KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Fuqitë ushtarake evropiane duan të zëvendësojnë SHBA-të në NATO
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Analize > Fuqitë ushtarake evropiane duan të zëvendësojnë SHBA-të në NATO
AnalizeBotaPolitikeZhvillim

Fuqitë ushtarake evropiane duan të zëvendësojnë SHBA-të në NATO

Përditësimi i fundit: 22 Mars, 2025 10:04 pm
168 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Disa nga fuqitë më të mëdha ushtarake evropiane po hartojnë plan për të marrë më shumë përgjegjësi për mbrojtjen e kontinentit nga Amerika, duke përfshirë një propozim për një transferim të menaxhuar nga pesë deri në dhjetë vitet e ardhshme.

Këto bisedime synojnë të shmangin kaosin e një tërheqjeje të njëanshme të SHBA-së nga NATO-ja, një frikë e nxitur nga kërcënimet e vazhdueshme të presidentit amerikan, Donald Trump për të dobësuar aleancën transatlantike, e cila ka mbrojtur Evropën për gati tetë dekada, ose për t’u tërhequr plotësisht prej saj.

Britania e Madhe, Franca, Gjermania dhe vendet nordike janë ndër shtetet e përfshira në këto bisedime joformale, por të strukturuara, sipas zyrtarëve evropianë.

Qëllimi i tyre është të hartojnë një plan për të transferuar barrën financiare dhe ushtarake te kryeqytetet evropiane dhe t’ia paraqesin atë SHBA-së para samitit vjetor të liderëve të NATO-s në Hagë.

Propozimi do të përfshinte angazhime konkrete për rritjen e shpenzimeve evropiane për mbrojtjen dhe ndërtimin e kapaciteteve ushtarake, në përpjekje për ta bindur Trumpin që të pranojë një transferim gradual, duke i mundësuar SHBA-së të përqendrohet më shumë në Azi.

SHBA, e cila shpenzon më shumë për mbrojtjen se të gjithë aleatët e tjerë të NATO-s së bashku, mbetet e domosdoshme për sigurinë evropiane.

Përveç rolit të saj si një forcë bërthamore mbrojtëse, e përkushtuar për mbrojtjen e Evropës me disa forca ajrore evropiane që mbajnë armë bërthamore amerikane, SHBA siguron kapacitete ushtarake që aleatët kontinentalë nuk i kanë, menaxhon bazat ajrore, detare dhe ushtarake dhe ka 80 mijë trupa të stacionuara në Evropë.

Vendet si Gjermania, Franca dhe Britania e Madhe kanë filluar të rrisin shpenzimet për mbrojtje ose të përshpejtojnë rritjet tashmë të planifikuara që nga zgjedhja e Trumpit, ndërsa BE-ja ka nisur iniciativa për të inkurajuar vendet anëtare të saj që të përshpejtojnë investimet ushtarake të rritura.

Zyrtarët vlerësojnë se do të duheshin pesë deri në dhjetë vjet të shpenzimeve të shtuara për të sjellë kapacitetet evropiane në një nivel që mund të zëvendësonte shumicën e përgjegjësive të SHBA-së, përjashtuar parandalimin bërthamor amerikan.

I pyetur se çfarë nënkupton një shtyllë evropiane brenda NATO-s dhe nëse është e realizueshme, një nga zyrtarët e lartë perëndimorë u përgjigj “ne e shohim këtë pikërisht tani: Britania e Madhe dhe Franca po marrin iniciativën (në lidhje me forcat për të siguruar Ukrainën) pa amerikanët”.

Zyrtarët e NATO-s thonë se ruajtja e aleancës me një rol më të vogël ose pa pjesëmarrjen e SHBA-së do të ishte shumë më e thjeshtë sesa krijimi i një strukture të re, duke pasur parasysh vështirësitë e rikrijimit ose rishikimit të planeve ekzistuese ushtarake për mbrojtjen e kontinentit, objektivave dhe rregullave për kapacitetet, strukturës komanduese dhe Nenit 5.

 

Marrë nga Financial Times

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

PD ankimon në Gjykatën Kushtetuese tre aktet e qeverisë për protestat

Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane

Kongresi i demokratëve premton se do të nisë hetime për bizneset e familjes Trump

Ardit Gjebrea në SPAK, për hetimet ndaj Erion Veliajt

Nga Biden te Erdogani, 753 dhuratat e pranuara nga Edi Rama në katër mandate

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Përleshje me thikë mes shqiptarëve në Selanik, dy të plagosur
Artikulli tjetër Itali, trafikuan 5 milionë euro drogë, goditet organizata shqiptare me 19 anëtarë

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Monika Kryemadhi kërkon Edi Ramën si dëshmitar në gjyq
Fokus Koment Kryesore Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare?
Analize Ekonomi Finance Kryesore Opinion Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Gjykata Kushtetuese merr në punë ekspertët e ONM-së, pasi u mbaroi mandati
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Qeveria kompeson transportin publik 50 lekë/litër karburanti, për 5 muaj
Aktuale Finance Kryesore Sociale 6 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.