KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Çfarë dihet rreth arrestimit të një gruaje për spiunazh në Kosovë?
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Çfarë dihet rreth arrestimit të një gruaje për spiunazh në Kosovë?
FokusOpinionPolitikeRajoni

Çfarë dihet rreth arrestimit të një gruaje për spiunazh në Kosovë?

Përditësimi i fundit: 4 Mars, 2025 11:21 am
158 Shikime
Share
6 Min. Leximi
SHARE

Tri ditë pas arrestimit të një gruaje me inicialet J.GJ. nga komuniteti serb në veri të Kosovës për “spiunazh”, pothuajse nuk ka asnjë informacion mbi këtë rast.

Ajo që dihet është se J.GJ. është punëtore e misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Prishtinë.

Ndërsa, disa media kosovare shkruajnë se bëhet fjalë për një “spiun” të Agjencisë së Sigurisë dhe Informacionit të Serbisë (BIA), kjo agjenci nuk u është përgjigjur pyetjeve të Radios Evropa e Lirë për të konfirmuar ose mohuar këto spekulime.

Radio Evropa e Lirë ka tentuar të marrë më shumë detaje për këtë rast edhe nga Prokuroria Speciale e Kosovës, si dhe përmes avokatit të së arrestuarës, Predrag Miljkoviq, por pa sukses.

Policia e Kosovës ka konfirmuar shkurtimisht se personi i dyshuar për “spiunazh” është arrestuar më 28 shkurt në pikën kufitare në Jarinjë, në veri të Kosovës, me urdhër të Prokurorisë Speciale, por nuk kanë dhënë detaje të tjera.

Prokuroria Speciale, gjithashtu, njoftoi më 28 shkurt se personi i arrestuar për spiunazh mund të përballet me një dënim minimal prej pesë vjetësh burgim, sipas Kodit Penal, nëse konfirmohet se është marrë me spiunazh ose ka mbledhur të dhëna për një shërbim të huaj inteligjence apo ndihmojnë në ndonjë mënyrë tjetër punën e atij shërbimi.

Deri tani, e vetmja gjë që dihet është se e arrestuara J.GJ. është banore e Mitrovicës së Veriut, e cila është e punësuar në OSBE (Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë).

Misioni i OSBE-së në Kosovë më 2 mars deklaroi se ka marrë parasysh raportimet e mediave për ndalimin e “anëtares së tyre” dhe se janë në kontakt me avokatin e saj.

“Edhe pse misioni nuk mund të komentojë këtë rast për shkak të hetimeve që po zhvillohen, mbetet i përkushtuar për të bashkëpunuar me autoritetet përkatëse”, thuhet në deklaratën e OSBE-së, duke theksuar se janë në kontakt me institucionet relevante dhe Sekretariatin e OSBE-së në Vjenë për të siguruar “respektimin e procedurës së paraparë”.

REL-i i është drejtuar misionit të OSBE-së në Kosovë duke e pyetur se në cilën pozitë saktësisht është e punësuar J. Gj., që sa kohë është anëtare e misionit dhe nëse misioni kryen kontrolle të sigurisë për punonjësit e tij. Mirëpo, deri në publikimin e këtij artikulli, përgjigja nuk ka ardhur.

Seancë gjyqësore e mbajtur me dyer të mbyllura

Seanca në të cilën personit me inicialet J. GJ. iu caktua masa e paraburgimit prej një muaji, u mbajt më 2 mars në Gjykatën Themelore në Prishtinë, por nuk ishte e hapur për publikun.

Më pas, gjykata njoftoi se ekziston “dyshimi i bazuar se J.Gj. “në bashkëkryerje ka kryer veprën penale të spiunazhit” dhe se masa e paraburgimit i është caktuar për shkak të rrezikut se e ajo mund të ndikojë në prova dhe në dëshmitarë, si dhe mund të përsëris veprën e njëjtë penale ose mund të kryejë sërish vepra tjera penale në rrethana të njëjta ose më të rënda.

“Gjykata konsideron se pesha e veprës penale është e natyrës së rëndë, andaj caktimi i masës së paraburgimit është masë e domosdoshme në këtë rast penal dhe se çdo masë tjetër do të ishte e pamjaftueshme për zbatimin e suksesshëm të procedurës penale, pengimin e rrjedhës normale të kësaj procedure penale si dhe pengimin e përsëritjes së veprave penale”, theksohet në njoftim.

Asnjë reagim ndaj arrestimit

Institucionet e Serbisë nuk kanë reaguar ndaj arrestimit të gruas me inicialet J.GJ., ndonëse deri më tani ka qenë praktikë që pas çdo arrestimi të serbëve në Kosovë, përfshirë ata për “terrorizëm” ose “rrezikim të rendit kushtetues”, të reagojë Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Gjithashtu, nuk është prononcuar as Lista Serbe, partia më e madhe e serbëve në Kosovë, e cila gëzon mbështetjen e Beogradit zyrtar.

Arrestimi i të dyshuarës J.GJ. ndodhi në të njëjtën ditë kur ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, njoftoi se policia, pas marrjes së informacioneve nga terreni, kishte nisur një operacion në territorin e komunës së Leposaviqit, gjatë të cilit u sekuestruan uniforma ushtarake, armë dhe municion dhe se pas gjithë kësaj qëndrojnë anëtarët e organizatës “Mbrojtja Civile”, e cila “vazhdon të veprojë në territorin e Kosovës”.

Akuza të mëparshme për bashkëpunim me BIA-n

Gjithashtu, Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti më 20 shkurt një aktakuzë kundër dy personave me inicialet B.SH. dhe M.Q., nën dyshimin se kanë kryer veprën penale të spiunazhit.

Mediat lokale në Kosovë raportuan se bëhet fjalë për shqiptarë të Kosovës të lidhur me autoritetet serbe, përkatësisht me Agjencinë e Sigurisë dhe Informacionit të Serbisë (BIA).

Megjithatë, BIA mohoi çdo lidhje me të arrestuarit në Kosovë, duke e cilësuar këtë si një “përpjekje për të shpërndarë lajme të rreme” nga autoritetet në Prishtinë.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shtëpia, shkopi dhe karrota: Paradoksi i intervenizmit

Saksonët

Qeveria planifikon të shkrijë Kadastrën dhe Agjencinë e Trajtimit të Pronave

Media italiane: Nuk ndalen protestat, shqiptarët kundër Kastës Rama-Berisha!

Champions League/ Napoli-Arsenal top ndeshja, por në fushë janë edhe Barcelona, Liverpool e Paris Saint Germain

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm A do ta braktisin Shtetet e Bashkuara NATO-n?
Artikulli tjetër Besnikëria e diasporës ndaj Kurtit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Vuçiç shpërndan Parlamentin në Serbi, shpall zgjedhje të parakohshme më 25 tetor
Aktuale Analize Fokus Politike Rajoni 9 Shtator, 2026
Mbledhja e firmave për ndryshimin e Kodit Elektoral has pengesën e parë
Analize Fokus Kryesore Politike Zhvillim 9 Shtator, 2026
Itali/ Ekzekutohet me armë zjarri 35-vjeçari shqiptar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 9 Shtator, 2026
Më 25 tetor ndryshon ora
Kryesore Sociale Te Tjera Zhvillim 9 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.