KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kurti i fton sërish hetuesit në zyrën e tij
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Kurti i fton sërish hetuesit në zyrën e tij
FokusOpinionPolitikeRajoniZhvillim

Kurti i fton sërish hetuesit në zyrën e tij

Përditësimi i fundit: 4 Mars, 2025 11:25 am
170 Shikime
Share
7 Min. Leximi
SHARE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, përsërti të martën se është i gatshëm të dëshmojë në rastin e rezervave shtetërore dhe i ftoi sërish hetuesit e Prokurorisë Speciale që të shkojnë në zyrën e tij.

Kurti i bëri komentet në Gjilan, ku mori pjesë në vendosjen e gurthemelit të një kopshti për fëmijë.

Në kohën që ishte atje, përkatësisht në 10:00 të paradites, ai ishte i ftuar të paraqitej në Prokurorinë Speciale të Kosovës, me urdhër nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Megjithatë, Kurti nuk u paraqit atje, konfirmoi për Radion Evropa e Lirë zëdhënësja e Prokurorisë Speciale, Liridona Kozmaqi.

“Asnjëherë s’kam thënë se s’do të jap dëshmi dhe e refuzoj…Kam thënë se jam i gatshëm dhe i interesuar. Kam shkruar letër ku kam treguar edhe oraret kur mund të bëhen. Mirëpres Prokurorinë e Shtetit në zyrën e kryeministrit”, tha Kurti në Gjilan.

Si ka ardhur puna deri këtu?

Gjykata Themelore në Prishtinë ka konfirmuar ditë më parë se ka lëshuar urdhër që e obligon Kurtin të japë dëshminë e tij në cilësinë e dëshmitarit, në një rast që ka të bëjë me dyshimet për keqpërdorime me rezervat shtetërore.

Urdhri ka ardhur pasi kryeministri nuk u është përgjigjur dy ftesave që ia ka bërë Prokuroria në muajt e fundit.

Vetë kryeministri ka thënë disa herë se nuk i ka refuzuar ftesat, por ka insistuar që dëshminë ta japë në zyrën e tij në Kryeministri.

Zyra e tij ka thënë se i ka dërguar kërkesë Gjykatës Themelore për ta urdhëruar Prokurorinë që ta marrë dëshminë e Kurtit në Kryeministri.

Kurti pretendon se Prokuroria ka marrë dëshmi në zyrën e kryeministrit edhe në të kaluarën – pa përmendur ndonjë emër – ndërsa refuzimin e tij për të shkuar në Prokurori e arsyeton duke thënë se nuk dëshiron të bëhet “lajm botëror”, që kinse kryeministri po dyshohet për një rast korrupsioni.

Në linjë të njëjtë me të është edhe ministrja e Drejtësisë e Kosovës, Albulena Haxhiu.

Për të, kërkesa e Prokurorisë ndaj Kurtit është politike.

“Sistemi i drejtësisë në Republikën e Kosovës, kurrë më i lirë nuk ka qenë nga ndikimi politik. Por, më duhet të them, kurrë më politik nuk ka qenë. Duke qenë se nuk kanë mundur të na ndalin me veprime në Kuvend, opozita, ose dikush nga analistët në studiot televizive, kanë zgjedhur me Prokurorinë Speciale, por nuk mund të na ndalin”, ka deklaruar Haxhiu më 26 shkurt, pa përmendur dikë me emër, dhe pa ofruar ndonjë dëshmi për pretendimet e bëra.

Çfarë parasheh ligji?

Vullnet Bugaqku, hulumtues i lartë në Institutin Demokratik të Kosovës (KDI) ka thënë për Radion Evropa e Lirë se procedurat për një situatë të tillë janë të rregulluara me Kodin e Procedurës Penale.

“Secilën herë që ekziston një ftesë, qoftë në Gjykatë, qoftë në Prokurori, obligohen të gjithë personat, pavarësisht çfarë pozite mbajnë, t’i përgjigjen pozitivisht ftesës së policisë, Prokurorisë, apo gjykatave, për të dhënë dëshminë në këto institucione”, ka thënë ai.

Sipas Bugaqkut, mospranimi për të dëshmuar, pa ndonjë arsye që do të ishte e vlefshme për prokurorin e rastit, apo për gjyqtarin, i detyron institucionet të tentojnë ta bindin personin për të dëshmuar, qoftë përmes shqiptimit të gjobës preliminare, në këtë rast prej 250 eurosh, apo më vonë përmes dërgimit në mbajtje për 30 ditë.

I pyetur nëse gjoba mund t’i shqiptohet Kurtit menjëherë, në rast të mosparaqitjes në Prokurori më 4 mars, Bugaqku ka thënë se gjithçka varet nga gjyqtari i procedurës paraprake.

“Ndoshta do t’i jepet edhe një rast, t’i dërgohet edhe një ftesë, para se t’i shqiptohet një gjobë, për mospërgjigje ndaj organeve të drejtësisë dhe mosbashkëpunimit me organet e drejtësisë në dhënien e dëshmisë së tij”.

Sipas tij, një qasje e tillë e kryeministrit mund të shihet nga organet e drejtësisë si pengim i hetimeve drejt zbardhjes së të vërtetës në rastin me rezervat shtetërore.

A ka ndodhur diçka e tillë më parë në Kosovë?

Po. Më 2011, Blerim Kuçi, atëherë kryetar i Komunës së Suharekës, pati qëndruar në paraburgim për 30 ditë, pasi kishte refuzuar të jepte dëshmi për dyshimet lidhur me krimet e ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Para masës së ndalimit, ai ishte gjobitur me 250 euro.

Sjellja e Kurtit sfidon parimin e barazisë para ligjit

Vullnet Bugaqku, por edhe shumë njohës tjerë të drejtësisë, besojnë se sjellja e Kurtit krijon përshtypjen e gabuar se parimi i barazisë para ligjit nuk vlen për zyrtarët e lartë.

“Kjo krijon një njollë të keqe në ndarjen dhe balancimin e pushteteve, dhe duhet ditur se barazia e ligjit vlen për të gjithë, si për ata që mbajnë pozita të larta, si për çdo qytetar tjetër të Republikës së Kosovës”.

Rasti i rezervave shtetërore

Më 2023, tre persona ishin arrestuar për rastin e rezervave shtetërore. Në mesin e tyre ishin edhe punonjës të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), që udhëhiqet nga Rozeta Hajdari, e cila, gjatë paraqitjes për dëshmi në Prokurorinë Speciale, ka zgjedhur të mbrohet në heshtje.

Në këtë ministri, më 2023, u kryen bastisje pas publikimit të audio-incizimeve nga portali Nacionale, ku pretendohej se një sasi vaji, e blerë në Poloni, dhe një sasi gruri, e blerë në Turqi, nuk kishin arritur kurrë.

Hajdari ka thënë se blerjet për rezerva shtetërore janë bërë në përputhje me ligjin, por nuk ka dhënë më shumë detaje, meqë informacionet për to janë sekrete shtetërore.

Ajo e ka akuzuar policinë se gjatë bastisjeve, ka marrë në cilësinë e provave dokumente të klasifikuara si sekrete shtetërore.

Kurti i pati dalë në mbrojtje Hajdarit, duke thënë se “nuk ka kurrfarë korrupsioni e keqpërdorimi”.

 

Marrë nga Radio Evropa e Lirë

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Kroacia gropos 14.7 tonë speca të kuq të fermerëve fierakë

SPAK-u godet call center-in në Tiranë/ 8 masa sigurie, tre persona në burg

Champions League/ Edhe sot 6 përballje në fushë

Hagë/ Prokuroria kërkon 6 vjet burgim për Thaçin, për pengim të drejtësisë

Braktiset dëgjesa për Reformën Territoriale në Rrajcë

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Besnikëria e diasporës ndaj Kurtit
Artikulli tjetër Gjermani:Ekspertët sugjerojnë 400 miliardë euro për mbrojtje

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Dhunohet drejtori i Ujësjellësit të Elbasanit
Analize Fokus Kryesore Sociale Zhvillim 10 Shtator, 2026
Kontinenti i vjetër nuk është më i lakmueshëm, bien me 17% kërkesat për azil në BE
Aktuale Analize Bota Fokus Sociale 10 Shtator, 2026
Ngërçi me pagat: Kryetarët e gjykatave kallëzojnë në SPAK ministrin e Financave
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 10 Shtator, 2026
Protesta zhvendoset para SPAK-ut
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 10 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.