KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Një propozim që nuk e shfuqizon shpifjen
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Një propozim që nuk e shfuqizon shpifjen
AnalizeFokusKryesoreOpinionSocialeZhvillim

Një propozim që nuk e shfuqizon shpifjen

Përditësimi i fundit: 23 Janar, 2026 11:18 am
137 Shikime
Share
7 Min. Leximi
SHARE

Nëse ndodh që, të kanë rënë në qafë pa të drejtë, duke të cënuar dinjitetin, përmes shpifjes apo fyerjes, në Shqipëri sot, ke dy rrugë për të marrë shpagim. Njëra është përmes padisë civile, në të cilën mund të kërkosh kompensim financiar për dëmin e pësuar dhe të fusësh paratë në xhep. Tjetra është përmes padisë penale, por në këtë rast, dëmin e pësuar nuk e rikuperon. Personi që të ka bërë dëm, mund të gjobitet nga gjykata me vendim penal, por gjoba i shkon shtetit dhe jo të dëmtuarit.

Procesi penal është gjithashtu, nga pikëpamja procedurale, më i vështirë për viktimën. Megjithatë, të fuqishmit zakonisht preferojnë të përdorin kodin penal në rastet kur pretendojnë se ndaj tyre është shpifur, për një arsye të thjeshtë: atyre nuk ua ndjen për paratë që mund të fitojnë në kompensim nga gjykata civile sepse janë sakaq shumë të pasur, ndërsa kërcënimi për dënim penal shërben si frikësim, jo për personin që ka kryer shpifjen e supozuar, por edhe për këdo tjetër.

Ndërkombëtarët, për shkak se kanë më shumë eksperiencë në këtë fushë, vërejnë se kërcënimi për padi penale është në vetvete një chilling effect, (ka efekt frikësues) dhe për këtë arsye, kanë kërkuar në vijimësi shfuqizimin e shpifjes dhe fyerjes si vepër penale. Së fundmi, shfuqizimi i shpifjes është kriter për t’u plotësuar në kuadër të procesit të integrimit në Bashkimin Evropian sa i përket lirisë së shprehjes. Ky nuk është kriteri i vetëm pasi në këtë fushë kërkohet reformë më e gjerë, për të cilën qeveria dukshëm nuk ka vullnet, por le të merremi me tentativën e qeverisë për të gënjyer BE-në.

Sipas propozimit,  gazetarët nuk mund të mbahen përgjegjës në rast se shpërndajnë shpifje të bëra nga të tjerët dhe e bëjnë këtë në mirëbesim. Gazetari mund të mbahet përgjegjës në rast se nuk arrin të provojë para gjykatës se ai nuk ishte në dijeni që të dhënat e publikuara janë të pavërteta. Nëse doni një përkthim shqip-shqip, është ky: në rast se Edi Rama insinuon korrupsion për një gjyqtar, gazetari nuk mban përgjegjësi për sa kohë, insinuatën shpifëse e përcjell në mirëbesim dhe pa pasur dijeni se është shpifëse.

Por problemi më i madh me propozimin konsiston në faktin që qeveria i jep të drejtë vetes të përkufizojë se çfarë është një gazetar. Sipas propozimit, mbrojtje nga nenet 119 dhe 120 të Kodit Penal përfiton ai që është  “gazetar i punësuar ose i vetëpunësuar, i regjistruar dhe i njohur si i tillë në përputhje me legjislacionin në fuqi” (gërmat e trasha janë të mijat). Në Republikën e Shqipërisë dhe askundi tjetër në botën demokratike, nuk ka dhe nuk mund të ketë legjislacion për njohjen dhe regjistrimin e gazetarëve si të tillë. Në Shqipëri dhe në botën demokratike, nuk ka zyrë, agjenci apo institucion të autorizuar për të mbajtur një regjistër të “gazetarëve si të tillë”. Në këtë kontekst, nisma e qeverisë është një copë letër bakalli e pavlefshme. Por njëkohësisht tregon një mungesë të thellë serioziteti në trajtimin e çështjeve të tilla si liria e shprehjes dhe në përmbushjen e kritereve minimale për integrimin evropian.

Ka një histori të gjatë të mënyrës se si, regjimet totalitare, si fashizmi në Itali, apo regjimi i Ahmet Zogut në Shqipëri, apo bolshevizmi në Rusi krijuan gazetarinë si profesion i licencuar, si një nga hapat vendimtar në themelimin e diktaturës përkatëse dhe vendeve demokratike, si fjala vjen, Mbretëria e Bashkuar dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku gazetari, shkrimtari apo politikani nuk u bënë profesione të licencuara.

Për shembull, Virginia Ëoolf në esenë e saj Një dhomë më vete thotë se, në Angli, ka pasur beteja të njëpasnjëshme për të hapur profesione të ndryshme për gratë, fjala vjen, një betejë për të lejuar që gratë të bëhen mjeke dhe një tjetër që të bëhen juriste, por nuk ka pasur një betejë për të hapur profesionin e shkrimtarit, apo të gazetarit sepse, ky profesion ka qenë i hapur.

Edhe vetë termi chilling effect rrjedh nga një fjalim i famshëm i John Milton, titulluar Areopagitica mbajtur në vitin e largët 1644, në të cilin ai argumenton se thjeshtë kërkesa për licencë (apo për regjistrim në gjuhën e propozimit të qeverisë) ka efekt frikësues në kërkimin e së vërtetës. Ndërsa po afrohet pesëqindvjetori i fjalimit të Miltonit, i cili huazoi nga klasicizmi grek vendin ku njerëzit praktikisht shanin autoritetin si tregues të asaj që është me të vërtetë liri shprehjeje, dukshëm ne këtu në Shqipëri duhet t’i shpjegojmë të njëjtët njerëzve sërish dhe sërish të njëjtën gjë elementare.

Jo, propozimi i qeverisë, në atë formë që është, dukshëm nuk plotëson kërkesën minimale të organizmave ndërkombëtare si OSBE dhe BE për dekriminalizimin e shpifjes, ndërsa tentativa për ta bërë gazetarinë profesion të regjistruar është një tregues më vete. Nëse e mbani mend, në vitin 2019, Rama propozoi diçka të quajtur “paketë antishpifje”. Përgjatë katër viteve të pasuan, shoqëria civile u detyrua t’i sqarojë juristët e qeverisë për gjërat më elementare: çfarë është liria e shprehjes, çfarë është kushtetuta, çfarë thotë Neni 1 i Kartës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, çfarë thotë Amendamenti i Parë i Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara. Dukshëm juristët e qeverisë nuk e kanë kuptuar akoma.

 

Marrë nga Reporter.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Incineratori i Tiranës, Lefter Koka kundërshton rillogaritjen e dënimit

Rasti Spiropali: A mund të kritikosh publikisht pa u quajtur tradhtar?

Llatja i Elbasanit krijon SH.A për të fshehur punësimet elektorale

Pse mungojnë ilaçet në Shqipëri?

Nafta mbi 200 lekë për litër, por tregtarët s’lëshojnë faturë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kryeministri, Kuvendi dhe Presidenti bashkohen kundër SPAK-ut, për Ballukun
Artikulli tjetër PPP-të arritën rekordin historik më 2024-ën

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Sulm me thikë në Londër, plagosen dy persona! Policia arreston autorin
Aktuale Bota Fokus Sociale 30 Prill, 2026
Shqiptarët e pasur grumbullojnë miliardat, të zakonshmit kursejnë qindarka
Aktuale Analize Kryesore Opinion Sociale 30 Prill, 2026
Treshja e Bayern-it, Kane-Diaz-Olise, kap kuotën e 100 golave
Analize Sociale Sporti 30 Prill, 2026
David Alaba “përfshihet” në një mashtrim miliona eurosh në Tiranë
Aktuale Analize Finance Fokus Kryesore Sociale 30 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.