KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Reporterët pa Kufij: 54 gazetarë të vrarë më 2024-ën
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Reporterët pa Kufij: 54 gazetarë të vrarë më 2024-ën
AnalizeFokusKryesoreOpinion

Reporterët pa Kufij: 54 gazetarë të vrarë më 2024-ën

Përditësimi i fundit: 12 Dhjetor, 2024 10:32 am
112 Shikime
Share
2 Min. Leximi
SHARE

Këtë vit janë vrarë 54 gazetarë në botë, teksa kanë qenë duke kryer punën e tyre, apo për shkak të profesionit, është thënë në raportin vjetor të organizatës ndërkombëtare, Reporterët pa Kufij, të publikuar të enjten. Sipas organizatës, ushtria izraelite është përgjegjëse për vdekjet e 18 gazetarëve këtë vit – 16 në Gazë dhe dy në Liban.

Sipas raportit, territori palestinez është më i rrezikshmi për gazetarët, pasi atje është regjistruar shifra më e lartë e gazetarëve të vrarë në pesë vjetët e fundit. Organizata ka thënë se ka dërguar katër kallëzime në Gjykatën Ndërkombëtare Penale për “krimet e luftës të kryera kundër gazetarëve nga ana e ushtrisë izraelite”.

Sipas saj, “më shumë se 145” gazetarë janë vrarë nga ushtria izraelite në Gazë, prej nisjes së luftës, në tetor të vitit 2023, dhe që 35 prej tyre kanë qenë duke punuar në kohën kur janë vrarë. Organizata e ka përshkruar numrin e vrasjeve si “gjakderdhje të pashembullt”.

Në një raport ndaras, Federata Ndërkombëtare e Gazetarëve (IFJ) ka thënë se 104 gazetarë janë vrarë më 2024, më shumë se gjysma e tyre në Gazë. Shifrat e dy organizatave dallojnë, sepse ato kanë përdorur metodologji të ndryshme për t’i kalkuluar vrasjet.

Reporterët pa Kufij kanë përfshirë në listë vetëm gazetarët, për të cilët është vërtetur se vdekja e tyre është lidhur me aktivitetin profesional. Izraeli ka mohuar të ketë vrarë me qëllim gazetarët, por e ka pranuar se disa mund të jenë vrarë si pasojë e sulmeve ajrore.

Pas Gazës, vendi më vdekjeprurës për gazetarët më 2024 ka qenë Pakistani, më pas Bangladeshi dhe Meksika. Deri më 1 dhjetor, 550 gazetarë janë nëpër burgje në botë, sipas Reporterëve pa Kufij. Tri shtetet me numrin më të madh të gazetarëve të burgosur janë Kina, Mianmari dhe Izraeli.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Forcat speciale spanjolle arrestojnë shqiptarin me … mbi 80 precedentë penalë

Rama merr 245 aplikime për të punuar me ‘agjencinë e propagandës së regjimit’

Rrëzohet kërkesa e Ilir Metës, GJKKO lë në burg ish-presidentin

Ndërron jetë Flora Brovina

Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin e GJKKO, mbetet në burg Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm SHBA përpiqet të ndalojë ringjalljen e ISIS-it, në Siri
Artikulli tjetër Trumpi fton Xi-në në ceremoninë e inaugurimit të tij

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“Spiegel”: Si po përdoret Kanye West në Rusi?
Analize Kulture Opinion Politike Zhvillim 15 Shtator, 2026
Goditet banda shqiptare e kokainës në Belgjikë; arrestohet Gert ‘Gjenerali’
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 15 Shtator, 2026
Vetëm 24 orë deri te verdikti në Hagë/ Çfarë mund të ndodhë me ish-krerët e UÇK-së?
Analize Fokus Kryesore Politike Rajoni Zhvillim 15 Shtator, 2026
“Diplomacia e dollarit” e Jared Kushner-it
Analize Finance Kryesore Opinion Politike Sociale 15 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.