KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Alarmi i një monopoli që minon demokracinë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Alarmi i një monopoli që minon demokracinë
AnalizeHI-TechKryesoreOpinionPolitikeZhvillim

Alarmi i një monopoli që minon demokracinë

Përditësimi i fundit: 22 Qershor, 2026 1:41 pm
177 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Pak ditë më parë deputeti demokrat Belind Këlliçi ngriti alarmin se tregu mediatik në Shqipëri po kërcënohet nga një monopol i përbindshëm.

“Në dhjetor të vitit të kaluar, është shitur 100%, janë shitur aksionet e Tring-ut. I ka marrë Devolli Group, që zotëron edhe 60% të Digitalb-it. Dhe që ka krijuar një pozicion monopoli në treg, që ka 100% të Tring-ut dhe 60% të Digitalb-it, dhe këtu nuk flet askush. Dhe këtu Autoriteti i Konkurrencës nuk bën një hetim të thelluar,” tha Këllici.

Zyrtarisht, në Qendrën Kombëtare të Biznesit është pasqyruar vetëm transaksioni për blerjen e Tring, të cilin familja Devolli e kontrollon përmes një kompani të zotëruar nga një punonjës i saj. Zërat për shitjen e Dixhitalbit tek i njëjti grup, qarkullojnë prej vitesh.

Por ky transaksion nuk është zyrtarizuar ende, pasi siç tregojnë burime të brendshme deri më tani familja Devolli ka paguar paratë për aksionerët e Dixhitalb dhe shumë shpejt pritet që edhe ky transaksion të zyrtarizohet dhe kjo familje të marrë në kontroll paketën maxhoritare të aksioneve.

Përqëndrimi i tregut të transmetimeve dixhitale në një dorë të vetme do të krijonte një përbindësh mediatik, që mund të kthehet lehtësisht kundër interesit publik. Ky është një monopol, i cili ka pasoja të rënda jo vetëm në rrafshin ekonomik përmes diktimit të kostove më të larta për qytetarët, por mbi të gjitha edhe në atë të lirisë së mediave dhe informacionit.

Aq më tepër kur familja Devolli ka provuar publikisht përmes televizionit të saj se mund të shtrëmbërojë të vërtetën sipas interesit të qeverisë, kur manipulon pamjet e pjesëmarrjes së protestës.

Devollët janë të mirëpritur të investojnë dhe të bëjnë lirisht biznes në Shqipëri. Por ata nuk mund dhe nuk duhen lejuar të përdorin fuqinë e biznesit të tyre për të minuar demokracinë.

Ndaj monopoli i tregut të platformave mediatike dixhitale duhet ndalur me çdo kusht si një kërcënim i madh.

Barriera e parë që ligji ka vendosur për të mbrojtur interesin publik nga ky kërcënim është Autoriteti i Konkurrencës. Por nëse Autoriteti i Konkurrencës tradhëton të mirën publike dhe autorizon transaksionin e paligjshëm, atëherë dy gjëra do të duhet të ndodhin.

Së pari ky autorizim dhe vendimarrja e Konkurrencës duhet të jenë subjekt i hetimeve të SPAK dhe së dyti revolta dhe zemërimi i qytetarëve që sot është derdhur si asnjëherë më parë në rrugët e Shqipërisë duhet të drejtohet edhe ndaj të ashtuquajturave institucione të pavarura, të cilat tregtojnë interesin publik në vendimarrje.

 

Marrë nga Kapitali.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

Rama dhe Netanyahu përballë skandaleve të korrupsionit: Pse Shqipëria po përmendet në Izrael?

Europa si premtim, Shqipëria si zhgënjim!

Dhunë, trafik droge dhe korrupsion: Si e shiti Rama Shqipërinë?

A po i vjen fundi?

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm DPSHTRR ndërton selinë qëndrore me 1750 euro metri katror
Artikulli tjetër Sorrat, Flamingot dhe Peshkaqenët e Butrintit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Procesi i Berlinit përballë realitetit ekonomik të Ballkanit
Analize Kryesore Opinion Politike Rajoni Zhvillim 23 Tetor, 2026
Avokati që rezervoi pritjen e Edi Ramës në Detroit refuzon postin konsullit në Michigan dhe kërkon dorëheqjen e Ramës
Analize Koment Kryesore Politike Zhvillim 23 Tetor, 2026
Edi Rama është në fakt aset për Serbinë dhe gazep për Shqipërinë!
Koment Kryesore Opinion Politike Rajoni Zhvillim 23 Tetor, 2026
Studenti i Mjekësisë nxjerr bllof Ramën
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 23 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.