KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Përmbytjet përgjysmuan eksportet e zarzavateve
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Përmbytjet përgjysmuan eksportet e zarzavateve
AnalizeEkonomiKryesoreSocialeZhvillim

Përmbytjet përgjysmuan eksportet e zarzavateve

Përditësimi i fundit: 19 Shkurt, 2026 9:18 am
418 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Eksportet shqiptare të zarzavateve kanë nisur vitin 2026 me një rënie të fortë, duke reflektuar ndikimin e përmbytjeve që prekën zonat kryesore bujqësore dhe serat e specializuara për tregjet e jashtme në fillim të vitit.

Sipas të dhënave zyrtare të INSTAT për muajin janar, vendi eksportoi 5,367 ton zarzavate, nga 9,936 ton në janar 2025, me një tkurrje prej rreth 46% në baza vjetore.

Rënia është edhe më domethënëse nëse merret parasysh se janari i vitit të kaluar shënoi kulmin e dekadës për këtë muaj. Viti 2025 u karakterizua nga zgjerimi i prodhimit në sera dhe kërkesa e lartë nga tregjet europiane, duke e çuar eksportin në nivele rekord. Vjet pati një interes të lartë nga Europa për prodhime të stinës si lakra dhe karota, çka nxiti mbjellje të reja në fushë. Teksa ky trend vijoi edhe këtë sezon, përmbytjet e janarit dëmtuan qindra hektarë të mbjella në fushë.

Megjithatë, edhe pas kësaj goditjeje, niveli i eksporteve mbetet më i lartë krahasuar me shumicën e viteve para pandemisë, kur eksportet e janarit luhateshin zakonisht midis 1.8 dhe 3.8 mijë tonëve. Rritja e viteve të fundit kishte krijuar një bazë më të fortë prodhimi, por fillimi i vitit 2026 tregon se sektori mbetet shumë i ekspozuar ndaj rreziqeve klimatike.

Megjithatë, përmbytjet e fillimvitit duket se kanë goditur drejtpërdrejt prodhimin dhe logjistikën e eksportit. Zonat kryesore të prodhimit në ultësirën perëndimore u përballën me dëmtime të kulturave, ndërsa vështirësitë në transport dhe furnizim kanë kufizuar dërgesat drejt tregjeve europiane.

Pas disa vitesh rritjeje të qëndrueshme dhe investimesh në sera, përmbytjet treguan se infrastruktura mbrojtëse dhe menaxhimi i riskut klimatik po bëhen faktorë kritikë për stabilitetin e eksporteve.

Operatorët presin rikuperim gradual të eksporteve në vijim, por fillimi i vitit ka rritur pasiguritë për eksportuesit e zarzavateve. Rritja e eksporteve bujqësore si në sasi dhe në vlerë dhe në anën tjetër rënia e prodhimit po tregon se sektori po shkon drejt konsolidimit.

Bujqësia shqiptare ka hyrë në një fazë konsolidimi me rënie në total, por me një orientim më të fortë nga eksporti. Fermat e vogla dhe mesme në zonat e rurale të vendit po falimentojnë nga tkurrja dhe plakja e popullsisë, teksa po rriten dhe po zgjerohen fermat e mëdha blegtorale dhe ato në sera në zonat me bujqësi intensive si Fieri, Lushnja etj. me destinacion eksportin.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kroacia bllokon fiq të thatë me toksinë kancerogjene dhe speca me helme nga Shqipëria

Trojka zbret në Tiranë: ndërkombëtarët marrin në dorë krizën

Netanyahu fitoi vendin e parë në zgjedhje, por humbi shumicën

Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave

Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Sot nis muaji i shenjtë i Ramazanit
Artikulli tjetër SHBA planifikon të hapë faqe online, ku europianët do shohin të vërtetat, që u fshehin qeveritë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier
Aktuale Analize Fokus Kryesore Politike 28 Tetor, 2026
Confindustria Albania kundër Paketës Fiskale
Aktuale Finance Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale 28 Tetor, 2026
Katër taksa identike me Lituaninë, vetëm 8 orë për hartimin
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 28 Tetor, 2026
Studentët e Mjekësisë marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit në ditën e 16-të të protestës
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.