KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Turqia emëron Imamin turk në krye të Xhamisë së Namazgjasë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Turqia emëron Imamin turk në krye të Xhamisë së Namazgjasë
AnalizeKryesoreKultureSociale

Turqia emëron Imamin turk në krye të Xhamisë së Namazgjasë

Përditësimi i fundit: 7 Tetor, 2024 6:50 pm
195 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Xhamia e Namazgjasë në Tiranë tanimë ka një drejtues. Ministria e Çështjeve Fetare në Turqi ka caktuar Imamin e Xhamisë së Namazgjasë

Ka qenë vetë vetë Imami turk Enes Bastur i cili ka bërë me dije këtë lajm. Përmes një reagimi në rrjetet sociale ai ka njoftuar se i është besuar drejtimi Xhamisë Qendrore Namazgja në Tiranë.

“Të dashur miq me udhëzimet e Drejtorisë tonë të çështjeve Fetare më caktuan te faltorja e madhe e Xhamisë qendrore Namazgja në Tiranë”, shkruan ai.

* Ndërkohë, vlen të theksohet se pavarësisht këtij njoftimi të bërë nga vetë personi që pretendon se është emëruar Imam i Xhamisë së Namazgjasë, deri më tani nuk ka një reagim zyrtar. Madje, edhe nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë nuk ka asnjë lajm për hapjen e Xhamisë dhe për më tepër emërimin e Imamit turk në krye të saj.

Faltorja më e madhe në Ballkan, Xhamia e Namazgjasë, prej muajit janar të këtij viti është gati për të pritur mijëra besimtarë muslimanë. Ndërtimet kanë përfunduar dhe Xhamia e pozicionuar mu në zemër të Tiranës është kthyer në një vepër madhështore.

Pamjet brenda Xhamisë janë përrallore, ku dhe ashtu si ishte skicuar çdo punim brenda dhe jashtë këtij objekti kulti është ndërtuar me kujdes deri në detajin më të vogël.

Nisja e punimeve për ndërtimin e kësaj Xhamie u inagurua më 13 maj 2015. Ajo ka një hapësirë ndërtimi prej rreth 5 mijë metrash katrorë, me një kapacitet prej 4500-5000 persona. Njëjtë si dhe është bërë me dije më herët kjo Xhami ka një qendër multi funkionale, ku pjesë të saj janë: një sallë konferencash me një kapacitet prej 332 personash, një hapësirë me 10 klasa ku do të mësohet Kur’an-i Kerim si dhe një muze i cili do të quhet edhe ndryshe si “Muzeu i Bashkëjetesës”.

Më 28 janar të këtij viti ministri turk, Hakan Fidan, mbërriti në Tiranë dhe ndalesa e parë e tij ishte pikërisht në xhaminë e Namazgjasë.  I shoqëruar nga delegacioni, ministri turk vizitoi faltoren më të madhe të Ballkanit.

Mirëpo, ajo që ran ë sy ishte fakti se asnjë mysliman shqiptar, imam nga Komuniteti Mysliman Shqiptar, nuk shoqëruan Fidanin në këtë vizitë.  Duke marrë parasysh rëndësinë që Fidan ka në kabinetin e Erdoganit, i cili njihet si krahu i djathtë i presidentit, askush nga krerët e KMSH, as vetë Bujar Spahiu, nuk ishin të pranishëm në vizitën që ministri bëri muaj më parë në Xhami.

Kujtojmë se presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan ka kërkuar disa herë që asnjë përfaqësues mysliman shqiptar të mos jetë i pranishëm në vizitat e tuqve në xhamitë e vendit tonë pasi i konsideron ata të lidhur me FETON apo Lëvizjen GYLEN. Për Turqinë FETO është një lëvizje terroriste që ka hedhur rrënjë dhe në vendin tonë.

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Avokatja e njohur italiane “ndërmjetëse” e mafias shqiptare, në trafikun e drogës

Italia refuzon “dhuratën”: Pjesëmarrja në Botëror fitohet në fushë, jo në tavolinë

Alarmi i rënies së numrit të popullsisë në Shqipëri

Gentian Likaj dhe Communication Progress, “yjet” e rinj të dosjes së SPAK te AKSHI

Përmbyset renditja globale për vendet më të pasura në botë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Gjykata Europiane mund “të hedhë në erë” planet e marrëveshjes Rama-Meloni
Artikulli tjetër Protesta e opozitës, Noka: Hapi i parë i mosbindjes civile

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Karburant i ri dhe më i lirë po futet në të gjithë Evropën
Analize Bota Sociale Te Tjera Zhvillim 24 Prill, 2026
Mes restaurimit dhe dizinformimit/ Çfarë po ndodh me Vilën e Zogut?
Aktuale Analize Kryesore Opinion Sociale 24 Prill, 2026
Kush është Elison Jorgji i firmës Albascan që fitonte tendera me “peshkaqenët”?
Analize Fokus Korrupsion Kryesore Opinion Zhvillim 24 Prill, 2026
Çmimi i paracetamolit u rrit me 30% për shkak të luftës me Iranin
Aktuale Analize Bota Finance Sociale 24 Prill, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.