KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: PPP-të arritën rekordin historik më 2024-ën
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > PPP-të arritën rekordin historik më 2024-ën
AnalizeEkonomiKryesoreOpinionZhvillim

PPP-të arritën rekordin historik më 2024-ën

Përditësimi i fundit: 23 Janar, 2026 11:21 am
276 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Vlera kumulative e investimeve të parashikuara në kontratat koncesionare dhe partneritetet publik-privat (PPP) në Shqipëri arriti në nivelin më të lartë historik në vitin 2024, duke përbërë rreth 27% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Ky tregues shënon një rritje me rreth 2% krahasuar me një vit më parë dhe konfirmon peshën gjithnjë e më të madhe që kanë marrë projektet me koncesion/PPP në financimin e investimeve publike, sipas raportit të publikuar nga Ministria e Financave.

Në total, deri në fund të vitit 2024, në Shqipëri janë miratuar 233 kontrata koncesionare/PPP. Prej tyre, 176 kontrata i përkasin periudhës 2004–2013, ndërsa 57 kontrata janë miratuar gjatë viteve 2014–2024, çka përkthehet në një rënie me rreth 67% të numrit të kontratave në dekadën e fundit.

Sipas raportit, kjo rënie lidhet edhe me ndryshimet ligjore dhe rregullatore, veçanërisht pas vitit 2019, kur u kufizua ndjeshëm përdorimi i propozimeve të pakërkuara.

Sa i përket mënyrës së inicimit të projekteve, vetëm rreth 13% e kontratave janë propozuar nga autoritetet kontraktuese përmes procedurave konkurruese, ndërsa 87% kanë qenë propozime të pakërkuara nga subjektet private. Megjithatë, me ndryshimet ligjore të vitit 2019, pranimi i propozimeve të pakërkuara është kufizuar vetëm në sektorë të veçantë, si portet, aeroportet dhe energjia.

Nga pikëpamja institucionale, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë mbetet autoriteti kontraktues dominues, me 211 kontrata koncesionare/PPP, ndërsa pjesa tjetër shpërndahet mes ministrive të linjës dhe njësive të vetëqeverisjes vendore. Për nga sektorët, energjia dhe transporti mbajnë peshën kryesore në vlerë investimesh. Vetëm sektori i transportit përfshin 27 kontrata, me një vlerë totale investimi rreth 209 miliardë lekë, ndërsa sektori i mjedisit numëron 6 kontrata me vlerë 25.8 miliardë lekë. Në shëndetësi janë miratuar 4 kontrata me vlerë rreth 4.2 miliardë lekë, ndërsa në sektorë të tjerë – bujqësi, kontroll fiskal dhe zhvillim urban – janë përfshirë 10 kontrata me vlerë 12.4 miliardë lekë.

Në aspektin fiskal, raporti evidenton se ekspozimi buxhetor nga kontratat koncesionare/PPP mbetet brenda kufijve të rregullit fiskal. Për vitin 2024, pagesat buxhetore për PPP-të përbënin rreth 2.2% të të ardhurave tatimore të vitit paraardhës, ndjeshëm nën kufirin maksimal prej 5%. Pagesat vjetore neto të realizuara për kontratat me mbështetje buxhetore arritën në rreth 13.29 miliardë lekë, niveli më i lartë ndonjëherë.

Në tërësi, raporti i Ministrisë së Financave konfirmon se, ndonëse ritmi i miratimit të kontratave të reja është ngadalësuar vitet e fundit, pesha financiare e projekteve ekzistuese me koncesion/PPP në ekonomi ka vijuar të rritet, duke arritur në një rekord prej 27% të PBB-së në vitin 2024.

 

Marrë nga Ekofin.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Akti normativ kundër protestave, shoqëria civile: Cenon të drejtat dhe liritë

Lobimi i Veliajt në SHBA arrin në rreth 550 mijë dollarë

Pasuria e çmendur e drejtoreshës së Tatimeve, Erilinda Lala

Intervista e plotë e Edi Ramës për Channel 5

Champions/ Manchester-i përmbys Romën, PSG dërrmon Villarreal-in, Bayern-i thyen Atletico-n

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Një propozim që nuk e shfuqizon shpifjen
Artikulli tjetër Tetë shtete kanë asete ushtarake, në Arktik

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Trumpi thotë se do ta pranojë rezultatin e zgjedhjeve
Aktuale Bota Koment Politike 4 Nëntor, 2026
Rritja e çmimeve do t’i sjellë buxhetit 5.4 miliardë lekë të ardhura shtesë, më 2027-ën
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 4 Nëntor, 2026
Konflikti Rama-Veliaj/ Kërkohet nga SPAK, hetim i pavarur i pretendimeve
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 4 Nëntor, 2026
Boston Herald: “Revolucion në rritje në Shqipëri”
Analize Bota Kryesore Opinion Politike Sociale 4 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.