A duhet të na befasojë fakti që më shumë se gjysma e amerikanëve që identifikohen si “të majtë” besojnë se vrasja e presidentit Donald Trump është e justifikueshme?
Sondazhi i Rutgers-it vjen në mes të një vale sulmesh të dhunshme kundër makinave Tesla dhe pronave të tjera në javët e fundit, ku zjarrvënës kanë djegur stacione karikimi dhe makina Tesla janë qëlluar me armë, janë vandalizuar dhe djegur. Në një incident sidomos shqetësues, “pajisje ndezëse” u hoqën nga një skuadër bombash nga një sallon i Teslës në Austin të Teksasit. Kjo përkon edhe me protestat masive “Hands Off” në qytete të ndryshme të Amerikës, ku parulla jashtëzakonisht nxitëse në pankarta barazojnë republikanët me njerëzit më të ligj të historisë.
“Digj një Tesla, shpëto demokracinë”, shkruhej në një pankartë jashtë një salloni të Teslës në Nju Jork fundjavën e kaluar. “Braktisni presidencat e padëshiruara”, thuhej në një tjetër në Kaliforni. Fytyra e Trump-it me mustaqe si të Hitlerit shihet rregullisht në tubime të mëdha të demokratëve. Makinat Tesla quhen “swasticar”. Që Trump dhe Musk ndodhen në të njëjtin nivel moral me Hitlerin dhe Musolinin tani është një gjë e pranuar në qarqet demokrate.
Pavarësisht se çfarë mendoni për përpjekjet e DOGE-s për të reduktuar shpërdorimin, mashtrimet dhe shpenzimet abuzive apo për tarifat dhe trazirat tregtare, asgjë nga këto nuk mund të krahasohet me një nga krimet më të mëdha në histori. Por një retorikë kaq nxitëse pasqyron komentet e liderëve demokratë, të cilët po e normalizojnë dhunën politike për të majtën.
Në një tubim në shkurt para Departamentit të Thesarit, përfaqësuesja Ayanna Pressley (D-MA) e quajti Musk një “fëmijë nepotizmi i nazizmit… një miliarder pa Zot dhe pa ligj” dhe premtoi se ai do të përballet me opozitë “në gjykatë, në Kongres, në rrugë.” Pressley u mbështet nga shumë demokratë “kryesorë”, të cilët e mbështetën në vend që ta dënonin siç duhej. Përfaqësuesi Jamie Raskin (D-MD) tha për Trump-in të shtunën e kaluar: “Kemi një president me politikat e Musolinit dhe ekonominë e Herbert Hoover-it, një diktator i çmendur që po rrëzon ekonominë tonë.”
Përveç se e kanë quajtur fashist, të majtët e kanë quajtur Trump-in një marionetë ruse, racist dhe një “kërcënim për demokracinë”, kjo e fundit pavarësisht se është zgjedhur në mënyrë demokratike dy herë. Nuk është aspak çudi që jeta e tij është në rrezik të vazhdueshëm. Dy përpjekje për atentat ndaj tij u parandaluan edhe para se të merrte detyrën për herë të dytë. Radikalët janë të inkurajuar nga udhëheqësit e spektrit demokrat dhe është bërë përpjekje që të kthehet diskutimi për atentatet, si drejtpërdrejt ashtu edhe të tërthorta, në një shprehje patriotizmi.
Për fat të mirë, Trump e ktheu kokën në momentin e fundit në Butler të Pensilvanisë këtë verë dhe shmangu një plumb të atentatorit. Javë më vonë, një aktivist i çmendur pro-Ukrainës u fsheh në shkurre për të qëlluar Trump-in, por u pikas përpara se ta bënte. Ende nuk dihet shumë për asnjërin nga këto episode, por është e qartë se të tjerë nga e majta do ta eliminonin Trump-in nëse do të kishin mundësinë.
Frikësimi dhe dhuna janë kthyer tashmë në një pjesë të pandashme të strategjisë së demokratëve. Partia e së majtës duhet të heqë dorë nga kjo kulturë dhune, përpara se të jetë tepër vonë.
Marrë nga Washington Examiner