KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Veliaj dhe Sula me akuza në SPAK, por koncesioni i shkollave gllabëron 2.1 miliardë lekë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Veliaj dhe Sula me akuza në SPAK, por koncesioni i shkollave gllabëron 2.1 miliardë lekë
AnalizeKorrupsionKryesoreOpinionSocialeZhvillim

Veliaj dhe Sula me akuza në SPAK, por koncesioni i shkollave gllabëron 2.1 miliardë lekë

Përditësimi i fundit: 9 Nëntor, 2026 11:35 am
316 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Në Tiranë, nxënësit vazhdojnë ta ndajnë ditën mes turneve, ndërsa këstet për koncesionin e shkollave dalin njëri pas tjetrit nga buxheti i Bashkisë. Shoqëria Koncesionare “Z.M.A.” ka marrë rreth 2.1 miliardë lekë që nga nisja e pagesave. Vetëm gjatë vitit 2026, në Thesar janë regjistruar katër pagesa me vlerë rreth 388 milionë lekë.

Këto janë pagesat për “Z.M.A”, njëra nga shoqëritë e përfshira në projektin PPP për 17 shkollat. Kompania ka përgjegjësinë për pesë objekte arsimore në zonën Tirana 1. Sipas Open Spending nga Albania, pagesat për të paraqiten si kosto investimi dhe mirëmbajtjeje. Por pamja e publikuar nuk i përgjigjet pyetjeve që kanë rëndësi për qytetarët, sa është paguar për secilin objekt, çfarë punimesh janë kryer dhe si është formuar fatura përfundimtare?

Oferta fituese për zonën Tirana 1 ishte rreth 1.6 miliardë lekë pa TVSH, ndërsa pagesat e regjistruara për “Z.M.A” kanë kaluar 2 miliardë lekë. Diferenca kërkon një shpjegim të plotë nga Bashkia duhet të shpjegojë se çfarë përfshihet në këtë shumë dhe si lidhen pagesat me investimin, mirëmbajtjen dhe shtesat e kontratës.

Premtimi ishte se ndërtimi i shkollave të reja do t’i jepte fund mësimit me dy turne. Por për vitin shkollor 2026–2027, 20 shkolla në Tiranë vijojnë me dy turne, pesë më pak se një vit më parë. Ndërkohë, nga 17 objektet e planifikuara, sipas të dhënave të publikuara, janë përfunduar nëntë. Taksa e përkohshme e arsimit, e mbledhur për këtë projekt, i solli Bashkisë rreth 6.98 miliardë lekë deri në fund të vitit 2025. Shkollat u premtuan si zgjidhje, turnet e dyfishta vazhdojnë të jenë realiteti në kryeqytet. Edhe Astiri, zonë me popullsi në rritje, pret ende shkollën që u është premtuar banorëve prej vitesh.

Në kompaninë koncensionare “Z.M.A”, aksioneri kryesor është AGI KONS, me 86.95% të kapitalit. Pronari përfitues i AGI KONS është Gentjan Sula, i cili është i pandehur në të njëjtën dosje me Erion Veliajn. SPAK e akuzon Sulën për korrupsion aktiv, në emër të AGI KONS, ndërsa Veliaj akuzohet për korrupsion pasiv, mes të tjerash në lidhje me përfitime të dyshuara nga kjo kompani. Çështja është kaluar për gjykim.

Sipas pretendimeve të organit të akuzës, kompanitë e përfshira në dosje dyshohet se kanë përfituar leje ndërtimi dhe fonde publike nga Bashkia e drejtuar nga Veliaj, ndërsa përfitime të parregullta dyshohet se kanë kaluar te persona dhe subjekte të lidhura me familjen e kryebashkiakut. Në një nga episodet e përmendura në dosje, hetuesit kanë ngritur dyshime për 115 mijë euro të dhëna si kapar në një transaksion që përfshin bashkëshorten e Veliajt, Ajola Xoxa. Këto janë pretendime të prokurorisë, të cilat po shqyrtohen në gjykatë. Ndërkohë, AGI KONS zotëron pjesën dërrmuese të shoqërisë që vazhdon të marrë pagesa për shkollat.

Aksione në Z.M.A. ka edhe MET-ENGENEERING, me 12.9% me pronar, Gazment Metohu. Historiku i regjistrit tregon se edhe këtë kompani e ka zotëruar biznesmeni Gentian Sula, pasi e klishte blerë në vitin 2017 nga Metohu. Por dhurimi u revokua në janar 2018 dhe kuotat iu kthyen sërish Metohut, vit i cili u themelua edhe kompania Z.M.A që do merrte koncensionin nga Bashkia Tiranë.

Aksioneri i tretë, ZENIT&CO, zotëron 0.15% të koncesionarit. Kompania, e njohur më parë si “Zenit-06”, ishte në pronësi të Rexhep Tarbës. Në janar 2019 ai ia shiti 100% të kuotave bashkëshortes, Luiza Tarba, për 100 mijë lekë. Një vit më herët, Rexhep Tarba ishte dërguar për gjykim në çështjen për punimet në rrugën e Gjinarit, ku akuzohej për shpërdorim detyre si mbikëqyrës punimesh; në të njëjtën dosje figuroi edhe “Zenit-06”.

Kështu, në një kontratë publike që vazhdon të marrë para nga Bashkia, shumicën e aksioneve e zotëron kompania e një biznesmeni të pandehur në dosjen e Veliajt, ndërsa vetë Veliaj është po ashtu i pandehur në atë proces. Ndërkohë, 20 shkolla vijojnë me dy turne dhe Astiri pret ende shkollën e vet. Sa nga 2.1 miliardë lekët janë kthyer në klasa funksionale, dhe ku është pasqyra që lidh çdo pagesë me çdo punim? Këtë përgjigje duhet ta japë Bashkia Tiranë, me dokumente për pagesat, punimet dhe afatet, jo vetëm deklaratat me inteligjencë artificiale të kryebashkiakut nga burgu i Fierit.

 

Marrë nga VNA.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Po kërkonte rrugë të re për kokainën, dështon plani i mafies shqiptare në Spanjë

Valë demonstratash në të gjithë Evropën, kundër kostos së jetesës

Diplomati italian: Plan për koloni izraelite në Itali, Shqipëri dhe Qipro

Mrekullia fiskale e Gonxhes: Taksa nuk dihet sa do të jetë, por shqiptarët do të dalin me fitim

ARRSH-ja hap 180 milionë euro tendera, në një ditë të vetme

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Shqipëria, tregu më i madh i eksporteve kosovare
Artikulli tjetër Edi Rama, autori që i shkroi vetes aktakuzën 15 vjet përpara

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Rafineria e Fierit fitoi 5.7 milionë euro në një vit, por kurseu filtrat duke helmuar qytetin
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
RAI: Mbi 60 mijë italianë çdo vit në Shqipëri për “turizëm dentar”
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
Udhëkryqi i Reformës së re të Pensioneve
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 20 Nëntor, 2026
Prokuroria e Vlorës konfiskon 16 milionë euro pasuri të familjarëve të Artur Shehut
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 20 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.