KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Rritja e çmimit të karburanteve dhe ndikimi në Shqipëri
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Rritja e çmimit të karburanteve dhe ndikimi në Shqipëri
AktualeAnalizeEkonomiKryesoreOpinionSociale

Rritja e çmimit të karburanteve dhe ndikimi në Shqipëri

Përditësimi i fundit: 24 Mars, 2026 10:05 am
21 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Çmimi i produkteve kryesore të naftës të konsumuara në Shqipëri, benzina dhe gazoili, është rritur në tregun ndërkombëtar nga rreth 750 dollarë për ton para nisjes së luftës së SHBA-së dhe Izraelit kundër Iranit, në 1430 dollarë të hënën më 23 mars.

Me një rritje prej 48%, kostoja e karburatit është bërë një kokëçarje e madhe shtesë për të gjitha bizneset dhe konsumatorët.

Duke marrë parasysh se Shqipëria importoi 741 mijë tonë karburante gjatë vitit 2025, të cilat, para lufte kushtonin afërsisht 555 milionë dollarë ndërsa me çmimin aktual mund të kushtojnë pothuajse 1.1 miliardë dollarë, kostoja e përgjithshme e krizës për ekonominë shqiptare mundet të arrijë lehtësisht në gjysmë miliardi dollarë ose rreth 400 milionë euro, në rast se kriza zgjat një vit të tërë.

Kjo është një shifër e barazvlefshme me afërsisht 1.4 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe, nëse ky do të jetë realiteti, rritja ekonomike e Shqipërisë këtë vit nuk do të jetë 3.6 për qind siç është parashikimi i Fondit Monetar Ndërkombëtar, por do të bjerë në 2.2 për qind.

Në një skenar të tillë, jo vetëm konsumatorëve dhe bizneseve, por edhe qeverisë do t’i duhet të marrë masa shtesë për të menaxhuar deficitin e papritur buxhetor, ose do të detyrohet të rrisë borxhin publik.

Qeveria ka parashikuar deficit buxhetor prej 64 miliardë lekësh, ose 2.3% të PBB-së dhe, nëse do të duhet të respektojë këtë përballë të ardhurave në rënia e rimit të rritjes ekonomike, atëherë do të duhet të kryejë shkurtime shpenzimesh.

Alternativa, mbajtja e shpenzimeve të larta përkundrejt të ardhurave më të pakta, do të thotë që qeveria do të duhet të marrë më shumë borxh publik, gjë që përkthehet në interesa më të larta dhe kosto më të lartë gjithashtu.

Gjithsesi, kjo është një llogaritje shumë e përciptë dhe nuk merr parasysh se ekonomia ndikohet nga shumë faktorë.

Një prej faktorëve, fjala vjen, është që, në varësi të rreshjeve të shiut dhe rrjedhimisht, prodhimit të energjisë nga hidrocentralet gjatë këtij viti, Shqipërisë mund t’i duhet të importojë sasi më të mëdha energjie për të mbuluar konsumin, me pasoja më të larta ekonomike, ose mundet që, nëse shirat janë të bollshëm, të përfitojë diçka nga shitja e tepricave të energjisë elektrike.

Për më tepër, kostoja më e lartë e naftës me gjasa do të shoqërohet me kosto më të larta të të gjitha çmimeve dhe me ngadalësim të përgjithshëm të ekonomisë, pra me efekte indirekte shtesë.

Nga ana tjetër, rritja e çmimit të karburanteve do të thotë njëkohësisht rënie e konsumit, sepse kërkesa nuk është tërësisht inelastike dhe shumë qytetarë mund të zgjedhin të udhëtojnë më pak ose të përdorin transportin publik, gjë që konvertohet në rënie të konsumit, rënie të importeve dhe rënie të kostos shtesë të krizës.

Lajmi kryesor është që kriza me gjasa nuk do të zgjasë shumë dhe tregjet e lëndëve të para dhe të aksioneve po vënë bast se ajo mund të zgjidhet brenda pak javësh me pakësimin e bombardimeve amerikane dhe me rikthimin gradual të sigurisë së lundrimit në Ngushticën e Hormuzit.

Lajmi tjetër i vlefshëm për shqiptarët është që, ndërsa kriza e naftës ka një kosto reale dhe të prekshme, kjo nuk ngjan aq e lartë se sa kostoja e zakonshme e keqqeverisjes.

Buxheti i shtetit parashikon të shpenzojë 887 miliardë lekë këtë vit, shifër kjo e barabartë me gati 8.9 miliardë euro.

Afro 1.4 miliardë euro do të shkojnë për pagat dhe sigurimet shoqërore të 185 mijë të të punësuarve në sektorin publik, eficenca e të cilëve në punë me siguri shumë të lartë mund të thuhet se është negative.

Numri i të punësuarve është rritur gjatë viteve të fundit, dukshëm për efekt elektoral, me kosto të konsiderueshme. Po kështu, pagat në sektorin publik u rritën para zgjedhjeve me një normë më të lartë se sa rritja ekonomike. Për shembull, në vitin 2023, pagat në sektorin publik kushtuan 100 miliardë lekë ose 4.2% e Prodhimit të Brendshëm Bruto, ndërsa këtë vit pritet të kushtojnë 140 miliardë lekë ose 5% e Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Me pak fjalë, kostoja e shtimit të patronazhistëve për efekt elektoral na kushton çdo vit shumë më tepër nga sa na kushton kriza e naftës.

Pa folur më tutje për koston e manipulimit sistemik të prokurimeve publike në rrugë, që u pa te dosja e ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku, ku tenderë me vlerë qindramilionë euro rezultuan të manipuluar në kurriz të taksapaguesve.

Në këtë kontekst, ndërsa kriza e naftës është diçka përballë së cilës shqiptari nuk ka çfarë të bëjë veçse të paguajë koston që i bie detyrimisht të paguajë, koston e keqqeverisjes e ka vetë në dorë ta luftojë.

 

Marrë nga BIRN

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pensionistët padisin Qeverinë në Kushtetuese

“Big Brother” para zgjedhjeve, një eksperiment i veçantë danez

Artistët në Universitetin e Arteve pa status: S’u njihen titujt, paralajmërohet bojkot

Hapet tenderi 1.4 milionë euro, a është paracaktuar fituesi (firma ‘Fusha’) që do mirëmbajë sheshin “Skëndërbej”?!

Dështon turpshëm protesta për çmimin e karburanteve, nuk paraqitet asnjë qytetar

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Moti i keq godet luginën e Vjosës/ Preket sektori i bujqësisë
Artikulli tjetër Ndërtuesit në rrethe kërkojnë uljen e taksës së infrastrukturës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Ryanair dhe Wizz përplasen fort në korridorin Tiranë-Milano
Aktuale Analize Ekonomi Fokus Kryesore Sociale 24 Mars, 2026
Vendet e Ballkanit ndërmarrin masa për të zbutur rritjen e çmimeve të naftës
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Rajoni Sociale 24 Mars, 2026
Përplasja e Ramës me drejtësinë shkatërron iluzionet mbi demokracinë në Shqipëri
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike 24 Mars, 2026
336 milion lekë për shëtitoren Taulantia në Durrës
Aktuale Analize Finance Kryesore Opinion Sociale 24 Mars, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.