KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: E drejta e autorit, projektligji me rregullat e reja për muzikën në internet
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > E drejta e autorit, projektligji me rregullat e reja për muzikën në internet
AnalizeKryesoreKultureSociale

E drejta e autorit, projektligji me rregullat e reja për muzikën në internet

Përditësimi i fundit: 18 Mars, 2025 12:46 pm
442 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Muzika në internet dhe shpërndarja e saj do t’u nënshtrohet rregullave të reja për mbrojtjen e së të drejtës së autorit për të lejuar autorizimin e përdorimit të saj dhe minimizuar shkeljet ndërkufitare.

Ministria e Ekonomisë ka nxjerrë për konsultim publik projektligjin me ndryshimet për të drejtën e autorit.

Sipas relacionit shoqërues, në sektorin e muzikës në internet, ku administrimi kolektiv i të drejtave të autorëve mbi baza territoriale mbetet normë, është thelbësore të krijohen kushte të favorshme për praktika më efektive të autorizimit nga agjencitë e administrimit kolektiv në nivel gjithnjë e më shumë ndërkufitar.

Për këtë arsye, është e përshtatshme të vendosen disa rregulla që përmbajnë kushtet bazë për ofrimin nga agjencitë e administrimit kolektiv të autorizimit shumë territorial të të drejtave të autorëve në veprat muzikore, përfshirë tekstet, për përdorim në internet. Të njëjtat rregulla të autorizimit shumë territorial duhet të zbatohen për të gjitha veprat muzikore, duke përfshirë veprat muzikore të përdorura në veprat audiovizuale.

Ky lloj autorizimi pritet t’u japë përdoruesve një zgjedhje më të gjerë për të përdorur muzikë ose për ta dëgjuar atë në metodën streaming dhe për të inkurajuar zhvillimin e mënyrave të reja të përdorimit të muzikës.

Duke rregulluar formën e autorizimit për platformat e ndryshme të cilat ofrojnë në mënyrë të ligjshme muzikë në internet përtej kufijve të Republikës së Shqipërisë, do të ndikojnë në luftën kundër shkeljeve të të drejtave të autorit në internet.

Gjithashtu, ofruesit e shërbimeve do e kenë më të lehtë të marrin autorizime në mënyrë të ligjshme (duke ulur kostot e transfertave) nga agjencitë e administrimit kolektiv të cilat janë më funksionale dhe më transparente në përshtatje me sfidat e shekullit të 21-të.

Kjo do të lehtësojë përhapjen e shërbimeve të reja, veçanërisht në internet, i cili përbën një treg më vete. Gjithashtu, përdoruesit vendas do të kenë mundësinë e aksesit në një numër shumë më të madh veprash, dhe nga ana tjetër ata vetë do të jenë të njohur nga një numër shumë i gjerë përdoruesish në mbarë botën.

Përdoruesit do të kenë qasje më të lehtë në repertorët kombëtarë si dhe ato ndërkombëtarë për muzikën. Kjo do të lehtësonte aksesin ndërkufitar për përmbajtjet që lidhen me kulturën dhe do të pasuronte kështu diversitetin kulturor.

Sipas relacionit, Shqipëria nuk do të ketë detyrimin e krijimit të një sistemi të veçantë autorizimi shumë territorial  për agjencitë e administrimit kolektiv. Megjithatë, është detyrim që, Drejtoria për të Drejtën e Autorit, si struktura përgjegjëse për monitorimin e agjencive, të monitorojë përputhshmërinë me kërkesat e përcaktuara në ligj nga agjencitë e administrimit kolektiv të themeluara në territorin e Republikës së Shqipërisë, për procesin e autorizimit shumë territorial për të drejtat në veprat muzikore në internet.

Drejtoria e të Drejtës së Autorit mund të vendosë sanksione efektive, proporcionale dhe ndëshkuese në rast se nuk respektohen parimet dhe detyrimet e ligjit për të drejtën e autorit.

 

Marrë nga Ekofin.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Ambasadori i OSBE reagon për protestat: Ka mungesë dialogu, qytetarëve duhet t’u dëgjohet zër

Erion Veliaj transferohet nga burgu i Durrësit, në Fier

Confindustria Albania kundër Paketës Fiskale

Katër taksa identike me Lituaninë, vetëm 8 orë për hartimin

Studentët e Mjekësisë marshojnë drejt Ministrisë së Arsimit në ditën e 16-të të protestës

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Si u bë Turqia një nga prodhuesit më të fuqishëm të armëve në botë?
Artikulli tjetër Krijohet shoqëria shqiptaro-arabe që do të prodhojë dhe shpërndajë pullat fiskale

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Ndërtimet kaotike në bregdetin shqiptar shqetësojnë BE-në
Analize Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
OTP Bank Albania pëson rënie prej 45% të fitimit neto, në 9-mujorin e 2026-ës
Analize Finance Kryesore Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Qafa e Buallit–Martanesh, rruga 22 milionë euro që u shtrua dy herë
Analize Finance Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 28 Tetor, 2026
Përplasen dy trena me shpejtësi të lartë në Spanjë, të paktën 10 të vdekur
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 28 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.