KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Belgjika kërkon gjysmën e lekëve, që SPAK ka sekuestruar nga organizatat kriminale
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Belgjika kërkon gjysmën e lekëve, që SPAK ka sekuestruar nga organizatat kriminale
AktualeAnalizeFinanceFokusKryesorePolitike

Belgjika kërkon gjysmën e lekëve, që SPAK ka sekuestruar nga organizatat kriminale

Përditësimi i fundit: 6 Tetor, 2025 4:54 pm
177 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Qeveria belge kërkon pjesën e saj nga paratë që SPAK u ka sekuestruar grupeve kriminale shqiptare për hetimet që kanë nisur nga Belgjika. Dy ministre belge, ajo e drejtësisë dhe ministrja e emigracionit do të diskutojnë gjatë vizitës së tyre të posaçme në Shqipëri dhe Kosovë, edhe për ndarjen e parave të sekuestruara nga narkotrafiku.

“Misioni do të përfshijë gjithashtu diskutime mbi një letër qëllimi në lidhje me ndarjen e aseteve, duke lejuar që një pjesë e të ardhurave kriminale të sekuestruara në Shqipëri ose Kosovë si rezultat i hetimeve të udhëhequra nga Belgjika të kthehen në thesarin belg,” raportoi agjencia belge e lajmeve, belganewsagency.

Një pjesë e madhe e sekuestrimeve që SPAK ka bërë ndaj grupeve kriminale kanë ardhur pikërisht për shkak të hetimeve të nisura nga Belgjika. Mes tyre, ndër më të bujshmet kanë qenë sekuestrimet e pasurive të dy vëllezërve nga Fushë Kruja, sekuestrimi i pasurive të Eridian Guerreros në Vlorë etj..

Bëhet fjalë për miliona euro të sekuestruara në formën e llogarive bankare, por edhe pasurive të patundshme, të cilat kanë rrjedhur nga veprimtaritë kriminale. Tani, qeveria belge kërkon pjesën e saj nga këto para.

Transferim të burgosurish

Dy ministret belge filluan një mision diplomatik tre-ditor në Shqipëri dhe Kosovë të hënën. Vizita përqendrohet në adresimin e mbipopullimit të burgjeve dhe luftën kundër krimit të organizuar.

Për të lehtësuar mbipopullimin kronik në burgjet belge, qeveria po shqyrton mundësinë e marrjes me qira ose ndërtimit të një burgu jashtë vendit për shkelësit jo-rezidentë. Ministrat do të zhvillojnë bisedime eksploruese mbi idenë e ta bëjnë këtë në Shqipëri ose në Kosovë gjatë vizitës së tyre në këto vende.

Verlinden dhe Van Bossuyt do të bëjnë gjithashtu presion mbi Shqipërinë që të marrë mbrapsht shtetasit e saj që aktualisht mbahen të ndaluar në Belgjikë. Në burgjet belge ndodhen 307 shqiptarë, 253 prej të cilëve nuk kanë të drejtë të qëndrojnë në vend.

“Nëse ata që janë dënuar këtu dhe nuk kanë të drejtë të banojnë në Belgjikë mund të vuajnë dënimin e tyre në vendin e tyre të origjinës, kjo do të thotë që dënimi zbatohet siç duhet, duke lehtësuar gjithashtu presionin mbi sistemin tonë të burgjeve”, tha Verlinden.

 

Marrë nga BelgaNewsAgency.eu

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Mbi 557 mijë shqiptarë jetojnë në Itali, rreth 141 mijë kanë marrë shtetësinë italiane

Ambasada e SHBA-së paralajmëron qytetarët shqiptarë: “Mos e përdorni vizën turistike për lindje”

Pagesa për koncertin e Kanye West në Fletoren Zyrtare, pa e kaluar në parlament

Greqia, Maqedonia dhe Serbia, bashkë për gazin drejt Europës, Shqipëria mbetet jashtë

Biletat e Kanye West mbeten stok

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Linja nënujore Shqipëri-Itali fillon në 2029-ën
Artikulli tjetër Osmani: Vuçiç tentoi ta prishte takimin e Bërdo-Brionit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Aktivistët kundërshtojnë 4 milionë € për Kanye West
Aktuale Analize Kryesore Kulture Opinion Sociale 10 Korrik, 2026
Projekti i Kushner “hetohet” edhe në parlamentin holandez
Aktuale Analize Fokus Kryesore Opinion Politike 10 Korrik, 2026
Çfarë do të ndodhë me protestën
Analize Fokus Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 10 Korrik, 2026
SHBA në alarm për grupet ekstremiste të majta, dërgon kabllogram për mbi 20 ambasada, edhe asaj shqiptare
Aktuale Bota Fokus Koment Kryesore Politike 10 Korrik, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.