KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Gjykata e Ekzekutimit në Bruksel rrëzoi qeverinë “Rama” për “Beketin”
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Gjykata e Ekzekutimit në Bruksel rrëzoi qeverinë “Rama” për “Beketin”
AktualeFinanceFokus

Gjykata e Ekzekutimit në Bruksel rrëzoi qeverinë “Rama” për “Beketin”

Përditësimi i fundit: 1 Nëntor, 2024 1:29 pm
201 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Sipërmarrësi italian,  Francesco Becchetti, është një hap pranë marrjes së miliona eurove nga qeveria shqiptare, megjithëse kryeministri Edi Rama ka këmbëngulur shpesh se ish-pronari i “Agon Channel” nuk do të marrë asnjë cent nga qeveria shqiptare.

Gjykata e Ekzekutimeve në Bruksel ka rrëzuar në 17 tetor 2024 aplikimin e qeverisë shqiptare për anulimin e vendimit për bllokimin e llogarive të kompanisë shtetërore Albcontrol pranë shoqërisë europiane të fluturimeve, Eurocontrol.

Në vendim thuhet se: “Gjykata e Ekzekutimeve i konsideron të papranueshme dhe të pabazuara kërkesat e qeverisë shqiptare për heqjen e sekuestros mbi fondet që janë mbledhur për llogari të Albcontrol”.

Sipas të dhënave të përmendura në vendimin gjyqësor, shuma e vendosur nën sekuestro ka arritur në vlerën e mbi 76 milionë euro, e cila tashmë ka kaluar në llogarinë e përmbaruesit gjyqësor.

Nga ana tjetër, ky vendim mund t’i hapë rrugë një penalizimi tjetër të rëndë të qeverisë shqiptare për shkak të moszbatimit të një vendimi të formës së prerë të Arbitrazhit Ndërkombëtar.

Becchetti dhe bashkëpunëtorët e tij e kanë konsideruar një persekutim të dytë faktin që qeveria shqiptare ka refuzuar të zbatojë vendimin e Arbitrazhit, duke i krijuar premisat për të ndjekur një tjetër çështje civile, e cila, me shumë mundësi, do t’i kushtojë akoma më shtrenjtë Shqipërisë.

Historia e përplasjes mes  Francesco Becchetti-t dhe Edi Ramës ka nisur menjëherë sapo qeveria socialiste mori pushtetin në vitin 2013. Në atë kohë, Rama e bashkëpunëtori i tij i ngushtë, kryebashkiaku aktual i Tiranës, Erion Veliaj, nuk pëlqenin vijën editoriale të televizionit “Agon Channel”, në pronësi të Beketit.

Qeveria nisi një seri sulmesh ndaj bizneseve të Becchetti, të cilat kulmuan me lëshimin e masave të arrestit ndaj tij dhe bashkëpunëtorëve të ngushtë, në vitin 2015. Masat e arrestit nuk u ekzekutuan dhe Becchetti arriti të sigurojë prova të mjaftueshme për të provuar se ai ishte i persekutuar politik në Shqipëri. Në vitin 2017, Interpoli e hoqi Francesco Becchetti nga lista e të kërkuarve.

Sipërmarrësi italian e ndoqi rastin e tij në Gjykatën e Arbitrazhit të Bankës Botërore. Kjo e fundit, në prill të vitit 2019, vendosi në unanimitet se qeveria shqiptare kishte kryer persekutim politik ndaj biznesmenit italian dhe gjobiti qeverinë shqiptare me 110 milionë euro.

Ky vendim u konfirmua në prill të vitit 2021, kur një komision i posaçëm i Arbitrazhit rrëzoi kërkesën e qeverisë së Edi Ramës për anulimin e vendimit të mëparshëm. Në mars 2023, Gjykata e Arbitrazhit refuzoi përfundimisht kërkesën e qeverisë shqiptare për rishikimin e vendimit.

Vendimi ishte i zbatueshëm drejtpërdrejt, por Rama nuk pranoi ta ekzekutojë. Në këto kushte, Becchetti kërkoi nga gjykata në Bruksel që të bllokonte llogaritë e Albcontrol pranë Eurocontrol, të krijuara nga tarifat që kompanitë ajrore ndërkombëtare paguajnë për ulje-ngritje dhe tranzitimin në hapësirën ajrore shqiptare.

 

Marrë nga Syri TV

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kush, si u dënua për krime lufte në Kosovë?

Kontratë 8 milionë euro për transformimin e bregdetit të Durrësit

Gjeneva miraton rezolutën: “Shqipëria nuk është në shitje”

Avokati i Thaçit: Do ta apelojmë aktgjykimin, janë bërë gabime ligjore dhe faktike

Shoqata Evropiane e Gjyqtarëve, shqetësim për mos zbatimin e vendimit të ,Kushtetuese për pagat e magjistratëve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Kosovë, gjendet një pajisje gjurmuese në makinën e gazetarit Vehbi Kajtazi
Artikulli tjetër U thirr në SPAK, Tahiri: Isha për 21 janarin

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

59% e popullsisë kishte akses në rrjetin e kanalizimeve në vitin 2025
Analize Kryesore Sociale Zhvillim 18 Shtator, 2026
ARRSH vijon të “qerasë” me tendera biznesmenët në dosjen Balluku
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 18 Shtator, 2026
Wesley Clark: Edhe George Washington do të ishte dënuar, në një gjykatë të tillë
Koment Kryesore Politike Rajoni Zhvillim 18 Shtator, 2026
Vera 2026/ Mes premtimeve për siguri dhe 19 viktimave
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 18 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.