KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Policia greke thellon hetimet për rrjetet shqiptare të drogës
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Policia greke thellon hetimet për rrjetet shqiptare të drogës
AnalizeFokusOpinionRajoni

Policia greke thellon hetimet për rrjetet shqiptare të drogës

Përditësimi i fundit: 9 Dhjetor, 2024 7:58 pm
120 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Policia greke po thellon hetimet mbi çështje që kanë të bëjnë me vrasjet, drogën, dhe trafikun e emigrantëve të parregullt pas zbulimit të komunikimeve përmes platformave të koduara “Sky ECC” dhe “Encrochat”, të zhvilluara në territorin e Greqisë.

Komunikimet iu dhanë Greqisë nga EUROPOL në vjeshtën e vitit 2023 në rreth 4500 dosje me mbi 25000 mesazhe të shkëmbyera mes personave të dyshuar të përfshirë në rrjete kriminale, sidomos të trafikut të drogës.

Sipas policisë greke pas urdhër arresteve për mbi 15 shtetas shqiptarë, të dyshuar në trafikun e marijuanës nga Shqipëria drejt Greqisë dhe trafikun e kokainës nga Spanja në drejtim të Greqisë dhe Shqipërisë. Hetimet po kryhen për të zbuluar aktivitete të tjera kriminale.

Sipas burimeve zyrtare policore greke Shërbimi i Brendshëm i Policisë me urdhër të Prokurorit ka përfshirë hetime edhe për lidhjet e oficerëve të lartë të antidrogës greke me eksponentë të trafikut të drogës, mes të cilëve edhe një shtetas i dyshuar nga Shqipëria, që vuan dënimin në burgjet greke.

Policia greke njoftoi masa ndalimi ndaj një oficeri të policisë greke dhe dy shtetasve, një shqiptar dhe një grek të dyshuar për trafik droge.

Shtypi grek publikoi të hënën një dokument ku me shkrim dore janë shkruar në një letër disa numra telefoni të vëna në përgjim nga antidroga greke. Sipas shtypit grek oficeri i antidrogës greke e dërgon dokumentin, përmes platformës “Sky ECC”, tek njëri prej trafikantëve, për ta sinjalizuar.

Në periudhën 2020-2021, si pjesë e një operacioni të koduar “Limit”, Agjencia Europiane “Europol” në bashkëpunim me autoritetet kombëtare të Francës, Belgjikës dhe Holandës zbuloi aplikacionin e koduar të komunikimit Sky ECC, i cili është përdorur në masën 90% nga persona të dyshuar për krime penale kryesisht në fushën e drogës në mbarë botën.

Bazuar në përmbajtjen e tyre, EUROPOL i shpërndau dosjet e komunikimit në shtetet anëtare për policitë lokale për të hetuar krimet. Greqia ishte e fundit nga 27 vendet që mori dosjen përkatëse në në vjeshtën e vitit 2023.

Mbi bazë të informacionit të EUROPOL Prokuroria e Posaçme kundër Krimit dhe Korrupsionit (SPAK) ka goditur në Shqipëri, deri tani, të paktën nëntë organizata të fuqishme kriminale, ka kryer dhjetëra arrestime dhe ka hedhur dritë mbi ngjarje të rënda kriminale të viteve të fundit.

Europol: MATRIX një tjetër platformë komunikimi e zbuluar së fundi

Pak ditë më parë EUROPOL njoftoi për një operacion ndërkombëtar policor që ka zbuluar një tjetër shërbim të koduar të mesazheve të përdorura nga anëtarë të dyshuar të grupeve kriminale të quajtur MATRIX.

Sipas EUROPOL për tre muaj, autoritetet policore ishin në gjendje të monitoronin mesazhet nga kriminelët e mundshëm, të cilat tani do të përdoren për të mbështetur hetime të tjera.

Sipas EUROPOL , një shërbim mesazhesh i bërë nga kriminelët për kriminelët, MATRIX, u zbulua për herë të parë nga autoritetet holandeze në telefonin e një krimineli të dënuar për vrasjen e një gazetari holandez në vitin 2021.

Siaps EUROPOL infrastruktura e kësaj platforme ishte teknikisht më komplekse se platformat e mëparshme si Sky ECC dhe EncroChat. Themeluesit ishin të bindur se shërbimi ishte superior dhe më i sigurt se aplikacionet e mëparshme të përdorura nga kriminelët, thotë EUROPOL.

EUROPOL dha edhe detaje teknike lidhur me platformën ku përdoruesit mund t’i bashkoheshin shërbimit vetëm nëse merrnin një ftesë. Sipas EUROPOL infrastruktura për të ekzekutuar MATRIX përbëhej nga më shumë se 40 serverë në disa vende me serverë të rëndësishëm që gjenden në Francë dhe Gjermani.

Duke përdorur teknologji inovative, autoritetet policore mundën të përgjonin shërbimin e mesazheve dhe të monitoronin aktivitetin në shërbim për tre muaj, tha EUROPOL. Sipas EUROPOL më shumë se 2.3 milionë mesazhe në 33 gjuhë u përgjuan dhe u deshifruan gjatë hetimit.

Mesazhet që u përgjuan lidhen me krime të rënda si trafiku ndërkombëtar i drogës, trafiku i armëve dhe pastrimi i parave, thotë EUROPOL.

Komunikimet në këtë platforme, dyshohet nga ekspertët e policisë shqiptare se janë përdorur gjerësisht edhe nga rrjetet kriminale shqiptare.

 

Marrë nga VOA (Zëri i Amerikës)

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Rusia nuk garanton më, askënd

Incident te Gjykata e Durrësit, shkëputet pllaka nga fasada e institucionit

Skandali i ‘skllavit seksual’ në JPMorgan, drejtuesja shqiptare padit ish-bankierin për shpifje

Irani dëshiron t’ia dorëzojë Rusisë rezervën e uraniumit të pasuruar

Shkurtimet e vendeve të punës në Britani arrijnë nivelin më të lartë në pesë vjet

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Assad braktis Sirinë, por jo jetën luksoze
Artikulli tjetër Trump lavdëron Melonin: “Ajo është fantastike”

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Më pak nxënës dhe maturantë në Shqipëri
Analize Kryesore Sociale Zhvillim 20 Maj, 2026
Shqiptarët u ushqyen me mish importi në Prill
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 20 Maj, 2026
“Anulim Loje”, arti kthen pabarazinë në videolojë
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 20 Maj, 2026
Video-call me kryeministrin/ Si u mashtrua zyrtari i lartë nga Inteligjenca Artificiale?
Analize Fokus Kryesore Sociale 20 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.