KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Taksistët ngrihen në protestë në Tiranë, kërkojnë uljen e çmimit të karburantit dhe kufizimin e licencave
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Taksistët ngrihen në protestë në Tiranë, kërkojnë uljen e çmimit të karburantit dhe kufizimin e licencave
AktualeAnalizeEkonomiFokusKryesoreSociale

Taksistët ngrihen në protestë në Tiranë, kërkojnë uljen e çmimit të karburantit dhe kufizimin e licencave

Përditësimi i fundit: 11 Nëntor, 2026 12:58 pm
137 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Sindikata e Transportit Taksi të Shqipërisë dhe Sindikata e Transportit Taksi për Rrethin e Tiranës kanë paralajmëruar përshkallëzim të lëvizjes sindikale, nëse institucionet nuk marrin masa për plotësimin e kërkesave të tyre.

Teksa kanë dalë në protestë këtë të mërkurë, sindikata ngre shqetësimin për situatën në sektorin e transportit taksi, duke theksuar se shtimi i pakontrolluar i numrit të mjeteve të licencuara, automjetet e palicencuara, çmimi i lartë i karburantit, taksat dhe tarifat e parkimit kanë ulur ndjeshëm të ardhurat e taksistëve.

Përfaqësuesit e sindikatës bëjnë me dije se kanë kërkuar zgjidhjen e problematikave përmes dialogut, duke organizuar një tryezë me përfaqësues të Bashkëqeverisjes, Ministrisë së Transportit dhe Infrastrukturës, Bashkisë së Tiranës, Policisë Rrugore, Policisë së Rendit dhe Policisë Bashkiake.

Megjithatë, ata shprehin pakënaqësi për atë që e konsiderojnë mungesë përgjegjësie dhe angazhimi nga ana e Bashkisë së Tiranës në trajtimin e kërkesave të tyre.

Sindikata ka bërë publike kërkesat e saj drejtuar institucioneve:

Respektimi i tarifave të taksimetrit dhe përcaktimi i kritereve për personat që ushtrojnë shërbimin taksi.
Targat, pullat e Bashkisë dhe licencat të jenë në pronësi të personit që ushtron aktivitetin.
Largimi nga shërbimi i të gjitha automjeteve që nuk janë të licencuara.
Ulja dhe stabilizimi i çmimit të karburantit në përputhje me nivelet e tregut ndërkombëtar, si dhe garantimi i cilësisë së tij.
Trajtimi me më shumë përparësi i shërbimit taksi nga organet e qarkullimit rrugor.
Përcaktimi i numrit të licencave të taksive në bazë të numrit të banorëve dhe subvencionimi i karburantit, duke qenë se ky shërbim konsiderohet publik.

 

Marrë nga TCH

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Po kërkonte rrugë të re për kokainën, dështon plani i mafies shqiptare në Spanjë

Valë demonstratash në të gjithë Evropën, kundër kostos së jetesës

Diplomati italian: Plan për koloni izraelite në Itali, Shqipëri dhe Qipro

Mrekullia fiskale e Gonxhes: Taksa nuk dihet sa do të jetë, por shqiptarët do të dalin me fitim

ARRSH-ja hap 180 milionë euro tendera, në një ditë të vetme

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Studentëve protestues do u ofrohen këshilla ligjore falas online
Artikulli tjetër Protesta kombëtare/ Studentët braktisin auditorët dhe i bashkohen revoltës

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Rafineria e Fierit fitoi 5.7 milionë euro në një vit, por kurseu filtrat duke helmuar qytetin
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
RAI: Mbi 60 mijë italianë çdo vit në Shqipëri për “turizëm dentar”
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Nëntor, 2026
Udhëkryqi i Reformës së re të Pensioneve
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale 20 Nëntor, 2026
Prokuroria e Vlorës konfiskon 16 milionë euro pasuri të familjarëve të Artur Shehut
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 20 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.