KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: DPSHTRR ndërton selinë qëndrore me 1750 euro metri katror
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > DPSHTRR ndërton selinë qëndrore me 1750 euro metri katror
AnalizeFokusKryesoreOpinionSociale

DPSHTRR ndërton selinë qëndrore me 1750 euro metri katror

Përditësimi i fundit: 22 Qershor, 2026 1:39 pm
129 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Drejtoria e Përgjithshme e Transportit Rrugor ka lajmëruar modifikimin e kontratës për ndërtimin e godinës së re të këtij institucioni. Sipas dokumentave të publikuar në Agjencinë e Prokurimit Publik, kostoja e ndërtimit të godinës do të shtohet edhe me 142.3 milionë lekë ose 1.5 milionë euro mbi çmimin e kontraktuar në tender. Kjo e con koston totale të godinës së re të DPSHTRR në plot 9.3 milionë euro.

Nuk dihet se si është justitifkuar rritja e kostos me 20 për qind mbi nivelin e kontraktuar në tender, pasi ende nuk është publikuar dokumentacioni i plotë i tenderit që pritet të shpallet së shpejti.

Por rritjet e kostove pas tenderit janë një praktikë e përdorur gjerësisht në tenderat publikë në Shqipëri, falë një klauzole ligjore që lejon shtesë kontratë deri në 20 për qind të vlerës së tenderit.

Tenderi për ndërtimin e godinës së re të DPSHTRR u zhvillua në verën e vitit 2023 me fond limit të paracaktuar prej 785 milionë lekësh. Fitues i këtij tenderi u shpall kompania Hastoçi, e cila ofroi çmimin 737.5 milionë lekë.

Por tashmë që godina duhet të kishte përfunduar, DPSHTRR ka vendosur të shtojë edhe 142.3 milionë lekë të tjera mbi vlerën e fituar të tenderi duke e cuar koston totale të ndërtimit të godinës në 9.3 milionë euro pa përfshirë tatimin mbi vlerën e shtuar.

Nëse përfshihet dhe kostoja totale e ndërtimit të selisë qëndrore të DPSHTRR shkon në 11.2 milionë euro. Kjo ndërtesë sipas projektit do të ketë një sipërfaqe totale prej 6385 metrash katrorë duke, nga të cilat 2400 metër janë bodrume nën tokë.

Kjo do të thotë se DPSHTRR po paguan plot 1750 euro për metër katrorë për ndërtimin e selisë qëndrore të saj, pa koston e tokës që është e shtetit, çka përbën një rekord absolut babëzie dhe shpërdorimi të parasë publike.

Tenderi i dyshimtë

Tenderi për godinën e re të DPSHTRR është zhvilluar dy herë. Herën e parë gara u hap në nëntor të vitit të 2022. Në të u paraqitën 7 oferta ku më e ulëta ishte ajo e bashkimit të kompanive Curri dhe Agri Construction me 700 milionë lekë. Por DPSHTRR vendosi t’i skualifikojë të gjitha ofertat.

Çështja u ankimua në Komisionin e Prokurimit Publik. Ky i fundit pas një zvarritje disa mujore në shqyrtimin e ceshtjes, i gjeti pjesërisht të drejta ankesat e kompanive me ofertën më të ulët për skualifikim të padrejtë, por përmes një vendimi të çuditshëm urdhëroi DPSHTRR që ta anullojë tenderin dhe ta hapë sërish garën.

Në tenderin e dytë DPSHTRR shpalli fituese kompaninë Hastoçi me ofertë 737.5 milionë lekë, të cilit tani do t’i shtohen edhe 142.3 milionë lekë të tjera.

 

Marrë nga Kapitali.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Edhe një herë për çmimin e bananeve

Dështojnë dëgjesat për Reformën Territoriale/ Salla bosh në Belsh, Cërrik e Prrenjas

Kompania e Kushner sulmon protestën shqiptare

Orë tmerri për Himarën, disa banesa të shkrumbuara gjatë natës

Formula 1 me surprizë në provat zyrtare të Monzës, Pierre Gasly merr pole position

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Protestuesit akuzojnë policinë për “taktika intimidimi” me procedimet masive
Artikulli tjetër Alarmi i një monopoli që minon demokracinë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

El Mundo: Revolucioni i flamingove, protesta që po trondit vjeshtën politike në Shqipëri
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 5 Shtator, 2026
Kompania e Ermal Beqirit, i arrestuar në Francë, fiton tender të ri për AKSHI-n
Aktuale Analize Fokus Korrupsion Kryesore Sociale 5 Shtator, 2026
Zëvendësimi i heshtur me punonjës të huaj
Analize Ekonomi Fokus Kryesore Sociale 5 Shtator, 2026
45 vite ndryshime klimatike në Shqipëri
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 5 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.