KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Sa para “derdhën” turistët në Shqipëri?
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Sa para “derdhën” turistët në Shqipëri?
AnalizeEkonomiKryesore

Sa para “derdhën” turistët në Shqipëri?

Përditësimi i fundit: 11 Dhjetor, 2024 9:21 am
90 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Gjatë tre muajve të tretë të vitit aktual turistët kanë shpenzuar në Shqipëri rreth 1.9 miliardë euro, duke konfirmuar kështu trendin mjaft pozitiv të sektorit, të nisur që prej dy viteve të kaluara. Shifrat e tremujorit të tretë të vitit sinjalizojnë një rekord historik absolut. Rekordi i mëparshëm për këtë periudhë kohore regjistrohej një vit më parë, me rreth 1.6 miliardë euro, çka do të thotë se rekordi është tejkaluar me 246 milionë euro, ose me 15%. Nëse marrin në konsideratë nëntë muajt e parë të vitit, të dhënat më të fundit zyrtare nga “Banka e Shqipërisë” tregojnë se të huajt në Shqipëri kanë shpenzuar një shifër rekord prej 3.8 miliardë eurosh.

Sipas të dhënave të tjera të INSTAT në nëntë muajt e parë të vitit aktual numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 9.7 milionë. Kështu sipas shifrave të “Bankës së Shqipërisë” mund të gjejmë sa ka shpenzuar mesatarisht një turist i huaj në Shqipëri. Sipas përllogaritjeve rezulton që shpenzimi mesatar për një person ka qenë rreth 400 euro.

Kujtojmë se gjatë vitit 2023 si të plotë, sipas “Bankës së Shqipërisë”, turistët shpenzuan në vend rreth 4.1 miliardë euro. Ndërkohë, të ardhurat neto të ekonomisë shqiptare nga turizmi vitin e kaluar arritën vlerën e 1.8 miliardë eurove, duke vendosur një rekord historik, me diferencë të madhe nga vitet e tjera. Shifrat bëjnë me dije se ecuria e këtij viti mund të thyejë ndjeshëm nivelin e vitit 2023.

Por, nivele rekord shpenzimesh raportohen edhe nga shqiptarët jashtë, me 878 milionë euro në tremujorin e tretë të vtit 2024. Gjithsesi, bilanci neto mes shpenzimeve të turistëve në Shqipëri dhe shqiptarëve jashtë fiksohet pranë rreth 1 miliardë euro, që është niveli më i lartë i regjistruar ndonjëherë për tremujorin e dytë të vitit.

Nga ana tjetër, nëse i referohemi periudhës nëntëmujore shohim se shpenzimet e shqiptarëve jashtë vendit vlerësohet në rreth 2 miliardë euro, ndërkohë që bilanci neto regjitrohet në 1.8 miliardë euro.

Këto shifra konfirmojnë se paratë e shpenzuara nga turistët këtë vit janë padiskutim një arsye e qenësishme që mund të ndikojë në zhvlerësimin e euros dhe që shton frikën për një rënie të mëtejshme të monedhës së përbashkët europiane.

 

Marrë nga Scan TV

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Falen taksat dhe tarifat e bashkive

Çmimet e pronave në jug, drejt rekordit të ri

Vajzat “pushtojnë” auditorët në Shqipëri

Rektori Artan Hoxha pezullon nga detyra Dekanen e Fakultetit të Drejtësisë

Shqipëria renditet e fundit në rajon për shpenzimet publike në shëndetësi

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm A është i mundur patronazhimi i votës së diasporës?
Artikulli tjetër Hovenier për përgjegjësinë e sulmit në veri të Kosovës: Do të gjenden prova

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Raporti i IBAR-it: Korrupsion te Tatimet, koncesionet dhe PPP-të
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Politike Zhvillim 22 Maj, 2026
Si kalojnë koncesionet, nga “investitorët strategjikë”, në kompanitë fantazëm?
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 22 Maj, 2026
Auditorët e mjekësisë për “faqe të zezë”
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 22 Maj, 2026
Kosovë/ Në prag të zgjedhjeve, Qeveria në detyrë ndan para
Analize Finance Kryesore Politike Rajoni Sociale 22 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.