Shqipëria është destinacioni kryesor i eksporteve të Kosovës. Të dhënat zyrtare nga Doganat e Kosovës tregojnë se bizneset kosovares eksportuan 182 milionë eurosh mallra në tregun shqiptar gjatë dhjetë muajve të parë të vitit 2026, krahasuar me 130,7 milionë euro në të njëjtën periudhë të vitit paraprak.
Maqedonia e Veriut u rendit e dyta me 148,6 milionë euro, e ndjekur nga Gjermania me 94,4 milionë euro dhe Zvicra me 92,2 milionë euro.
Në dhjetë destinacionet kryesore të eksporteve bënin pjesë gjithashtu Serbia me 61,4 milionë euro, Mali i Zi me 50,6 milionë euro, Turqia me 36,4 milionë euro, Italia me 31,4 milionë euro, Holanda me 28,3 milionë euro dhe Bullgaria me 21,8 milionë euro.
Vetëm Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut përbënin afërsisht 34,4 për qind të vlerës totale të eksporteve të Kosovës, ndërsa Kina, Gjermania dhe Turqia së bashku përbënin rreth 39 për qind të importeve totale.
Sipas të dhënave, gjatë periudhës Janar-Tetor, Kosova eksportoi 960 milionë euro mallra në tregjet e huaja në total, nga 774.8 milionë euro që ishte shifra në 10 mujorin e vitit të kaluar.
Marrë nga Kapitali.al