KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Qeveria po mbledh më pak të ardhura nga rritja ekonomike
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Qeveria po mbledh më pak të ardhura nga rritja ekonomike
AnalizeEkonomiKryesore

Qeveria po mbledh më pak të ardhura nga rritja ekonomike

Përditësimi i fundit: 7 Tetor, 2024 7:19 am
142 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Ekonomia e vendit po ecën me ritme mbi parashikimet vitet e fundit, por grumbullimi i tatimeve dhe taksave mbi Prodhimin e Brendshëm Bruto po vjen në rënie. Të dhënat e fundit të INSTAT në lidhje me rezultatet e reja të Prodhimit të Brendshëm Bruto tregojnë se nga viti 2018 deri në vitin 2023, taksat dhe tatimet e mbledhura mbi PBB-në kanë pësuar rënie (taksat mbi produktet janë taksat e pagueshme për njësi të disa mallrave dhe shërbimeve si: Taksa mbi Vlerën e Shtuar (TVSH), akciza dhe taksa doganore mbi importe. shiko grafikun bashkëngjitur. Në këto taksa nuk përfshihen tatimet mbi pagën dhe sigurimet shoqërore dhe shëndetësore).

Në vitin 2018, PBB-ja në vlerë arriti në 1,6 trilionë lekë, ndërsa taksat ndaj këtij prodhimi ishin 253 milionë lekë, ose 15.7% e tij. Në vitin 2023, PBB-ja arriti mbi 2,3 trilionë lekë, teksa taksat ndaj tij arritën në 337 miliardë lekë  ose 14.22% e prodhimit. Përqindja e taksave të mbledhura ndaj prodhimit në vitin 2023 pësoi ulje me 1 pikë për qind në krahasim me vitin 2018.

Gjatë 2018-2023, viti më i mirë ishte 2021, ku taksua 16.03% e vlerës së prodhimit, ndërsa viti më i dobët ishte 2020 kur u taksua vetëm 13.4% e PBB-së. Raporti i taksave ndaj PBB-së është një matës i të ardhurave tatimore të një vendi në lidhje me madhësinë e ekonomisë së tij, e matur nga Produkti i Brendshëm Bruto (GDP). Ky raport mundëson efikasitetin e drejtimit të përgjithshëm të politikës tatimore të një vendi.

Vendet e zhvilluara zakonisht kanë raporte më të larta të taksave ndaj PBB-së sesa vendet në zhvillim. Të ardhurat më të larta nga taksat nënkuptojnë se një vend mund të shpenzojë më shumë për përmirësimin e infrastrukturës, shëndetësisë dhe arsimit, të cilat të gjitha janë çelësi për perspektivat afatgjata për ekonominë e një vendi dhe njerëzit e tij.

Të ardhurat nga taksat mbi 15% të PBB-së të një vendi janë një përbërës kyç për rritjen ekonomike dhe reduktimin e varfërisë, sipas Bankës Botërore. Raporti i taksave ndaj PBB-së në Shtetet e Bashkuara ishte 27.7% në 2022, ndërsa raporti i taksave ndaj PBB-së së Bashkimit Evropian ishte 26.7% në 2022.

Raporti i taksave ndaj PBB-së mat të ardhurat tatimore të një vendi ndaj produktit të brendshëm bruto. Ai tregon se sa nga produkti i brendshëm bruto i një vendi shkon në financimin e qeverisë.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

Rama dhe Netanyahu përballë skandaleve të korrupsionit: Pse Shqipëria po përmendet në Izrael?

Europa si premtim, Shqipëria si zhgënjim!

Dhunë, trafik droge dhe korrupsion: Si e shiti Rama Shqipërinë?

A po i vjen fundi?

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Ndeshja e pabesueshme e De Geas kundër Milanit
Artikulli tjetër Lufta shkatërruese e Izraelit, në Gaza

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Procesi i Berlinit përballë realitetit ekonomik të Ballkanit
Analize Kryesore Opinion Politike Rajoni Zhvillim 23 Tetor, 2026
Avokati që rezervoi pritjen e Edi Ramës në Detroit refuzon postin konsullit në Michigan dhe kërkon dorëheqjen e Ramës
Analize Koment Kryesore Politike Zhvillim 23 Tetor, 2026
Edi Rama është në fakt aset për Serbinë dhe gazep për Shqipërinë!
Koment Kryesore Opinion Politike Rajoni Zhvillim 23 Tetor, 2026
Studenti i Mjekësisë nxjerr bllof Ramën
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 23 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.