KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Lufta shkatërruese e Izraelit, në Gaza
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Lufta shkatërruese e Izraelit, në Gaza
AnalizeBotaKryesore

Lufta shkatërruese e Izraelit, në Gaza

Përditësimi i fundit: 7 Tetor, 2024 7:26 am
97 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Një vit më parë, Izraeli filloi një nga fushatat më vdekjeprurëse dhe më shkatërruese të bombardimeve në historinë moderne në Rripin e Gazës.

Përmbajtja
Të vrarëtTë plagosurit në luftëVrasja e punonjësve të mediave dhe të ndihmësKriza humanitare në Gaza

Nisi vetëm disa orë pasi Hamasi – grup palestinez që kontrollon Gazën, i shpallur terrorist nga SHBA-ja dhe BE-ja – kreu një sulm të paprecedentë kundër Izraelit më 7 tetor të vitit 2023 – më vdekjeprurësin në historinë e këtij vendi.

Qëllimi i Izraelit për të shkatërruar Hamasin, pasoi me dëme të mëdha për civilët dhe infrastrukturën në Gazë – njërën prej zonave më të populluara në botë.

Të vrarët

Më 7 tetor, Hamasi kreu një sulm disaorësh ndaj Izraelit nga Gaza. Izraeli tha se 1.139 persona u vranë, përfshirë 685 civilë izraelitë dhe 71 të huaj.

Hamasi po ashtu mori 251 pengje izraelite. Pothuajse gjysma e tyre janë liruar, disa janë shpëtuar e të tjerë janë liruar nga Hamasi. Pak më shumë se 100 nga pengjet besohet se janë në Gazë, ndërkaq të tjerët besohet se kanë vdekur. Disa u vranë pa dashje gjatë sulmeve ajrore izraelite.

Izraeli tha se 346 ushtarë të tij janë vrarë gjatë ofensivës tokësore në Gazë, të cilën e nisi disa javë pasi nisi sulmet ajrore ndaj enklavës.

Mbi 41.000 palestinezë u vranë në Gazë që nga 7 tetori, sipas Ministrisë së Shëndetësisë në këtë enklavë, të drejtuar nga Hamasi.

Shumica besohet se ishin civilë dhe një numër i konsiderueshëm prej tyre fëmijë, të cilët përbënin pothuajse gjysmën e popullsisë së Gazës prej 2 milionë banorësh.

Shefi i OKB-së për të Drejtat e Njeriut, Volker Turk, tha në prill se “çdo 10 minuta, një fëmijë vritet ose plagoset” në Gazë.

Fëmijët, tha ai, “po paguajnë në mënyrë joproporcionale çmimin në këtë luftë”.

Numri i të vrarëve besohet të jetë edhe më i lartë.

Mbi 10.000 njerëz besohet se janë ende të varrosur nën rrënojat e ndërtesave të banimit në Gazë, sipas OKB-së.

Mbi 700 palestinezë, përfshirë më shumë se 150 fëmijë, u vranë gjithashtu në Bregun e pushtuar Perëndimor, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë.

Forcat izraelite u akuzuan për përdorimin e paligjshëm të forcës vdekjeprurëse gjatë të shtënave fatale kundër palestinezëve, përfshirë edhe ekzekutimin e qëllimshëm të palestinezëve që nuk përbënin kërcënim të dukshëm për sigurinë.

Izraeli tha se 1.139 njerëz u vranë në sulmin e Hamasit më 7 tetor, përfshirë 685 civilë izraelitë dhe 71 të huaj.
Sipas Izraelit, 346 ushtarë të tij u vranë në pushtimin tokësor të Gazës, i cili nisi disa javë pas fillimit të bombardimeve të tij ajrore atje.
Gjatë sulmit të tij, Hamasi mori peng 251 izraelitë.

Gati gjysma u liruan – disa u shpëtuan dhe të tjerë u liruan nga vetë Hamasi.

Pak më shumë se 100 pengje besohet se janë ende në Gazë, ndërsa të tjerët besohet të jenë të vdekur. Disa prej tyre u vranë pa dashje nga sulmet izraelite.

Sipas OKB-së, Izraeli ka shkatërruar mbi gjysmën e të gjitha strukturave në Rripin e Gazës. Rreth 360 mijë njësi të tjera banimi janë dëmtuar.

Shkatërrimi i infrastrukturës së Rripit të Gazës nga Izraeli

Imazhet satelitore tregojnë se së paku 53 shkolla janë shkatërruar që nga fillimi i konfliktit.

Izraeli thotë se shënjestron infrastrukturën dhe ndërtesat e “terrorit” në Gazë dhe akuzon Hamasin se përdor civilët si mburojë njerëzore.

Të plagosurit në luftë

Sulmet tokësore dhe ajrore të Izraelit në Gazë plagosën mbi 95.000 palestinezë, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH).

Së paku një e katërta e tyre përballen me lëndime që ua ndryshuan jetën, si amputime dhe rehabilitim i gjatë, tha OBSH-ja.

Vrasja e punonjësve të mediave dhe të ndihmës

Së paku 116 gazetarë dhe punonjës të mediave u vranë në Gazë, sipas Komitetit për Mbrojtjen e Gazetarëve.

Së paku pesë gazetarë ishin shënjestër e drejtpërdrejtë e forcave izraelite dhe organizata mbikëqyrëse e mediave me bazë në Nju Jork i klasifikoi ato si vrasje.

Shifrat e bënë luftën e Izraelit në Gazë konfliktin më vdekjeprurës ndonjëherë për gazetarët.

Gjatë punës në terren u vranë edhe punonjës të ndihmës. Sipas OKB-së, numri i tyre është mbi 250.

Kriza humanitare në Gaza

Pothuajse e gjithë popullata e Rripit të Gazës përballet me uri, për shkak të mungesës së jashtëzakonshme të ushqimit, sipas Klasifikimit të Fazës së Integruar të Sigurisë Ushqimore.

Organizata Human Rights Watch tha në dhjetor se Izraeli përdor vdekjen nga uria si armë lufte në Rripin e Gazës.

Palestinezët e zhvendosur brenda vendit

Më shumë se 85 për qind e banorëve të Gazës, ose mbi 1.9 milion njerëz u zhvendosën nëpër enklavë deri në fund të vitit 2023, sipas OKB-së.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Adams dhe Rama përballen me akuza për korrupsion

Shqipëria ndër vendet me akses më të lartë në internet, e fundit për aftësitë digjitale

Kush e udhëheq Iranin?

BE çertifikon protokollin Rama-Meloni

Ndërron jetë akademik Rexhep Qosja

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Qeveria po mbledh më pak të ardhura nga rritja ekonomike
Artikulli tjetër Çmimi Nobel në Mjekësi për Victor Ambros dhe Gary Ruvkun

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kuvendi i Kosovës e miraton Projektligjin për çmimet tavan
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Politike Rajoni Sociale 23 Prill, 2026
Regjimi iranian nuk është Irani
Analize Bota Fokus Opinion Politike Zhvillim 23 Prill, 2026
Shqipëria mbetet pas rajonit për lirinë në internet
Aktuale Analize HI-Tech Kryesore Sociale 23 Prill, 2026
KLSH gjen shkelje të rënda në Autoritetin Portual Durrës
Aktuale Analize Finance Kryesore Sociale 23 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.