KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Vendet e lira të punës në 2025-ën
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Vendet e lira të punës në 2025-ën
AnalizeEkonomiKryesoreSocialeZhvillim

Vendet e lira të punës në 2025-ën

Përditësimi i fundit: 10 Korrik, 2026 9:24 am
154 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Tregu i punës në vendin tonë tregoi nevoja në rritje për fuqi punëtore në të gjithë sektorët kryesorë të ekonomisë. Sipas të dhënave të administruara nga Agjencia Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive (AKPA), gjatë periudhës janar-dhjetor 2025 janë shpallur gjithsej 68,860 vende të lira pune në Zyrat e Punës. Ky numër shënoi një rritje prej 12% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, duke dëshmuar për një kërkesë më të shtuar të bizneseve për staf.

Në aspektin e kategorive profesionale, të dhënat tregojnë se tregu ka pasur nevojën më të madhe për profesionet elementare, të cilat kërkohen në 29.9% të rasteve. Kjo kategori pasohet nga zanatçinjtë dhe profesionet e lidhura me to që zënë 23.7%, punonjësit e shitjeve dhe shërbimeve me 15.9%, dhe punonjësit në industri me 10.5%.

Për sa i përket profesioneve që kërkojnë nivele më të larta kualifikimi dhe aftësi të specializuara, të dhënat e administruara nga AKPA për vitin 2025 tregojnë një kërkesë më modeste në krahasim me profesionet elementare. Këto pozicione kërkojnë shpesh arsimim akademik ose trajnime teknike specifike, dhe pesha e tyre në tregun e punës gjatë kësaj periudhe ishte si më poshtë: Pash kategoria “Specialistët me arsim të lartë” përfaqëson vetëm 6.4% të vendeve të lira të shpallura, duke kërkuar individë me formim universitar për role që zakonisht lidhen me analiza, menaxhim projektesh apo detyra të specializuara teknike.

Teknikët dhe specialistët e mesëm, të cilët shpesh shërbejnë si ura lidhëse mes menaxhimit dhe zbatimit praktik, zënë 5.3% të totalit të vendeve të lira të punës.

Zhvillimet e vitit 2025 konfirmon një strukturë të kërkesës për punë që favorizon rolet që kërkojnë aftësi bazë dhe zejtare, duke diktuar kështu edhe strategjitë e punësimit për vitin në vijim.

Përgjatë vitit 2025, rezulton se 9,690 subjekte unike kanë zgjedhur të shpallin nevojat e tyre për punonjës pranë Zyrave të Punësimit.  Rajoni i Tiranës, Durrësit dhe Vlorës së bashku mbajnë peshën kryesore, duke shpallur rreth 60% të vendeve të lira, ndërsa në anën tjetër të spektrit, rajonet e Kukësit, Dibrës dhe Beratit shënojnë numrin më të ulët të shpalljeve

Analiza e sektorëve ekonomikë tregon se industria përpunuese kryeson listën si sektori me kërkesën më të lartë, duke zënë 25.5% të totalit të vendeve të lira të shpallura. Pas saj renditen sektori i akomodimit dhe shërbimit ushqimor me 17.7%, tregtia me shumicë dhe pakicë së bashku me riparimin e automjeteve dhe motoçikletave me 14.7%, aktivitetet e tjera të shërbimit me 12.1% dhe sektori i ndërtimit me 10.6%.

Krahasimisht me një vit më parë, vërehet një luhatje e ndjeshme në këto kërkesa, ku sektori i industrisë përpunuese ka pësuar një rënie me rreth 3% të vendeve të shpallura, ndërsa sektori i ndërtimit ka shënuar një rritje prej 2%, duke reflektuar kështu ndryshimet në dinamikat e tregut të punës.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Trojka zbret në Tiranë: ndërkombëtarët marrin në dorë krizën

Netanyahu fitoi vendin e parë në zgjedhje, por humbi shumicën

Tragjedia hekurudhore në Spanjë, shkon në 64 numri i viktimave

Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër

Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Flakë masive përpijnë Spanjën, 12 persona gjenden të djegur në makina
Artikulli tjetër Shqiptarët paguajnë për komunikimin 7.6% më shumë se mesatarja e BE-së

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Confindustria Albania kundër Paketës Fiskale
Aktuale Finance Fokus Koment Kryesore Opinion Sociale 28 Tetor, 2026
Katër taksa identike me Lituaninë, vetëm 8 orë për hartimin
Analize Finance Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 28 Tetor, 2026
Studentët e Mjekësisë marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit në ditën e 16-të të protestës
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 28 Tetor, 2026
Ndërtimet kaotike në bregdetin shqiptar shqetësojnë BE-në
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.