KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Dimal Basha zgjidhet kryeparlamentar i Kosoves
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Dimal Basha zgjidhet kryeparlamentar i Kosoves
AktualeAnalizeKomentKryesorePolitikeRajoni

Dimal Basha zgjidhet kryeparlamentar i Kosoves

Përditësimi i fundit: 27 Gusht, 2025 11:59 am
246 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Pas gati shtatë muajsh prej zgjedhjeve parlamentare, Kuvendi i Kosovës ka zgjedhur kryeparlamentarin e ri. Dimal Basha i Lëvizjes Vetëvendosje ka marrë 73 vota pro për të marrë postin e kryetarit të Kuvendit. Për këtë post, Basha mori vota edhe nga Partia Demokratike e Kosovës. Pas tij janë zgjedhur edhe nënkryetarët e partive shqiptare dhe ai i komunitetit joshumicë joserbe. Vonesa janë shfaqur te propozimi i Listës Serbe për Sllavko Simiqin. Pas tri dështimeve, partia nuk propozoi më emra të tjerë, e kryetari Basha vendosi për hedhje të shortit. E pasi disa emra dështuan edhe në short, Basha vendosi që seanca të vazhdojë të enjten. Pa u zgjedhur të gjithë nënkryetarët Kuvendi nuk konsiderohet i konstituuar.

Haxhiu: Shpresoj që deri të enjten të ketë reflektim opozitar
Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se shpreson që partitë opozitare të legjislaturës së kaluar të reflektojnë dhe Nenad Rashiq të votohet të enjten për nënkryetar të Kuvendit të Kosovës.

Haxhiu, e cila është zgjedhur nënkryetare, ka thënë se sot ishte mundësia e largimit të përfaqësuesit të Listës Serbe nga Kryesia e Kuvendit.

“Sot kishte mundësi që dita të përmbyllej me dy lajme të mira. Konstituimi i Kuvendit dhe largimi i përfaqësuesit të Listës Serbe nga Kryesia e Kuvendit. Por fatkeqësisht, opozita nuk pati as vullnetin dhe as guximin e nevojshëm. Për vetëm gjashtë vota më shumë, z. Nenad Rashiq do të ishte zgjedhur nënkryetar i Kuvendit. Shpresoj që deri të enjten të ketë reflektim opozitar. Duke e ditur që kryeterroristi Milan Radoiçiq është kryetar formal i Listës serbe, le të përbashkohemi për Kosovën dhe sidomos për nder të heronjve tanë, si Enver Zymberi dhe Afrim Bunjaku”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.

Konstituimi i Kuvendit ka stagnuar të martën te zgjedhja e nënkryetarit nga radhët e komunitetit joshumicë serb.

Pasi Sllavko Simiq nuk mori votat e nevojshme në tri tentime, e Lista Serbe s’propozoi opsione tjera, erdhi te zgjedhja me short. Pasi Vesna Çeraniq, Stefan Kovaçeviq nuk u votuan dhe Liljana Stefanoviq refuzoi të propozohej, erdhi radha te Nenad Rashiq.

Ai mori 55 vota pro, një ishte kundër dhe 17 abstenuan.

Osmani shpreson që sa më parë të konstituohet Kuvendi dhe të votohet qeveria e re

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka mirëpritur fillimin e konstituimit të legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës.

Të martën është zgjedhur Dimal Basha kryetar i Kuvendit, ndërsa nënkryetar janë zgjedhur Albulena Haxhiu, Vlora Çitaku, Kujtim Shala dhe Emilia Rexhepi.

Konstituimi është bllokuar te zgjedhja e nënkryetarit nga radha e komunitetit joshumicë serb. Seanca e radhës do të mbahet të enjten.

Osmani shpreson që sa më parë të konstituohet Kuvendi e të votohet qeveria e re.

“Presidentja mirëpret që procesi i konstituimit të Kuvendit ka filluar të zhbllokohet dhe shpreson që ky proces të përmbyllet sa më parë, në përputhje me kushtetutën. Ajo i uron punë të mbarë e në interes të vendit kryetarit të ri Dimal Basha dhe nënkryetarëve të zgjedhur të Kuvendit, znj.Albulena Haxhiu, Znj.Vlora Çitaku, z.Kujtim Shala dhe znj.Emilija Redžepi.  Presidentja shpreson që sa më parë, e në përputhje me procedurat kushtetuese, Kuvendi të votojë edhe Qeverinë e re të dalë nga vullneti i qytetarëve nga zgjedhjet e 9 shkurtit”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

 

Marrë nga Koha.net

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Hierarkia e pagave të zyrtarëve të lartë në Shqipëri

Botoxi kontrabandë/ Si u mbyll dosja për doktorin e VIP-ave, Skerdi Faria

Autoritetet greke në “gjueti” të Alket Rizait/ Po fshihet në Shqipëri?

Vendi i varfër i Europës, e shet naftën 2.8 dollarë për litër

Pas problemeve me qeverinë në shtëpi, 4iG vendos të listohet në Nasdaq

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Trump e ngre mundësinë e një “lufte ekonomike”, nëse Rusia nuk lëviz drejt paqes
Artikulli tjetër Zgjedhja e Dimal Bashës në krye të Kuvendit të Kosovës sjell pakënaqësi

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Nafta, 70 lekë më shumë se në rajon/ Konfindustria kërkesë për qeverinë
Aktuale Analize Ekonomi Kryesore Sociale 17 Shtator, 2026
OVL e UÇK-së thërret protestë popullore nesër në Prishtinë
Aktuale Analize Fokus Koment Kryesore Rajoni Sociale 17 Shtator, 2026
Dënimet e Hagës për ish-krerët e UÇK-së/ Studentët në Prishtinë nisin protestat
Aktuale Analize Fokus Kryesore Rajoni Sociale 17 Shtator, 2026
Qytetarët protestojnë pranë Kuvendit, përplasen me policinë
Aktuale Analize Fokus Kryesore Sociale 17 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.