KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: AfD pas zgjedhjeve gjermane/ Shumë vota, pak pushtet
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > AfD pas zgjedhjeve gjermane/ Shumë vota, pak pushtet
AnalizeBotaOpinionPolitikeZhvillim

AfD pas zgjedhjeve gjermane/ Shumë vota, pak pushtet

Përditësimi i fundit: 22 Shtator, 2026 7:24 am
83 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Alternativa për Gjermaninë (AfD), një parti me elementë të ekstremizmit të djathtë, arriti fitore të konsiderueshme në zgjedhjet e landeve Berlin dhe Mecklenburg-Pomerania Perëndimore(MV), por ajo do të mbetet në opozitë, pavarësisht rezultateve shumë të mira.

Në Mecklenburg-Pomerania Perëndimore, AfD doli parti e parë me 38.2 përqind të votave, sipas rezultateve paraprake përfundimtare. AfD ka fituar më shumë se partia Socialdemokrate (SPD) të Kryeministres Manuela Schwesig.

Edhe para se të shpalleshin rezultatet e para, bashkëkryetari i AfD-së, Tino Chrupalla, deklaroi në televizionin ARD: “Ne kemi një mandat të qartë për të qeverisur këtu”. AfDdo t’u ofrojë bisedime të gjitha partive. Lideri i AfD-së pret që kancelari Friedrich Merz të japë dorëheqjen; “Dorëheqja do të ishte vërtet një lehtësim për këtë vend”. Por Merz ka refuzuar menjëherë dorëheqjen.

AfD dyfisoi gati votat edhe në Berlin, por pritjet e saj ishin edhe më të mëdha. Qëllimi i AfD ishte të dalë partia e parë, por ajo ka zënë vendin e tretë, pas partisë E Majta dhe CDU.

AfD: “Ne jemi partia e re popullore!”

Meqenëse Kristiandemokratët (CDU) pësuan humbje të mëdha në të dyja landet, kryetarja e partisë AfD-së, Alice Weidel, e sheh tashmë partinë e saj si pasardhëse të CDU-së. Në televizionin ZDF, Weidel deklaroi: “Ne jemi partia e re popullore në Gjermani.”

Weidel akuzoi Kristiandemokratët, nën kryetarin e tyre dhe Kancelarin Friedrich Merz, për shkak të distancimit të ashpër nga AfD: “Po zhvillojmë bisedime, por ata kanë ngritur mure mbrojtëse.”

Weidel nuk shpjegoi se si mund të dukeshin bisedimet konkrete me partitë e tjera pas sukseseve zgjedhore të AfD-së.

Sidomos pas fitores triumfuese zgjedhore të AfD-së në landin Saksoni-Anhalt më 6 shtator, u bë e qartë se partia e krahut të djathtë e ka shumë vështirë të gjejë partnerë për koalicion politik, Në këtë land, AfD humbi për pak shumicën absolute të vendeve në parlament, ndaj i duhet një partner. Por deri tani asnjë parti tjetër nuk do të futet në koalicion me AfD.

AfD pa shumicë

Kandidati kryesor i AfD-së në Saksoni-Anhalt, Ulrich Siegmund, deklaroi se do të drejtonte vetëm një qeveri të qëndrueshme të AfD-së. Ai përjashtoi një qeveri minoritare. Ai kërkonte madje shumicën absolute, por nuk e fitoi.

Por tani po shihet qartë që atyre ju duhen edhe partnerë për koalicion. Ndaj mbetet të shihet se si do të pozicionohen krerët e AfD por edhe të partive të tjera në të ardhmen.

Vetë Weidel ka ambicie për të pasuar Friedrich Merz si Kancelare. Ajo ishte kandidatja e partisë së saj për Kancelare në zgjedhjet e fundit federale. Shumë zyrtarë të lartë të AfD-së e shohin atë përsëri në këtë rol në të ardhmen. Formimi i suksesshëm i ndonjë qeverie në lande, nën udhëheqjen e AfD-së, mund t’i japë kandidaturës së saj një mbështetje të fuqishme.

Megjithatë, ngritja e AfD shoqërohet edhe me protesta në rritje. Në Mecklenburg-Pomerania Perëndimore dhe Berlin, aleanca të shumta u mobilizuan kundër AfD-së.

Skandalet e AfD-së

AfD gjeneroi tituj të shumtë negativë gjatë fushatave zgjedhore në Berlin dhe Mecklenburg-Pomerania Perëndimore: Në Mecklenburg-Pomerania Perëndimore, një politikan i AfD-së u detyrua të tërhiqte kandidaturën kur u bë e ditur se ai ishte një grabitës i dënuar bankash. Një kandidat tjetër tërhoqi kandidaturën, sepse kishte humbur patentën e drejtimit për shkak të drejtimit të makinës në gjendje të dehur.

Edhe në Berlin, pak para zgjedhjeve, u zbulua se janë gjetur drogë dhe suvenire naziste në shtëpinë e një punonjësi të kandidatit kryesor.

AfD ka tërhequr vazhdimisht vëmendjen në të kaluarën për referencat e saj pozitive ndaj Nacionalsocializmit. Një anëtar i Parlamentit Evropian pozoi me dorën në zemër përpara të ashtuquajturit Führerbunker të Adolf Hitlerit. Ndërsa një anëtar i Bundestagut e përshkroi veten si “fytyra miqësore e Nacionalsocializmit”.

Björn Höcke, kryetari me ndikim i i AfD-së në Tyringji, është gjobitur dy herë për përdorimin e një slogani të “Sturmabteilung” (SA) famëkeq të Partisë Naziste të Adolf Hitlerit (NSDAP).

 

Marrë nga Deutsche Welle

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

PD ankimon në Gjykatën Kushtetuese tre aktet e qeverisë për protestat

Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane

Kongresi i demokratëve premton se do të nisë hetime për bizneset e familjes Trump

Ardit Gjebrea në SPAK, për hetimet ndaj Erion Veliajt

Nga Biden te Erdogani, 753 dhuratat e pranuara nga Edi Rama në katër mandate

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Pettifer: Pas Hagës, Kosova duhet ta rishikojë raportin me misionet ndërkombëtare
Artikulli tjetër Putini fitoi zgjedhjet, ku nuk u lejuan kundërshtarët

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Monika Kryemadhi kërkon Edi Ramën si dëshmitar në gjyq
Fokus Koment Kryesore Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare?
Analize Ekonomi Finance Kryesore Opinion Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Gjykata Kushtetuese merr në punë ekspertët e ONM-së, pasi u mbaroi mandati
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Qeveria kompeson transportin publik 50 lekë/litër karburanti, për 5 muaj
Aktuale Finance Kryesore Sociale 6 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.