KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Forumi në Davos arrin ‘kulmin e pesimizmit’ për Europën, ndërsa entuziazmi i SHBA-së rritet
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Forumi në Davos arrin ‘kulmin e pesimizmit’ për Europën, ndërsa entuziazmi i SHBA-së rritet
AnalizeEkonomiKryesorePolitike

Forumi në Davos arrin ‘kulmin e pesimizmit’ për Europën, ndërsa entuziazmi i SHBA-së rritet

Përditësimi i fundit: 23 Janar, 2025 2:52 pm
119 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Investitorët kanë paralajmëruar për cenueshmërinë e Europës ndaj politikave të Donald Trump “Amerika e para”. Planet e Trump për ndryshimin dhe reduktimin e taksave shkaktuan një shpërthim entuziazmi nga shumë drejtues të SHBA-së në Forumin Ekonomik Botëror në Davos këtë javë, ndërsa në Wall Street S&P 500 arriti shumë pranë një rekordi të ri në mbyllje të mërkurën.

Por disponimi në lidhje me Europën ishte shumë më i errët. Një drejtues i një banke të madhe amerikane, paralajmëroi për “pesimizëm maksimal” për kontinentin. Kërcënimi i tarifave të SHBA-së ndaj Europës shtoi shqetësimet e drejtuesve dhe politikanëve në Davos dhe ata paralajmëruan se një valë ekonomike në rritje e SHBA, mund të dobësojë besimin në anën tjetër të Atlantikut.

Christine Lagarde, presidente e Bankës Qendrore Europiane, tha se nuk ishte “pesimiste” të thuhej se Europa po përballet me një “krizë ekzistenciale”.

Trump ka trashëguar një treg në rritje të aksioneve

Europianët duhej të jenë realistë, tha Lagarde në një panel diskutimi. “Tani po marrim këtë shtysë të madhe, sepse një tjetër lojtar i madh në ekonominë globale po i organizon gjërat në një mënyrë tjetër dhe po kërcënon disa nga partnerët dhe lojtarët me të cilët ai vend bashkëpunonte më parë.”

Parashikimet nga FMN-ja këtë muaj përmirësuan ndjeshëm perspektivat ekonomike për SHBA-në këtë vit, duke parashikuar rritje prej 2.7 %, shumë më lart se zgjerimi i parashikuar i Eurozonës prej 1 %.

Ekonomia më e madhe e Eurozonës, Gjermania, ka përjetuar dy vjet tkurrje dhe parashikohet të zgjerohet me vetëm 0.3 % këtë vit. Ndërkohë, SHBA-të morën një pjesë rekord të projekteve të investimeve ndërkufitare Greenfield në 12 muajt deri në nëntor, sipas të dhënave paraprake nga FDI Markets.

Rreziku kryesor në SHBA është se axhenda e Trump përfundon duke nxitur inflacionin dhe duke parandaluar Rezervën Federale, që të ulë normat e interesit. FMN-ja paralajmëroi për rrezikun e rritjes së çmimeve, nëse Trump e mbistimulon ekonominë amerikane ndërsa frenon anën e ofertës së ekonomisë, përmes goditjes së emigracionit.

Ndërsa nga kërkesa më e fortë e SHBA-së do të përfitojnë vendet që mbështeten shumë në eksportet në SHBA, investitorët në Davos folën për rrezikun, që rritja në Europë mund të nënvlerësojë parashikimet tashmë të zymta.

Financat e tendosura publike në vende si Franca dhe Britania e Madhe, mund t’i lënë ata të ekspozuar ndaj një rritjeje të mëtejshme në kostot e huamarrjes afatgjata, të nxitura nga shkurtimet e taksave në SHBA.

Rritja e yield-eve të bonove të thesarit në SHBA po rrit kostot e huamarrjes të vendeve europiane

Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit Europian, tha se BE-ja dhe SHBA-ja duhet të negociojnë për të ruajtur marrëdhëniet tregtare, duke pasur parasysh se me vëllimet tregtare mes tyre në 1.5 trilion euro dhe investimet masive transatlantike, “shumë është në rrezik për të dyja palët”.

Brukseli shpreson se kërcënimet për tarifa të larta do të jenë një pararendës i marrëveshjeve, që shmangin disa nga ato barriera, siç bënë në mandatin e parë të Trump. Por hendeku me Brukselin u dëshmua këtë javë, pasi Trump njoftoi largimin e SHBA nga marrëveshja e klimës së Parisit, një gur themeli i politikës së BE-së dhe Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Ekonomia europiane kishte treguar “rezistencë” përballë goditjeve të tilla si Covid-19 dhe rritja e çmimit të energjisë pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia, tha Valdis Dombrovskis, komisioneri i ekonomisë së BE-së. Por, ai pranoi se një fragmentim më i thellë në sistemin ekonomik global do të ishte “shumë i kushtueshëm për BE-në, duke qenë se BE-ja është një superfuqi tregtare”.

Në të njëjtën kohë, një përpjekje për ndryshimin e rregulloreve në SHBA mund të dëmtojë më tej konkurrencën europiane, nëse qeveritë nuk arrijnë të marrin një përgjigje efektive. Rregullimi i teknologjisë dhe inteligjencës artificiale do të provojë të jetë një test kyç.

 

Marrë nga Monitor

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Të largohet Rama, po kush duhet të vijë?

Rama dhe Netanyahu përballë skandaleve të korrupsionit: Pse Shqipëria po përmendet në Izrael?

Europa si premtim, Shqipëria si zhgënjim!

Dhunë, trafik droge dhe korrupsion: Si e shiti Rama Shqipërinë?

A po i vjen fundi?

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Vrasja e Ardian Nikulajt, gjykata londineze vendos për ekstradimin e Steven Hunt
Artikulli tjetër Afganët mbesin në Shqipëri

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Procesi i Berlinit përballë realitetit ekonomik të Ballkanit
Analize Kryesore Opinion Politike Rajoni Zhvillim 23 Tetor, 2026
Avokati që rezervoi pritjen e Edi Ramës në Detroit refuzon postin konsullit në Michigan dhe kërkon dorëheqjen e Ramës
Analize Koment Kryesore Politike Zhvillim 23 Tetor, 2026
Edi Rama është në fakt aset për Serbinë dhe gazep për Shqipërinë!
Koment Kryesore Opinion Politike Rajoni Zhvillim 23 Tetor, 2026
Studenti i Mjekësisë nxjerr bllof Ramën
Aktuale Fokus Koment Kryesore Politike 23 Tetor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.