KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Adele po përgatitet për një pauzë të gjatë në muzikë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Kulture > Adele po përgatitet për një pauzë të gjatë në muzikë
Kulture

Adele po përgatitet për një pauzë të gjatë në muzikë

Përditësimi i fundit: 1 Shtator, 2024 12:30 pm
214 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Adele ka paralajmëruar fansat se do të qëndrojë larg për një “kohë tepër të gjatë”, pasi të përfundojë qëndrimin e saj në Las Vegas.

Krijuesja e hitit “Easy On Me” ka edhe dhjetë shfaqje deri në përfundim të paraqitjeve të quajtura “Fundjavë me Adele” në Colosseum në Caesars Palace, dhe sapo të largohet nga skena më 23 nëntor, ajo do të fillojë një pauzë të gjatë.

Në një klip të publikuar në rrjetin social TikTok, ajo dëgjohet duke i thënë turmës gjatë paraqitjes së saj në Munih të Gjermanisë të shtunën, se i kanë mbetur edhe dhjetë shfaqje dhe se më pas do të pauzojë.

“Kam dhjetë shfaqje për të bërë, por pas kësaj nuk do t’ju shoh për një kohë tepër të gjatë”, ka thënë Adele.

Superylli 36-vjeçar ka thënë se po planifikon t’i lehtësojë gjërat dhe të kalojë kohë cilësore me partnerin e saj, agjentin sportiv Rich Paul, 42 vjeç, dhe djalin e saj 11-vjeçar Angelo, të cilin e ka me ish-bashkëshortin, Simon Konecki.

Ajo ka thënë për gazetën gjermane ZDF se nuk ka për momentin plane për këngë të reja.

“Dua një pushim të gjatë pas kësaj dhe mendoj se dua të bëj gjëra të tjera krijuese, vetëm për pak kohë”, është shprehur këngëtarja.

Adele nuk e ka fshehur faktin se dëshiron të ketë një tjetër fëmijë.

Krijuesja e hitit “I Set Fire To The Rain” më parë ka rrëfyer se është shumë larg kthimit në studio, megjithatë, Adele premtoi se kur të kthehet me një album të ri, ajo do të zhvillojë një turne botëror.

Ajo u ka thënë pjesëmarrësve të koncerteve në Caesar’s Palace në fillim të këtij viti se nuk pret se do të krijojë ndonjë album për një kohë të gjatë.

“Por herën tjetër që do ta bëj, do të vij kudo që të jetoni”, është shprehur Adele.

Këngëtarja e “Chasing Pavements” shpjegoi gjithashtu pse filloi të zhdukej nga qendra e vëmendjes për periudha të gjata përpara se të publikonte një album të ri.

“Arsyeja e vërtetë që unë kam pasur vetëm katër albume dhe nuk mendoj se shumë njerëz e dinë këtë, ata e dinë që unë kam një fëmijë, djali im është 11 vjeç. Pra, nëse bëni llogaritë, kjo do të thotë se kam mbetur shtatzënë kur isha 21 vjeç. Për shumë njerëz kjo do të konsiderohej, dhe u konsiderua si vetëvrasje në karrierë”, është shprehur ajo.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Një shqiptar kishte planifikuar sulm terrorist. në koncertin e Taylor Swift. në Vjenë

Presidenti amerikan i kërkon rrjetit ABC, shkarkimin e moderatorit Jimmy Kimmel

Televizioni publik i Sllovenisë bojkoton Eurovisionin për shkak të Izraelit

Ndarja nga jeta e Rexhep Qoses, ditë zie kombëtare në Kosovë

Ndërron jetë akademik Rexhep Qosja

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Bie prodhimi i pijeve freskuese
Artikulli tjetër Qendrat e emigrantëve, në Gjadër dhe Shëngjin, hapen në fund të shtatorit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Shqiptarët, me rrezikun më të lartë të varfërisë në Europë
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 30 Prill, 2026
150 mijë euro pasuri të krimit kalojnë te 21 OJF për projekte sociale
Aktuale Analize Fokus Koment Kryesore 30 Prill, 2026
Zyrtarizohet miqësorja e parë e muajit qershor, Shqipëria do të përballet me Izraelin
Aktuale Kryesore Sociale Sporti 30 Prill, 2026
UEFA Europa League/ Sonte ndeshjet e para gjysmëfinale
Aktuale Analize Sociale Sporti 30 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.