KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: “5D” bleu shtëpinë e Gramoz Ruçit, Qato e Molla i dhanë 454 mijë euro
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > “5D” bleu shtëpinë e Gramoz Ruçit, Qato e Molla i dhanë 454 mijë euro
AktualeFokusKorrupsion

“5D” bleu shtëpinë e Gramoz Ruçit, Qato e Molla i dhanë 454 mijë euro

Përditësimi i fundit: 12 Gusht, 2024 1:06 pm
194 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Të tjera detaje janë zbardhur nga fashikujt në dosjen e Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për kompaninë e ish-drejtorëve të Bashkisë së Tiranës, Mariglen Qatos dhe Redi Mollës.

Sipas asaj që Ora News raporton mësohet se kompania “5D” ka blerë edhe një pronë të një prej veteranëve të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçit. Në dosje rezulton që kompania V.A.S konstruksion shpk që tanimë ka ndryshuar emrin në “5D Konstruksion” ka blerë një pasuri të paluajtshme mu në qendër të Tiranës. Prona i përkiste ish-kryetarit të Kuvendit, Gramoz Ruçi, që sipas kontratës për shitjen e kësaj pasurie në zonën kadastrale 8160 është marrë pëlqimi dhe i zonjës Erfane Ruçi.

Sipas dosjes hetimore për kontratën e lidhur mes V.A.S konstruksion dhe Gramoz Rucit është pagur një shumë prej 454,350 eurosh.

Gjithashtu, mësohet se në argumentimin e Apelit të GJKKO-së thuhet se nga ana e Prokurorisë nuk rezulton të ketë një hetim apo një analizë nëse kjo pasuri e paluajtshme e shoqërisë ka lidhje me produktet e veprës penale të dyshuar si të ardhura nga aktiviteti ekonomik i zhvilluar mes  personave nën hetim përmes kompanisë “5D”. Ndër të tjera, Apeli i ka kërkuar Prokurorisë së Posaçme që të ketë një hetim për mënyrën se si është blerë nga kompania prona në fjalë.

Prokuroria e Posaçme në mars të këtij viti zhvilloi një operacion në zyrat e Bashkisë së Tiranës, ku u arrestuan ish-zyrtarët e këtij institucioni si dhe iu komunikua në qeli akuza e re Taulant Tushës.

Gjithashtu u dha masa e sigurisë dhe për 6 vartësit e tyre. Konkretisht u dha masa “Arrest me burg” për Mariglen Qaton, Redi Mollën dhe Taulant Tushën, si dhe masa e sigurisë “Detyrim paraqitje” për Enton Punavijan, Julian Zanajn, Albano Jankun, Nestor Muhamellarin, Eglantina Zëren dhe Deborah Keçin.

Drejtorët e Bashkisë së Tiranës akuzohen se janë pronarët e vërtetë të shoqërisë tregtare “Igor Elektrik” sh.p.k e njëjtë me “V.A.S Konstruksion” sh.p.k e njëjtë me “5D Konstruksion” sh.p.k, dhe kanë fituar disa tendera në vlerë miliarda lekë.

Faktet penale të bërë publike nga Prokuroria e Posaçme:

Së pari, nga hetimet e kryera është provuar fakti se në periudhën 2016-2020, gjatë kohës që shtetasi Redi Molla ka ushtruar funksionin e Drejtorit të Përgjithshëm të shoqërisë “Ujësjellës Kanalizime Tiranë” sh.a, shoqëria tregtare “Igor Elektrik” sh.p.k e njëjtë me “V.A.S Konstruksion” sh.p.k e njëjtë me “5D Konstruksion” sh.p.k, ka marrë pjesë dhe është shpallur fituese në shkelje të rregullave të prokurimit publik në 7 (shtatë) procedura prokurimi.

Së dyti, është provuar fakti se në periudhën 2016-2018, gjatë kohës që shtetasi Mariglen Qato ka ushtruar funksionin e Drejtorit të Departamentit Mbështetës në shoqërinë “Ujësjellës Kanalizime Tiranë” sh.a, subjekti tregtar i mësipërm ka marrë pjesë dhe ka fituar në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik në 4 (katër) procedura prokurimi.

Së treti, nga veprimet hetimore të kryera është provuar fakti se shoqëria tregtare “V.A.S Konstruksion” sh.p.k e njëjtë me “5D Konstruksion” sh.p.k, ka marrë pjesë dhe është shpallur fituese në kundërshtim me rregullat e prokurimit publik, në disa procedura prokurimi të organizuara nga autoriteti kontraktor Bashkia Tiranë.

Së katërti, janë mbledhur provat e nevojshme që provojnë faktin se shtetasja Eglantina Zere në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor “Tirana Parking”, ka favorizuar në një procedurë prokurimi operatorin ekonomik “V.A.S Konstruksion sh.p.k” e njëjtë me “5D Konstruksion” sh.p.k, duke i krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta, si dhe duke e shpallur fitues në mënyrë të parregullt.

Së pesti, nga hetimet e kryera është provuar edhe fakti se shtetasja Deborah Keçi në cilësinë e titullarit të autoritetit kontraktor Klubi Sportiv “Tirana”, ka favorizuar në një procedurë prokurimi operatorin ekonomik “V.A.S Konstruksion sh.p.k” e njëjtë me “5D Konstruksion” sh.p.k, duke i krijuar avantazhe dhe privilegje të padrejta, si dhe duke e shpallur fitues në mënyrë të parregullt.

Gjithashtu theksojmë se pak javë më parë Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar vendosi nën sekuestro disa prej pasurive të Redi Mollës dhe Mariglen Qatos, të cilët prej marsit ndodhet në qeli. Sipas SPAK ka dyshimet se pasuritë e dy ish-drejtorëve të Bashkisë së Tiranës kanë ardhur si pasojë e burimeve të paligjshme.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

150 mijë euro pasuri të krimit kalojnë te 21 OJF për projekte sociale

Zyrtarizohet miqësorja e parë e muajit qershor, Shqipëria do të përballet me Izraelin

UEFA Europa League/ Sonte ndeshjet e para gjysmëfinale

Ndalohet shitja e dronëve në Pekin

Salianji depoziton kandidaturën për kreun e PD

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm 60% e familjeve në Shqipëri nuk përballojnë shpenzimet e papritura
Artikulli tjetër Zvicra lëshon alarmin: 100 konteinerë me mbetje të rrezikshme, nga porti i Durrësit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Shqiptarët, me rrezikun më të lartë të varfërisë në Europë
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 30 Prill, 2026
KQZ nis përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë
Analize Kryesore Politike Rajoni Zhvillim 30 Prill, 2026
Drejtuesja shqiptare e JP Morgan akuzohet për abuzim seksual
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 30 Prill, 2026
Bordi i Transparencës ndryshon çmimin e naftës dhe benzinës
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 30 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.