KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Punonjës të hekurudhave franceze protestë kundër privatizimeve
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Bota > Punonjës të hekurudhave franceze protestë kundër privatizimeve
BotaEkonomi

Punonjës të hekurudhave franceze protestë kundër privatizimeve

Përditësimi i fundit: 27 Shtator, 2024 6:41 am
100 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Qindra punonjës të hekurudhave franceze protestonin sot para ministrisë franceze të ‘tranzicionit ekologjik’, për të kundërshtuar hapat drejt privatizimit të plotë të rrjetit shtetëror të hekurudhave SNCF, teksa ministria e transporteve ka nisur papritur reduktimin e numrit të trenave.

Fabien Villedieu, kreu i sindikatës të punëtorëve tha se lëvizjet e padeklaruara të qeverisë nuk kanë logjikë të qartë:

“Njerëzit nuk dinë asgjë për këtë, por në një kohë që flasin për ekologjinë dhe klimën, qeveria nën udhëzimet e Brukselit nis të shkatërrojë transportin më ekologjik që kemi, rrjeti i trenave SNCF”, tha Villedieu per rrjetin AFP

“Gjithashtu kemi dalë këtu pasi prej dhjetorit 1,200 kolegë të trenave rajonale TER, punonjës, shoferë, inspektorë dhe punonjës biletarie, do të transferohen në linja të tjera dhe kjo do të thotë nisjen e privatizimit të SNCF. Ironikisht, britanikët që privatizuan hekurudhat në 1994, tani kanë nisur t’i ri-nacionalizojnë prej dështimit të skemës, kurse ne nisim të bëjmë të njëjtin gabim. Ne po nisim privatizimin e hekurudhave shtetërore SNCF. ”

Sindikalisti shtoi më tej se qeveria planifikonte shtimin e autobusëve për të zëvendësuar trenat rajonalë, duke thënë se “favorizon transportin rrugor”.

“Ministri i ri dihet që ka krijuar një plan për shtimin e autobusëve rajonalë, siç na tha sekretarja e tij, ai do të krijojë linja autobuzësh mes qyteteve, kjo është për të zëvendësuar trenat ekspres rajonalë”, tha Fabien Villedieu

Kolegu i tij Thierry Nier, dënonte të djathtën e ardhur në pushtet në Francë, që sipas tij po nxit privatizimin e hekurudhave:

“E djathta që ka ardhur në pushtet nuk kishte përmendur ndonjëherë zhvillimin e hekurudhave, por tani dëshiron t’i shkëpusë ato nga shteti për të plotësuar udhëzimet e Brukselit”.

“Ne themi se ka shumë mënyra për të zhvilluar hekurudhat nëse qeveria na lejon të menaxhojmë veten tonë duke i dhënë prioritet projekteve të caktuara”, tha sindikalisti Nier, shkruan rrjeti vendas AFP.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Investimet Publike me fondet e huaja: Rënia më e fortë që nga viti 2015

Informatori i CIA-s: “Fauci fshehu qëllimisht të vërtetën mbi origjinën e Covid-it”

Trump përfundon vizitën dyditore në Kinë

Ligji i Putinit që “ngjall frikë” në Evropë

Paqja Fiskale hyn në zbatim, fshihen borxhet e prapambetura

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kremlini paralajmëron: Mund të përdorim armë bërthamore edhe kundër shteteve që nuk kanë
Artikulli tjetër Shqipëria nënshkruanDeklaratën e Përbashkët për Rimëkëmbjen e Ukrainës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Vijon kaosi me pronat, mbi 27 mijë vendime ende të paregjistruara
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 15 Maj, 2026
Inteligjencë Artificiale kundër plagjiaturës, Universiteti i Tiranës hap tenderin 5.9 mln lekë
Analize HI-Tech Kryesore Sociale Zhvillim 15 Maj, 2026
Turi Çiklistik paralizon 5 ditë Tiranën
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 15 Maj, 2026
Pse të specializuarit kanë më pak shanse në punë?
Aktuale Analize Kryesore Opinion Sociale 15 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.