KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: A është i mundur patronazhimi i votës së diasporës?
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > A është i mundur patronazhimi i votës së diasporës?
OpinionPolitike

A është i mundur patronazhimi i votës së diasporës?

Përditësimi i fundit: 10 Dhjetor, 2024 3:36 pm
100 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Nga Ervis Iljazaj

 

Në mbledhjen e kryesisë të Partisë Socialiste, kryetari i saj Edi Rama, kërkoi nga partia e tij identifikimin e të gjithë votuesve të diaspsorës. Duket qartë që vota e emigrantëve është shqetësimi kryesor i kryeministrit. Fill pas kësaj porosie u ngritën dhe diskutime dhe qëndrime të cilët e akuzojnë Edi Ramën për ngritjen e një sistemi të ngjashëm me atë të patronazhistëve në Shqipëri.

Sigurisht patronazhimi i votës është në kufijtë e ligjshmërisë. Mazhoranca e quan atë procedurë normale elektorale që e aplikon çdo parti dhe në shtete të tjera, edhe pse praktikat e tjera janë pak më ndryshe dhe kultura politike është e ndryshme po ashtu. Sepse të marrësh të gjitha të dhënat e votuesve se ku punojnë, ku jetojnë dhe çfarë problemesh kanë, sigurisht që është një armë e fortë në duart e pushtetit duke patur parasysh që vota në Shqipëri është kryesisht klienteliste, dhe fati i njerëzve varet nga politika. Ndërsa në vendet e tjera demokratike puna, ekonomia dhe shumë gjëra të tjera janë të pavarura nga pushteti. Për opozitën sistemi i ptronazhistëve është plotësisht një manipulim elektoral.

Dhe kësaj here opozita ka ngritur alarmin dhe për patronazhimin e votës së diasporës. Jo vetëm PD, por edhe partitë e reja politike të cilat kanë një shpresë të madhe te vota e shqiptarëve në emigracion pasi shpresojnë që ata të gjykojnë më shumë me një lloj idealizmi, ndryshe nga ç’ndodh brenda Shqipërisë. Por pyetja që ngrihet është se a mundet të patronazhohet vota e diasporës? Vota e tyre duket që do të jetë beteja e fortë e të gjitha palëve politike duke parë që palët kanë një elektorat tashmë të kristalizuar në shqiptarëve që jetojnë në Shqipëri.

Jashtë Shqipërisë dihet që ekziston një Shqipëri tjetër. Janë pothuajse aq votues sa janë dhe brenda kufijve. Por jo vetëm kaq, me shumë gjasa dhe sjellja politike e tyre është ndoshta e panjohur dhe mund të jetë ndryshe. Interesat, kultura apo bindjet i bëjnë votuesit jashtë Shqipërisë një target grup të vështirë për politikën.

Edhe fushata elektorale që do të zhvillohet për zgjedhjet e ardhshme do të ketë dy regjistra për sa i përket retorikës. Ose më saktë, kështu duhet të jetë. Dy regjistra, pasi ndryshe politika do të duhet ti flasë shqiptarëve që jetojnë në Shqipëri dhe ndryshe atyre që jetojnë jashtë saj. Nuk dihet ende gjithashtu se sa do të jetë pjesëmarrja e tyre në votimet. Të gjitha këto elementë e bëjnë votën e diapsorës një të panjohur të madhe.

Në pamje të parë duket sikur vota e emigrantëve shqiptarë nuk mund të orientohet, apo të kontrollohet, pasi ata tashmë kanë ndërtuar jetën e tyre jashtë Shqipërisë dhe nuk e e lidhin fatin e tyre me politikën këtu. Ndoshta kanë një kulturë tjetër të sjelljes politike dhe kjo i bën që të jenë më autonomë. Mirëpo një pjesë e madhe e tyre vazhdojnë akoma të kenë familjet këtu, të kenë probleme të pazgjidhura në vendin e tyre. Në këtë kuptim, pushteti ka të gjitha mundësitë të patronazhojë dhe votën e tyre.

Duke qenë se opozita ka shumë më pak mjete në duar se sa pushteti për të bërë fushatë jashtë Shqipërisë, atëherë vota e diasporës do të jetë një target edhe më i vështirë për të se sa i votës së shqiptarëve që jetojnë këtu. Prandaj aprovimi i votës së diasporës për të cilën opozita dha votën e saj, është një bast i madh për Partinë Demokratike. Mund të jetë një shans i madh, por dhe një ‘boomerang’ për të cilën ndoshta do të pendohet. Megjithatë vota e diasporës e bën garën elektorale në 2025 edhe më interesate, edhe më kurioze nga pikëpamja politike. Sepse gjithçka mund të ndodhë!

 

Marrë nga Liberale.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Falen taksat dhe tarifat e bashkive

Çmimet e pronave në jug, drejt rekordit të ri

Rektori Artan Hoxha pezullon nga detyra Dekanen e Fakultetit të Drejtësisë

Shqipëria renditet e fundit në rajon për shpenzimet publike në shëndetësi

Raporti i IBAR-it: Korrupsion te Tatimet, koncesionet dhe PPP-të

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Zgjedhjet, ambasadori OSBE-së: Administrata zgjedhore t’i shërbejë interesit publik
Artikulli tjetër Sa para “derdhën” turistët në Shqipëri?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Vajzat “pushtojnë” auditorët në Shqipëri
Analize Fokus Kryesore Sociale 22 Maj, 2026
Si kalojnë koncesionet, nga “investitorët strategjikë”, në kompanitë fantazëm?
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 22 Maj, 2026
Auditorët e mjekësisë për “faqe të zezë”
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 22 Maj, 2026
Kosovë/ Në prag të zgjedhjeve, Qeveria në detyrë ndan para
Analize Finance Kryesore Politike Rajoni Sociale 22 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.