

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Si e bleu Enxhi Jegeni Land Rover-in 290 mijë euro për Ergys Agasin?
Artikulli tjetër Konçesioni i sterilizimit tejkaloi me 3.5 miliardë lekë financimin e planifikuar

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Rafineria e Fierit fitoi 5.7 milionë euro në një vit, por kurseu filtrat duke helmuar qytetin
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
RAI: Mbi 60 mijë italianë çdo vit në Shqipëri për “turizëm dentar”
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
Udhëkryqi i Reformës së re të Pensioneve
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 20 Nëntor, 2026
Prokuroria e Vlorës konfiskon 16 milionë euro pasuri të familjarëve të Artur Shehut
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 20 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.