KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Ku është kufiri i solidaritetit të Gjermanisë me Izraelin?
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Ku është kufiri i solidaritetit të Gjermanisë me Izraelin?
AnalizeBotaEkonomiOpinion

Ku është kufiri i solidaritetit të Gjermanisë me Izraelin?

Përditësimi i fundit: 28 Maj, 2025 9:26 am
169 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Nuk ishte ndonjë surprizë e madhe që kancelari gjerman Friedrich Merzu pyet në lidhje me sjelljen e Izraelit në luftën në Rripin e Gazës në Forumin Evropian të Radios WDR në Berlin.

Mund të supozohet se Merz i zgjodhi fjalët me kujdes kur u përgjigj se “nuk e kuptonte se çfarë po bënte ushtria izraelite aktualisht në Rripin e Gazës” dhe se “kjo nuk mund të justifikohej me luftën kundër terrorit të Hamasit”.

Ai e paralajmëroi qeverinë izraelite të mos bënte asgjë “që as miqtë e saj më të mirë nuk do të ishin më në gjendje ta pranonin”. Merz nuk i ka kritikuar kurrë publikisht veprimet e Izraelit në Rripin e Gazës në këtë mënyrë.

Qeveria gjermane nën presion

Deklaratat e kancelarit erdhën në një kohë kur linja aktuale e qeverisë gjermanendaj Izraelit është ekspozuar ndaj presionit publik në rritje. Sipas sondazheve aktuale, shumica e popullsisë gjermane nuk i pranon veprimet e Izraelit në Rripin e Gazës, të cilat përfshijnë aksionet ushtarake por edhe uljen e ndihmës humanitare. Grupi parlamentar i socialdemokratëve (SPD), i cili është pjesë e qeverisë, ndërkohë po kërkon ndalimin e dërgesave të armëve në Izrael.

Kjo kërkesë është formuluar prej kohësh në opozitë. Grupi parlamentar i Partisë së Majtë po kërkon një ndalim të plotë të dërgesave të armëve. Të Gjelbrit duan që të ndalen vetëm dërgesat e armëve të përdorura në luftën në Rripin e Gazës.

Bashkësia ndërkombëtare po diskuton gjithashtu një ndalim të mundshëm të dërgesave të armëve në Izrael. Qeveria spanjolle është në favor të kësaj. Ministri i Jashtëm gjermanJohann Wadepfule hodhi poshtë propozimin spanjoll gjatë vizitës së tij në Madrid. Kolegu i tij i partisë, kristiandemokrati Armin Laschet, i cili kryeson Komisionin e Punëve të Jashtme të Bundestagut, është gjithashtu ende në favor të “diplomacisë së qetë”.

Gjermania po dërgon nëndetëse dhe korveta

Mbështetja ushtarake gjermane për Izraelin ka një traditë të gjatë dhe rrënjët e saj janë në garancitë gjermane për sigurinë e shtetit hebre. Për shembull, nëndetëset gjermane kanë qenë në shërbim të marinës izraelite për shumë vite dhe, sipas raporteve të mediave të pavarura, ato mund të mbajnë edhe koka bërthamore.

Disa vjet më parë, Gjermania i dërgoi Izraelit korveta jashtëzakonisht moderne, të cilat tani janë në përdorim edhe në brigjet e Rripit të Gazës. Një shembull tjetër janë tanket izraelite që kanë motorë gjermanë dhe tyta topash gjermanë të instaluara.

Eksporte armësh miliona dollarëshe në Izrael

Vitin e kaluar, qeveria gjermane lejoi eksportet e armëve në Izrael, me një vlerë totale prej 161 milionë eurosh. Në tremujorin e parë të këtij viti, eksportet arritën një vlerë prej 28 milionë eurosh. Kjo e vendos Izraelin në vendin e dhjetë të vendeve ku Gjermania eksporton armë dhe pajisje ushtarake. Këshilli Federal i Sigurisë, i cili përbëhet nga kancelari gjerman, ministritë dhe ministrat përkatës, vendos për dërgesat. Seancat e këtij organi janë sekrete.

A do t’i kufizojë qeveria gjermane eksportet e ardhshme të armëve në Izrael? A do t’u bashkohej Gjermania sanksioneve që Bashkimi Evropian do t’i vendoste Izraelit, apo nuk do t’i bllokonte ato? Qeveria ende po shmang masa të tilla. Me deklaratat e saj të ashpra, Berlini po rrit presionin mbi udhëheqjen izraelite dhe shpreson se ajo do të dorëzohet.

Përfaqësuesit e qeverisë gjermane kanë theksuar vazhdimisht, se duhet të furnizohet më shumë ndihmë humanitare në Rripin e Gazës. “Shumë vonë dhe shumë pak”, tha një zëdhënëse e Ministrisë së Jashtme gjermane, duke vlerësuar furnizimin e popullsisë palestineze.

Kancelari gjerman Merz ndoshta do ta diskutojë këtë me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu gjatë një bisede telefonike të planifikuar për këtë javë.

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër

Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier

Confindustria Albania kundër Paketës Fiskale

Katër taksa identike me Lituaninë, vetëm 8 orë për hartimin

Studentët e Mjekësisë marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit në ditën e 16-të të protestës

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kina përgjegjëse për 80 për qind të shmangieve të sanksioneve ndaj Rusisë
Artikulli tjetër Shpërthejnë protestat në SHBA, studentët dalin kundër presidentit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Ndërtimet kaotike në bregdetin shqiptar shqetësojnë BE-në
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
OTP Bank Albania pëson rënie prej 45% të fitimit neto, në 9-mujorin e 2026-ës
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Qafa e Buallit–Martanesh, rruga 22 milionë euro që u shtrua dy herë
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Përplasen dy trena me shpejtësi të lartë në Spanjë, të paktën 10 të vdekur
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.