KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Zjarret në Los Angeles sjellin përplasje politike
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Koment > Zjarret në Los Angeles sjellin përplasje politike
BotaKomentPolitikeSociale

Zjarret në Los Angeles sjellin përplasje politike

Përditësimi i fundit: 13 Janar, 2025 10:39 am
139 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump nisi të dielën një sulm të ri verbal kundër liderëve demokratë në Kaliforni, duke i akuzuar ata për paaftësi në menaxhimin e zjarreve shkatërruese në Los Angeles. Pas deklaratës së Trump, guvernatori reagoi duke e ftuar të shkonte atje.

“Zjarret janë ende të ndezura në Los Anxhelos. Të paaftët (politikanët) nuk e kanë idenë se si t’i fikin”, tha republikani, i cili do të ribetohet brenda një jave, përmes Truth Social.

“Kjo është një nga fatkeqësitë më të rënda në historinë e vendit tonë. Ata thjesht nuk mund të shuajnë zjarret. Çfarë nuk shkon me ta?”, shtoi ai.

“Mezi pres që ai të vijë këtu,” iu përgjigj guvernatori i Kalifornisë Gavin Newsom gjatë një interviste me NBC News ditën e djeshme.

Prej ditësh Newsom, 57 vjeç, i cili konsiderohet një operativ premtues demokrat, i ka bërë thirrje Donald Trump të shkojë në Los Anxhelos për të parë vetë dëmin dhe përpjekjet që po bëhen për të shuar zjarret shkatërruese.

Republikani ka bërë thirrje që guvernatori të japë dorëheqjen dhe javën e kaluar pretendoi se Kalifornia po përballet me mungesë uji për shkak të politikave të demokratëve për mbrojtjen e mjedisit dhe humbjes së ujit të shiut për të mbrojtur “peshqit e hedhurinave”.

Në fakt, sasia më e madhe e burimeve ujore të konsumuara në Los Anxhelos vjen nga lumi Kolorado, ai përdoret kryesisht për ujitjen e të korrave.

“Nuk mendoj se informacionet e pasakta dhe të rreme po na ndihmojnë dhe nëse do të gjeja kohë për t’iu përgjigjur fyerjeve të Donald Trump, me të cilat jam mësuar, do të më duhej një muaj”, tha dje me ashpërsi Gavin Newsom.

Shpejtësia me të cilën flakët u përhapën dhe intensiteti i tyre, i përkeqësuar nga erërat e forta, testoi rëndë sistemin e shuarjes së zjarrit dhe shkaktoi pikëpyetje dhe kritika të ashpra ndaj aparatit të gatishmërisë së shtetit. Mungesa e ujit në vende pengoi më tej përpjekjet për të kontrolluar flakët.

Zjarret shkatërruan më shumë se 12,000 ndërtesa në qendrën e dytë më të madhe urbane të SHBA-së, ndërsa numri i të vdekurve arriti në 16 të shtunën e kaluar. Ato kanë vazhduar të përhapen edhe ditën e djeshme dhe shqetësimin e ka shtuar edhe forcimi i mëtejshëm i erërave.

 

Marrë nga NBC News

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Jared Kushner jep të vërtetën e tij për projektin e Zvërnecit

Granit Xhaka dënohet për certifikatën false të COVID-it

Reshjet e dendura të shiut sjellin probleme në Kukës

Durrësi nën pushtetin e ujit, përmbyten rrugët dhe vështirësohet qarkullimi

Kalon, pas seancës maeratonë të kuvendit, Reforma Territoriale me 85 vota pro

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Trump: Do të anuloj vendimin mbi ndalimin e shpimeve të naftës dhe të gazit në det
Artikulli tjetër Sa mund të ndikojnë mediat sociale tek zgjedhjet?

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Thirrje për bisedime paqeje: A po lodhet Ukraina nga lufta?
Analize Bota Fokus Opinion Politike Zhvillim 9 Tetor, 2026
Itali/ Parlamenti miraton reformën e diskutueshme zgjedhore
Aktuale Analize Bota Fokus Politike 9 Tetor, 2026
Francë/ Përplasje mes policisë dhe protestuesve, në Paris
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 9 Tetor, 2026
Euro bie dukshëm kundrejt dollarit: Krizë e re financiare?
Aktuale Analize Bota Finance Sociale 9 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.