KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Trump: Do të anuloj vendimin mbi ndalimin e shpimeve të naftës dhe të gazit në det
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Trump: Do të anuloj vendimin mbi ndalimin e shpimeve të naftës dhe të gazit në det
AktualeBotaEkonomiKoment

Trump: Do të anuloj vendimin mbi ndalimin e shpimeve të naftës dhe të gazit në det

Përditësimi i fundit: 13 Janar, 2025 10:37 am
136 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Presidenti i zgjedhur Donald Trump thotë se pasi të marrë detyrën më 20 janar do të anulojë vendimin për ndalimin masiv të shpimeve për naftë dhe të gaz në det. Presidenti Joe Biden e njoftoi vendimin e tij, i cili përfshin ndalimin e shpimit në shumicën e ujrave bregdetare amerikane më 6 janar. Korrespodentja e Zërit të Amerikës Veronica Balderas Iglesias sjell qëndrimet politike dhe mendimet e ekspertëve mbi këtë çështje.

Përfitimet nga shpimet për naftë dhe gaz në det nuk kanë aq vlerë sa të vihet në rrezik mjedisi, shëndeti dhe ekonomia, thotë Presidenti Joe Biden, veçanërisht në një kohë që vendi po përparon drejt energjisë së pastër. Më 6 janar, Presidenti Biden njoftoi një ndalim të ri në shkallë të gjerë të shpimeve për gaz dhe naftë në ujrat federale në një sipërfaqe prej rreth 253 milion hektarësh. Ky vendim prek shumicën e ujrave bregdetare amerikane.

“Do ta anuloj menjëherë. Do veprohet menjëherë”, u shpreh Presidenti i zgjedhur, Donald Trump.

President i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara u zotua menjëherë se do ta anulojë vendimin e pararendësit dhe do të rrisë shpimet për naftë dhe gaz në det, pasi të marrë detyrën më 20 janar.

“Por ne do t’i vazhdojmë shpimet. Do të bëjmë shpime në shumë zona të tjera dhe kostot energjitike do të vijnë duke rënë”, u shpreh zoti Trump.

Por ekspertët ligjorë thonë se anulimi i vendimit mund të mos jetë shumë i lehtë, sepse ka të ngjarë që të duhet të vihet në lëvizje Kongresi. Ndërkohë, ambientalistët thonë se kjo masë e fundit (e administratës së Presidentit Biden) do të ndihmojë në luftimin e ndryshimeve klimatike.

“Shkenca e kë bërë të qartë se çdo shtim i lëndëve fosile bie ndesh me luftën kudër ngrohjes globit, një kufizim prej deri në 1.5 gradë Celcius, prag që u vendos në Traktatin e Klimës në Paris, në mënyrë që të parandalohet përshkallëzimi i zjarreve në pyje, uraganëve dhe fatkeqësive të tjera klimatike”, shprehet Allie Rosenbluth nga grupi Oil Change International.

Trump ka shprehur më parë skepticizëm rreth ndryshimeve klimatike të shkaktuara nga njeriu. Përkrahësit e industrisë së naftës për shpimet në det e vlerësojnë qëndrimin e Presidentit të zgjedhur.

“Ka një kërkesë prej 100 milionë fuçish në ditë për ekonominë globale dhe nëse nuk do ta prodhojmë atë energji këtu në SHBA, ajo do të prodhohet diku tjetër dhe ne besojmë se kemi standarde të larta kur bëhet fjalë për mbrotjen e mjedisit”, shprehet Erik Milito, presidenti i organizatës “National Ocean Industries Association”.

Profesori i biologjisë detare në Universitetin Duke, Andy Read e pranon se bota ka nevojë për naftë, tani për tani.

“Nuk mund të kalojmë menjëherë në energji të pastër. Do të marrë pak kohë. Edhe pse tani duket sikur ka një prirje për të bërë hapa pas, mendoj se në perspektivën afatgjatë po shkohet drejt burimeve të energjisë së pastër”, thotë zoti Read.

Profesori Read vë në dukje se kalimi drejt energjisë së pastër do të ndodhë me apo pa udhëheqjen e Shteteve të Bashkuara.

 

Marrë nga VOA (Zëri i Amerikës)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

Procesi i Berlinit përballë realitetit ekonomik të Ballkanit

Avokati që rezervoi pritjen e Edi Ramës në Detroit refuzon postin konsullit në Michigan dhe kërkon dorëheqjen e Ramës

Edi Rama është në fakt aset për Serbinë dhe gazep për Shqipërinë!

Studenti i Mjekësisë nxjerr bllof Ramën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm 300 ushtarë koreano-veriorë të vrarë në Ukrainë, mbi 2 mijë të plagosur
Artikulli tjetër Zjarret në Los Angeles sjellin përplasje politike

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Rama dhe Netanyahu përballë skandaleve të korrupsionit: Pse Shqipëria po përmendet në Izrael?
Analize Kryesore Opinion Politike Zhvillim 23 Tetor, 2026
Europa si premtim, Shqipëria si zhgënjim!
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 23 Tetor, 2026
Dhunë, trafik droge dhe korrupsion: Si e shiti Rama Shqipërinë?
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 23 Tetor, 2026
A po i vjen fundi?
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 23 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.