KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Gazetari: Vëllai tjetër i Fatmir Xhafajt është ortak me trafikant droge
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Gazetari: Vëllai tjetër i Fatmir Xhafajt është ortak me trafikant droge
AktualeFokus

Gazetari: Vëllai tjetër i Fatmir Xhafajt është ortak me trafikant droge

Përditësimi i fundit: 27 Shtator, 2024 1:41 pm
149 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Gazetari Flamur Vezaj ka publikuar dokumenta dhe fakte se vëllai tjetër i Fatmir Xhafës, Alban Qazimi është ortak me trafikant droge. Me anë të një postimi në Facebook, gazetari Vezaj ka shkruar se Qazimi ka ngritur biznese duke bërë ortakëri me individë të dënuar për trafik droge dhe grabitje. Po ashtu gazetari ka theksuar se sipas ligjit antimafia, SPAK-u duhet të hetojë Xhafën për shkak të vëllait të tij, Gerontit, i dënuar për trafik droge, por edhe vëllait tjetër, Alban Qazimit, si familjar apo si ortak me trafikantë droge.

Postimi i Plotë:

“Babale 2” dhe bizneset e vëllait të Xhafës me trafikant droge dhe grabitës floriri!

SPAK-u nuk i heton me ligjin “Antimafia”!!!
###
Alban Qazimi është vëllai tjetër i ish-ministrit të Brendshëm dhe të Drejtësisë, Fatmir Xhafa. Që nga viti 2013, ai është pjesë e përmbaruesve privatë dhe ortak biznesi me shtetasin Tedi Malaveci, i dënuar për trafik droge në Holandë dhe ish-drejtor i Përgjithshëm i Përmbarimit në kohën kur Xhafa drejtonte Drejtësinë. Malaveci, edhe pse i dënuar për drogë dhe subjekt i ligjit antimafia, është kryetar i Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve të Shqipërisë, e SPAK-u nuk e heton!!!

Sipas ligjit antimafia, SPAK-u duhet të hetoj Xhafën për shkak të vëllait të tij, Gerontit, i dënuar për trafik droge, por edhe vëllain tjetër, Alban Qazimin, si familjar apo si ortak me trafikantë droge. Por SPAK-u nuk e bënë se kanë frikë “pushtetin” e Fatmir Xhafës te njerëzit e drejtësisë! Por përveç se është ortak me Malavecin e dënuar për trafik droge, Alban Qazimi vëllai Fatmirit është gjithashtu ortak edhe me një grabitës floriri.

Shtetasi Florjand Hida, sipas QKB-së (shih fotot), është ortak në kompaninë e ndërtimit “Megaron” shpk që nga qershori i vitit 2023. Hida rezulton i arrestuar në maj të vitit 2011 së bashku me dy persona të tjerë (K.Ç. dhe E.S.) për grabitjen e 176 unazave të floririt në Durrës, me vlerë mbi 30 milionë lekë (shih fotot). Pra, një grabitës është tani ortak biznesi në ndërtim me vëllain e ish-ministrit Xhafa.

Përveç biznesit me vëllain e ish-ministrit, Florjand Hida rezulton sipas QKB-së edhe ortak në një kompani me shtrirje të gjerë biznesi me emrin “ENLED”, bashkë me shtetasin Enio Haxhiu (shih fotot). Ky i fundit është djali i Bashkim Haxhiut, i shpallur në kërkim nga SPAK-u për atentatin e dështuar të vitit 2019 për vrasjen e Plaurent Dervishit dhe Julian Meçes. Bashkim Haxhiu njihet si pjesë e grupit famëkeq të Astrit Gjepalit, ky i fundit i vrarë më 16 janar 2014, si dhe anëtar i bandës së Durrësit.

Pra, Alban Qazimi, vëllai i trafikantit të drogës Geront Xhafa dhe njëkohësisht vëllai i ish-ministrit të Brendshëm dhe Drejtësisë Fatmir Xhafa, nuk hetohet nga SPAK për ligjin antimafia dhe vazhdon të bëjë biznes me trafikantë droge dhe grabitës floriri.

Pse SPAK nuk vepron?!

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

150 mijë euro pasuri të krimit kalojnë te 21 OJF për projekte sociale

Zyrtarizohet miqësorja e parë e muajit qershor, Shqipëria do të përballet me Izraelin

UEFA Europa League/ Sonte ndeshjet e para gjysmëfinale

Ndalohet shitja e dronëve në Pekin

Salianji depoziton kandidaturën për kreun e PD

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Serbët në Zubin Potok protestë për dëmtimin e objekteve fetare
Artikulli tjetër RMV mbeti pas në procesin e integrimit në BE

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Shqiptarët, me rrezikun më të lartë të varfërisë në Europë
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 30 Prill, 2026
KQZ nis përgatitjet për zgjedhjet e parakohshme në Kosovë
Analize Kryesore Politike Rajoni Zhvillim 30 Prill, 2026
Drejtuesja shqiptare e JP Morgan akuzohet për abuzim seksual
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 30 Prill, 2026
Bordi i Transparencës ndryshon çmimin e naftës dhe benzinës
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 30 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.