KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Trumpi fton Xi-në në ceremoninë e inaugurimit të tij
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Trumpi fton Xi-në në ceremoninë e inaugurimit të tij
AnalizeBotaPolitike

Trumpi fton Xi-në në ceremoninë e inaugurimit të tij

Përditësimi i fundit: 12 Dhjetor, 2024 10:38 am
125 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Presidenti i sapozgjedhur, Donald Trump e ka ftuar presidentin kinez, Xi Jinping, që të marrë pjesë në inaugurimin e tij muajin e ardhshëm, kanë thënë burime të shumta për CBS News.

Zyrtarët e inaugurimit po bëjnë plane që personalitete të tjera të huaja të marrin pjesë në ceremoninë e betimit gjithashtu, raporton Reuters.

Trumpi e ka ftuar Xi-në në fillim të nëntorit, menjëherë pas zgjedhjeve, kanë thënë burimet, por nuk është e qartë nëse ai e ka pranuar ftesën.

Përveç Xi-së, ekipi i presidentit të zgjedhur ka ngritur mundësinë e pritjes së liderëve të tjerë në Kapitol më 20 janar.

“Udhëheqësit botërorë janë rreshtuar për t’u takuar me presidentin Trump sepse ata e dinë se ai së shpejti do të kthehet në pushtet dhe do të rivendosë paqen përmes fuqisë amerikane në mbarë globin”, ka thënë zëdhënësja e tranzicionit të Trumpit, Karoline Leavitt.

Anëtarët e rrethit të brendshëm të Trumpit janë kritikë të ashpër të qeverisë së Xi-së, duke përfshirë senatorin, Marco Rubio, të zgjedhurin e tij për të qenë sekretar i Shtetit dhe këshilltarin e ardhshëm të Sigurisë kombëtare, Mike Waltz.

Vetë Trumpi ka kërcënuar se do të rrisë tarifat për mallrat nga Kina. SHBA-ja ka vendosur një afat deri më 19 janar, në prag të inaugurimit, për kompaninë mëmë kineze të TikTok, ByteDance, që të shesë aplikacionin e mediave sociale ose të përballet me një ndalim në SHBA.

Por Trumpi ka besuar gjithashtu prej kohësh se marrëdhëniet e ngushta lider-me-lider janë çelësi për arritjen e marrëveshjeve ndërkombëtare. Që nga dita e zgjedhjeve, liderët botërorë kanë shkuar në Mar-a-Lago për t’u takuar me Trump, duke përfshirë kryeministrin kanadez Justin Trudeau.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, është lideri i parë botëror që priti Trumpin jashtë shtetit që kur ai fitoi zgjedhjet e vitit 2024. Të pranishëm në rihapjen e Katedrales së Notre Dame në Paris ishin edhe kryeministrja italiane Georgia Meloni, presidenti ukrainas Volodomyr Zelensky dhe princi William.

Trumpi ishte kryesisht i panjohur në skenën botërore në inaugurimin e tij të parë në vitin 2017. Këtë herë, liderët botërorë po e trajtojnë Trumpin në thelb si një president aktual.

 

Marrë nga CBS News

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Forcat speciale spanjolle arrestojnë shqiptarin me … mbi 80 precedentë penalë

Rama merr 245 aplikime për të punuar me ‘agjencinë e propagandës së regjimit’

Rrëzohet kërkesa e Ilir Metës, GJKKO lë në burg ish-presidentin

Ndërron jetë Flora Brovina

Gjykata e Lartë lë në fuqi vendimin e GJKKO, mbetet në burg Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Reporterët pa Kufij: 54 gazetarë të vrarë më 2024-ën
Artikulli tjetër Një në 20 vdekje në Kanada vjen nga eutanazia

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“Spiegel”: Si po përdoret Kanye West në Rusi?
Analize Kulture Opinion Politike Zhvillim 15 Shtator, 2026
Goditet banda shqiptare e kokainës në Belgjikë; arrestohet Gert ‘Gjenerali’
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 15 Shtator, 2026
Vetëm 24 orë deri te verdikti në Hagë/ Çfarë mund të ndodhë me ish-krerët e UÇK-së?
Analize Fokus Kryesore Politike Rajoni Zhvillim 15 Shtator, 2026
“Diplomacia e dollarit” e Jared Kushner-it
Analize Finance Kryesore Opinion Politike Sociale 15 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.