KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: BE-ja nuk po guxon më as ta përmendë se Kosova ka aplikuar për anëtarësim
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > BE-ja nuk po guxon më as ta përmendë se Kosova ka aplikuar për anëtarësim
AnalizeKryesoreOpinionPolitikeRajoniZhvillim

BE-ja nuk po guxon më as ta përmendë se Kosova ka aplikuar për anëtarësim

Përditësimi i fundit: 13 Dhjetor, 2025 6:33 pm
211 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Sa herë që të bëhen tentime për të diskutuar për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE, lajmërohet ndonjë vend anëtar që nuk e ka njohur Kosovën dhe kundërshton qoftë edhe të përmendet ky aplikim. Javën e fundit këtë e ka bërë Sllovakia. Si pasojë, Kosova mbetet i vetmi vend në Evropë që ka aplikuar për anëtarësim në BE, por që kërkesa e saj nuk është marrë fare parasysh.

Nëse miratohen ashtu siç janë propozuar konkluzat e Këshillit të çështjeve të përgjithshme të BE-së për zgjerimin, do të përfshijnë shumë tema rreth Kosovës, nga obligimet e dialogut e deri te mungesa e progresit të duhur. Por një gjë që asnjëherë në Bashkimin Evropian formalisht as nuk kanë guxuar ta përmendin, është se Kosova ka aplikuar para tre vjetësh për anëtarësim në BE dhe se ky aplikim nuk është marrë fare parasysh nga Këshilli.

Disa shtete anëtare të BE-së që kanë pasur kryesimin e radhës kanë thënë se ‘kanë tentuar’ të nisin debatin në Këshill për aplikimin e Kosovës, por menjëherë kanë hequr dorë pasi kanë hasur në pengesa të pakapërcyeshme nga vendet që nuk e kanë njohur Kosovën. Kështu po përfundon edhe Presidenca e Danimarkës pa asnjë hap drejt futjes së paku në procedurë të aplikimit të Kosovës. Pas Danimarkës, kryesimin e radhës e merr Qipro, një prej vendeve që fuqishëm kundërshton njohjen e Kosovës, prandaj gjasat që të ketë lëvizje janë po ashtu të vogla.

Sa herë që të bëhen tentime për të diskutuar për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE lajmërohet ndonjë vend anëtar që nuk e ka njohur Kosovën dhe kundërshton qoftë edhe të përmendet ky aplikim. Javën e fundit, këtë e ka bërë Sllovakia. Si pasojë, Kosova mbetet i vetmi vend në Evropë që ka aplikuar për anëtarësim në BE, por që kërkesa e saj nuk është marrë fare parasysh.

Nga ana tjetër, Komisioni Evropian ka shprehur gatishmërinë për të nisur punën në përpilimin e opinionit nëse Kosova i përmbush apo jo kushtet për statusin e vendit kandidat nëse e merr një mandat të tillë nga Këshilli. Për të nisur procedurën, vendet anëtare duhet të pajtohen që t’i japin Komisionit Evropian mandatin për të shqyrtuar përmbushjen e kushteve nga Kosova për status kandidati.

KOHA ka kontaktuar disa diplomatë të BE-së dhe që të gjithë kanë konfirmuar se pengesa  e vetme formale është kundërshtimi nga vendet që nuk e kanë njohur Kosovën. Edhe pse nga disa zyrtarë të BE-së përmenden shpesh edhe mungesa e progresit në dialog dhe disa çështje të tjera, ato në këtë moment nuk janë pengesë formale.

Në diskutimet e fundit për konkluzat e përgatitura për takimin e ministrave që zhvillohet javën që vjen, sipas burimeve diplomatike, Sllovakia ka thënë se ‘kundërshton çfarëdo reference në aplikimin për anëtarësim’. Nga ana tjetër, disa vende si Austria, Finlanda por edhe Shërbimi i veprimit të jashtëm të BE-së kanë kërkuar që edhe për Kosovën të ketë lëvizje drejt afrimit me BE-në. Por përkundër se përmendet aty këtu nga ndonjë shtet anëtar, është e qartë se tash e tri vjet kërkesa e Kosovës për anëtarësim në BE është harruar.

Dështimi i Kosovës që të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës, edhe pse kjo organizatë nuk lidhje formale me BE-në, ka ndikuar shumë që edhe në mesin e shteteve që e kanë njohur Kosovën të humbet vullneti për të kërkuar avancim në procesin e anëtarësimit në BE. Hezitimi i vendeve që e kanë njohur Kosovën, sipas disa diplomatëve evropianë, ka krijuar hapësirë që vendet që nuk e njohin Kosovën të diktojnë politikën e BE-së ndaj saj.

Në draftin e konkluzave të përgatitura për takimin e Ministrave vetëm thuhet se ‘Këshilli mbështet përkushtimin e vazhdueshëm të Kosovës në rrugën evropiane dhe reformave përkatëse, për të cilat BE-ja do të vazhdojë mbështetjen e saj’,  por pa përmendur faktin se Kosova ka aplikuar për t’u bërë vend anëtar.

Përveçse nuk ka lëvizje fare rreth kërkesës për anëtarësim në BE, Kosova mbetet i vetmi vend që është nën masa ndëshkuese të Bashkimit Evropian.

 

Marrë nga Koha.net

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Investimet Publike me fondet e huaja: Rënia më e fortë që nga viti 2015

Informatori i CIA-s: “Fauci fshehu qëllimisht të vërtetën mbi origjinën e Covid-it”

Vijon kaosi me pronat, mbi 27 mijë vendime ende të paregjistruara

Inteligjencë Artificiale kundër plagjiaturës, Universiteti i Tiranës hap tenderin 5.9 mln lekë

Turi Çiklistik paralizon 5 ditë Tiranën

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Tentativë arratisjeje në burgun e Lezhës
Artikulli tjetër Pogradec/ Policia ndalon gërmimet në varret ilire në Mokër

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Pse të specializuarit kanë më pak shanse në punë?
Aktuale Analize Kryesore Opinion Sociale 15 Maj, 2026
Bordi i Transparencës njofton çmimet e reja të karburanteve
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 15 Maj, 2026
Mesazhet zbulojnë punën e përditshme dhe dramat e një organizate ndërkombëtare të kokainës
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 15 Maj, 2026
Prangoset Marcel Liçaj, korrier i drogës në vendet e BE
Aktuale Fokus Kryesore Sociale 15 Maj, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.