KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kremlini paralajmëron: Mund të përdorim armë bërthamore edhe kundër shteteve që nuk kanë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Bota > Kremlini paralajmëron: Mund të përdorim armë bërthamore edhe kundër shteteve që nuk kanë
Bota

Kremlini paralajmëron: Mund të përdorim armë bërthamore edhe kundër shteteve që nuk kanë

Përditësimi i fundit: 27 Shtator, 2024 6:38 am
128 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Kremlini tha se doktrina e përditësuar bërthamore, që do t’i lejojë Moskës që të përdorë armë bërthamore kundër shteteve që nuk kanë armë bërthamore, duhet të shihet si një paralajmërim për Perëndimin.

Presidenti rus, Vladimir Putin, njoftoi për zgjerimin e rregullave në Rusi sa i përket përdorimit të armëve bërthamore.

Propozimi do t’i lejojë Moskës që të përgjigjet me armë bërthamore kundër shteteve jobërthamore, nëse ato mbështeten nga fuqi bërthamore, që duket se është një referencë për Ukrainën dhe mbështetësit e saj perëndimor.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se ndryshimet “duhet të shihen si sinjal specifik”.

“Një sinjal që paralajmëron këto shtete për pasoja nëse ato marrin pjesë në një sulm ndaj shtetit tonë me mjete të ndryshme, jo domosdo bërthamore”, tha Peskov për gazetarët.

Pa e përmendur Ukrainën, Peskov tha se “parandalimi bërthamor i Rusisë po ndryshohet duke marrë për bazë elementet e tensionit që po zhvillohen përgjatë perimetrit të kufijve tanë”.

Ai po ashtu tha se “nuk ka dyshim” që Rusia po forcon arsenali e saj bërthamor.

Njoftimet për përditësimin e doktrinës bërthamore të Rusisë vijnë në kohën kur Ukraina po kërkon që të marrë leje nga Perëndimi që të përdorë armët perëndimore për të kryer sulme me rreze të gjatë thellë brenda Rusisë.

Rusia ka paralajmëruar kundër dhënies së lejes për sulme të tilla.

Perëndimi e ka akuzuar Putinin për retorikë të papërgjegjshme bërthamore përgjatë gjithë luftës në Ukrainë, që Moska e nisi në shkurt të vitit 2022. Moska ka kërcënuar disa herë se është e gatshme të përdorë armët e saj bërthamore.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

100 ushtarë amerikanë u plagosën nga sulmet e Iranit

Vendimi i parë i kryeministrit britanik Andy Burnham: Heqja e TVSH-së për energjinë elektrike familjare

IFC do të investojë 80 milionë dollarë në zgjerimin e Porto Montenegro

Liria e medias në Kosovë po përkeqësohet

Hungari: Një legjendë shahu si presidente?

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Dënimi i Salianjit, Bardhi: Është shpallje lufte ndaj grupit parlamentar dhe opozitës
Artikulli tjetër Punonjës të hekurudhave franceze protestë kundër privatizimeve

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Mbi 1 milion makina në Shqipëri, shtohen makinat elektrike
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 21 Korrik, 2026
Anijet-gjeneratorë në Vlorë/ KESH hap tender 20 milionë euro për mirëmbajtjen
Aktuale Analize Finance Kryesore Sociale 21 Korrik, 2026
Partia “Demokratët Evropianë”: Rama dhe Berisha duhet të largohen
Aktuale Koment Kryesore Politike 21 Korrik, 2026
Kryebashkiaku Veliaj bojkoton seancën/ Gjykata rrëzon kërkesën e Xoxës dhe gjobit avokatin Ndreca
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 21 Korrik, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.