KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Besnikëria e diasporës ndaj Kurtit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Besnikëria e diasporës ndaj Kurtit
AnalizeKomentKryesorePolitikeRajoniSociale

Besnikëria e diasporës ndaj Kurtit

Përditësimi i fundit: 4 Mars, 2025 11:23 am
153 Shikime
Share
9 Min. Leximi
SHARE

Jetojnë me mijëra kilometra larg, por ndikimi i tyre në zgjedhjet në Kosovë është i pamohueshëm. Nga Parisi në Milano, kosovarët jashtë vendit vazhdojnë të mbështesin Lëvizjen Vetëvendosje dhe udhëheqësin e saj, Albin Kurti. Por, çka e nxit këtë besnikëri të tyre?

Për Hilmi Gashin, 55 vjeç, Lëvizja Vetëvendosje është e vetmja parti në Kosovë, që, krahas elementeve të forta shtetformuese dhe të mbrojtjes së sovranitetit, ka në agjendë edhe çështje sociale.

Për t’i ofruar mbështetje kësaj partie, të udhëhequr nga kryeministri aktual, Albin Kurti, ai udhëtoi nga Zvicra në Kosovë dhe votoi në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

“Lëvizja Vetëvendosje ka një agjendë sociale për mbrojtjen e nënave, grave, të rinjve dhe pensionistëve. E mbështet një ekonomi tregu me elemente sociale dhe e lufton korrupsionin”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Gashi, i cili tash e 33 vjet jeton në një qytezë në Kantonin e Bernit, thotë se e ka gjetur veten te programi i kësaj partie, edhe për faktin se ai vetë udhëheq një sindikatë që avokon për të drejtat e të rinjve, grave dhe imigrantëve.

Te synimet e Vetëvendosjes thotë se sheh “një shtet që ofron shërbime cilësore për qytetarët e tij – qoftë në shëndetësi, arsim apo administratë”.

“Vetëvendosje e ka ngritur Kosovën në agjendën politike jo si një shtet që pranon urdhra nga lart, por si një partner i barabartë në tryezë”, thotë Gashi.

“Për mua është e rëndësishme që kur vij në Kosovë, të pritem në kufi si njeri, e jo të plaçkitem. Këto gjëra më bëjnë të ndihem mirë, sepse vërehet përmirësim”, thotë mbështetësi i kamotshëm i Vetëvendosjes.

Për zgjedhjet e rregullta parlamentare të 9 shkurtit, në diasporë u regjistruan afro 105 mijë votues kosovarë, prej të cilëve votuan rreth 80.000 – disa në përfaqësi diplomatike, disa me postë.

Nga numërimi i shumicës së votave nga diaspora, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve bëri të ditur se Lëvizja Vetëvendosje prin bindshëm, kundrejt Partisë Demokratike të Kosovës, Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Si do të duket Kuvendi i ardhshëm i Kosovës?

Ngjashëm edhe në zgjedhjet e para katër vjetëve, Vetëvendosje siguroi mbi 80 për qind të votave të diasporës.

Votues i kësaj partie, edhe atëherë, edhe tash, ishte Izet Dushi, i cili prej vitesh jeton në Halmstad të Suedisë.

Pensionisti 80-vjeçar thotë se ka votuar me postë, i nxitur nga “qeverisja e pakorruptuar e Kurtit” dhe “politikat e tij”.

Ai përmend “mbështetjen e Qeverisë së Kurtit për studentët, rritjen e pagave dhe pensioneve, si dhe shtesat për fëmijë”, por thotë se në mënyrë të veçantë vlerëson përpjekjet për shtrirjen e autoritetit në veri të Kosovës – zonë e banuar me shumicë serbe.

“A ka më mirë se të lëvizësh lirshëm në atë pjesë”, thotë Dushi, i cili aktualisht gjendet për pushime në Kosovë.

“Lëvizja Vetëvendosje më e organizuar”

Lirim Krasniqi, nga organizata Germin në Kosovë, e cila merret kryesisht me çështje të diasporës, thotë se Lëvizja Vetëvendosje ka qenë më e angazhuar me mërgatën, gjatë fushatës parazgjedhore.

Sipas tij, ajo ka mbajtur më shumë takime me të, krahasuar me partitë tjera, dhe ka më shumë përfaqësues në shtetet ku është e përqendruar diaspora.

“Diaspora voton zakonisht për tema me rëndësi kombëtare, si politika e jashtme, dialogu me Serbinë, siguria dhe ushtria. Në këto çështje, Lëvizja Vetëvendosje ka qenë shumë më e zëshme se partitë e tjera”, thotë Krasniqi për Radion Evropa e Lirë.

Ai kujton se kjo parti, verën e kaluar, ka lansuar edhe një projekt për investime nga diaspora, që, siç thotë, mund të ketë shërbyer si shtysë për rreshtimin e saj pas Vetëvendosjes.

Për më tepër, votimi i diasporës në ambasadat apo konsullatat e vendeve ku jetojnë, u mundësua për herë të parë në zgjedhjet e 9 shkurtit, kujton ai.

Por, sociologu Artan Muhaxhiri është në mesin e zërave më kritikë sa i përket votimit të diasporës.

Ai thekson se në aspektin ekonomik dhe zhvillimor të Kosovës, ajo ka rëndësi të madhe, por shton se jo të gjithë pjesëtarët e saj mund të jenë mirë të informuar për zhvillimet e brendshme në vend.

“Dikush që ka shkuar në pesë apo dhjetë vjetët e fundit mund të votojë, sepse ka potencial për t’u rikthyer në Kosovë. Por, nëse dikush ka shkuar që 20-30 vjet dhe është integruar atje, mendoj se nuk është krejtësisht e drejtë që të votojë për një sistem politik nga i cili nuk ndikohet”, thotë Muhaxhiri për Radion Evropa e Lirë.

Gashit, i cili pjesën më të madhe të jetës së tij e ka kaluar në Zvicër, kjo i duket absurde.

Sipas tij, diaspora e Kosovës ka lidhje të ngushta me vendin e origjinës dhe ka të drejtë të shprehë mendimin e saj për zhvillimet politike në Kosovë.

“Se cila parti e udhëheq shtetin, është e dorës së dytë. Unë nuk ia jap votën se më pëlqen partia, por se punon”, thotë ai.

Si shumë të tjerë, Gashi thotë se prej vitesh dërgon para për familjarët në Kosovë, që për disa qytetarë përbëjnë të ardhurat kryesore.

Të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës tregojnë se në periudhën janar – shtator të vitit të kaluar, Kosova ka pranuar remitenca në vlerë prej mbi një miliard eurosh, ndërsa në vitin 2023 kjo shumë ishte mbi 1.2 miliard euro.

Për shtatë vjet ndërkaq – nga 2017-ta deri më 2023 – vlera e remitencave ka arritur në mbi 6.9 miliardë euro.

Shumë udhëheqës biznesesh i cilësojnë këto të ardhura si “infuzion” për ekonominë e Kosovës.

Përveç tyre, diaspora investon edhe në patundshmëri në Kosovë, ndërsa shpenzon shuma të konsiderueshme parash edhe gjatë pushimeve.

Sipas BQK-së, vlera e përgjithshme e investimeve të huaja direkte, ku përfshihen edhe ato të diasporës në patundshmëri, ka arritur në rreth 700 milionë euro në periudhën janar-shtator të vitit 2024, ndërsa në vitin 2023 ka qenë 732 milionë euro.

Gjatë regjistrimit të popullsisë, vitin e kaluar, Agjencia e Statistikave të Kosovës ka bërë të ditur se mbi 550 mijë kosovarë janë regjistruar në shtete të ndryshme të botës. Numri më i madh i tyre është i përqendruar në Gjermani.

Ndryshe, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve pritet të bëjë certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve të 9 shkurtit në mes të këtij muaji.

Nga rezultatet preliminare, asnjë parti nuk ka siguruar mjaftueshëm vota sa për të formuar e vetme qeverinë. Vetëvendosje prin me rreth 40%, PDK-ja me rreth 22%, LDK-ja me rreth 17% dhe koalicioni AAK-Nisma me rreth 7%.

Analistët nuk e përjashtojnë mundësinë që Vetëvendosja të sigurojë së paku një deputet nga votat e diasporës.

Qeveria e udhëhequr nga kjo parti në katër vjetët e fundit është përballur edhe me kritika, sidomos nga bashkësia ndërkombëtare, për shkak të disa veprimeve që ajo i ka konsideruar si të pakoordinuara në veri të Kosovës.

Qeveria e Kurtit e ka gjetur veten, po ashtu, në raporte të Departamentit amerikan të Shtetit për korrupsion qeveritar, apo të Reporterëve pa Kufij për kufizimin e lirisë së mediave.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Shtëpia, shkopi dhe karrota: Paradoksi i intervenizmit

Saksonët

Qeveria planifikon të shkrijë Kadastrën dhe Agjencinë e Trajtimit të Pronave

Media italiane: Nuk ndalen protestat, shqiptarët kundër Kastës Rama-Berisha!

Champions League/ Napoli-Arsenal top ndeshja, por në fushë janë edhe Barcelona, Liverpool e Paris Saint Germain

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Çfarë dihet rreth arrestimit të një gruaje për spiunazh në Kosovë?
Artikulli tjetër Kurti i fton sërish hetuesit në zyrën e tij

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Vuçiç shpërndan Parlamentin në Serbi, shpall zgjedhje të parakohshme më 25 tetor
Aktuale Analize Fokus Politike Rajoni 9 Shtator, 2026
Mbledhja e firmave për ndryshimin e Kodit Elektoral has pengesën e parë
Analize Fokus Kryesore Politike Zhvillim 9 Shtator, 2026
Itali/ Ekzekutohet me armë zjarri 35-vjeçari shqiptar
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 9 Shtator, 2026
Më 25 tetor ndryshon ora
Kryesore Sociale Te Tjera Zhvillim 9 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.