KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kosovë, gjendet një pajisje gjurmuese në makinën e gazetarit Vehbi Kajtazi
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Kosovë, gjendet një pajisje gjurmuese në makinën e gazetarit Vehbi Kajtazi
AktualeFokusKomentRajoni

Kosovë, gjendet një pajisje gjurmuese në makinën e gazetarit Vehbi Kajtazi

Përditësimi i fundit: 1 Nëntor, 2024 1:26 pm
124 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Shoqata vendase dhe ndërkombëtare të gazetarëve reaguan me shqetësim pas raportimeve se në makinën e gazetarit Vehbi Kajtazi, drejtor i gazetës në internet, Paparaci, është gjetur një pajisje gjurmuese. Policia e Kosovës po zhvillon hetime për rastin por ende nuk ka dhënë ndonjë hollësi.

Gazetari Vehbi Kajtazi shkroi në rrjetet sociale se gjatë kontrollit të makinës së tij në një pikë servisi është zbuluar një pajisje e dyshimtë. Ai tha se njësitë e specializuara të policisë kanë tërhequr pajisjen dhe kanë konstatuar së është një GPS, me numër serie.

Kajtazi tha se si gazetar që ka shprehur shqetësime të vazhdueshme për përndjekje nga pushteti, ka kërkuar siç tha, të vërtetohet pronësia e pajisjes, kush e ka vendosur dhe a ka bazë ligjore.

“Unë tashmë nuk ndjehem i sigurt, ndonëse nuk ua kam frikën. Po konfirmohet se nuk ka siguri juridike më. Mbase as fizike. Pajisja është prodhim britanik me kartë SIM. Është lehtësisht e verifikueshme se kujt i përket”, shkroi ai duke kërkuar që rasti të hetohet nga Prokuroria e Posaçme e Kosovës.

Qendra Evropiane për Lirinë e Shtypit dhe Medias tha se është alarmuar për rastin “vetëm disa ditë pasi ai dhe gazetarët e tjerë ngritën shqetësime serioze për ndjekjen nga pjesëtarë të Agjencisë së Zbulimit të Kosovës”.

“Ne i bëjmë thirrje policisë dhe prokurorisë së Kosovës që të kryejnë një hetim efektiv, të pavarur dhe profesional për të siguruar që personat përgjegjës për spiunimin e gazetarëve të identifikohen dhe të sillen para drejtësisë”, thuhet në reagim.

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, duke e konsideruar si një rast të pashembullt, bëri thirrje që autoritetet e sigurisë të hetojnë rastin në hollësi dhe të zbardhin sa më shpejt rrethanat e kësaj ngjarjeje.

“Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës do të përcjellë me vëmendje zhvillimet lidhur me rastin në fjalë, deri në sqarimin e tij të plotë nga autoritetet e sigurisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në reagim.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kush, si u dënua për krime lufte në Kosovë?

Gjeneva miraton rezolutën: “Shqipëria nuk është në shitje”

Wesley Clark: Edhe George Washington do të ishte dënuar, në një gjykatë të tillë

Avokati i Thaçit: Do ta apelojmë aktgjykimin, janë bërë gabime ligjore dhe faktike

Shoqata Evropiane e Gjyqtarëve, shqetësim për mos zbatimin e vendimit të ,Kushtetuese për pagat e magjistratëve

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Ministrja e Jashtme koreanoveriore: Do ta mbështesë Rusinë
Artikulli tjetër Gjykata e Ekzekutimit në Bruksel rrëzoi qeverinë “Rama” për “Beketin”

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Kontratë 8 milionë euro për transformimin e bregdetit të Durrësit
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 18 Shtator, 2026
59% e popullsisë kishte akses në rrjetin e kanalizimeve në vitin 2025
Analize Kryesore Sociale Zhvillim 18 Shtator, 2026
ARRSH vijon të “qerasë” me tendera biznesmenët në dosjen Balluku
Analize Korrupsion Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 18 Shtator, 2026
Vera 2026/ Mes premtimeve për siguri dhe 19 viktimave
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 18 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.