KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Itali, trafikuan 5 milionë euro drogë, goditet organizata shqiptare me 19 anëtarë
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Itali, trafikuan 5 milionë euro drogë, goditet organizata shqiptare me 19 anëtarë
AktualeFokusSociale

Itali, trafikuan 5 milionë euro drogë, goditet organizata shqiptare me 19 anëtarë

Përditësimi i fundit: 22 Mars, 2025 10:06 pm
159 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Një organizatë shqiptare e narkotrafikut me bazë në Bolonja të Italisë që importonte kokainë nga portet evropiane, është goditur nga policia.

19 persona janë akuzuar, mes tyre edhe një 90-vjeçar që bënte rolin e korrierit.

Në kuadër të operacionit u arrestuan 5 persona. Trafiku drejtohej me anë të komunikimeve në SKY ECC, me mesazhe të koduara, kurse krerët e grupit ishin dy shqiptarë, xhaxha dhe nip, që drejtonin njëri nga Barcelona në Spanjë dhe tjetri nga Bolonja në Itali.

Banda bëhet përgjegjëse për trafikun e rreth gjysmë toni drogë kokainë dhe hashash, me vlerë tregu të paktën 5 mln euro. Paratë e fituara riinvestoheshin në Shqipëri.

Operacioni u zhvillua mes policisë italiane dhe partnerëve evropianë. Pesë persona, 4 me kombësi shqiptare dhe një me kombësi tuniziane, të gjithë të moshës nga 30 deri në 50 vjeç, janë arrestuar më 19 mars.

Sipas policisë, pesë të arrestuarit dyshohet se kishin importuar drogë nga Holanda. Vetëm në periudhën prill-nëntor 2020, grupi dyshohet se ka sjellë në Itali 41,5 kilogramë kokainë, 76,5 kilogramë marihuanë dhe 280 kilogramë hashash. Vlera ekonomike e këtyre ngarkesave të lëndëve narkotike, sipas vlerësimeve të policisë, mund të llogaritet në 5 milionë euro.

Të enjten, pesë personat u identifikuan në qytete të ndryshme midis Spanjës dhe Italisë dhe u arrestuan falë Skuadrave Lëvizëse të Rimini, Treviso e Verona dhe Udyco të Madridit.

Nënkomisarja dhe zëvendësdrejtoresha e policisë Natalia Riga, tha se hetimi ishte i gjatë dhe kompleks.

Vështirësia më e madhe ishte dekriptimi i komunikimeve të koduara midis anëtarëve të grupit kriminal, të cilët përdornin ‘kriptofona’ të ofruara nga rrjeti i komunikimit Sky Ecc.

Ndryshimet mund të kenë të bëjnë me mikrofonat apo sensorët GPS brenda telefonave të cilët hiqen dhe që në fakt mbrojnë përdoruesin nga përgjimet e mundshme.

Aktiviteti hetimor i referohet një periudhe kohore midis prillit dhe nëntorit 2020. Në atë kohë, policia nuk kishte mjetet për të deshifruar bisedat e anëtarëve të grupit kriminal. Pika e kthesës erdhi në vitin 2021, kur forcat policore në Belgjikë, Holandë dhe Francë arritën të ‘hakojnë’ sistemin. Zyra e Prokurorit Publik të Bolonjës më pas mundi të merrte çelësin e deshifrimit dhe filloi të ‘përkthejë’ mesazhet e përdoruesve nën hetim.

Një vështirësi tjetër ishte lidhja e pjesëve të enigmës. Në fakt, të vetmit elementë në dispozicion të hetuesve ishin mesazhet, videot dhe fotot – dhe informacionet brenda tyre – të shpërndara mes anëtarëve të grupit kriminal.

Në fakt, hetuesit rindërtuan identitetin e anëtarëve të grupit falë informacionit që ata ndanë me njëri-tjetrin, si ku jetonin apo makinën që drejtonin. Në mënyrë të ngjashme, i njëjti model u ndoq për trafikun e drogës: ndoshta një subjekt do të dërgonte një foto të një ngarkese kokaine, ndërsa një tjetër do të fliste për një dërgesë specifike që mund të përputhej me foton e ndarë nga anëtari tjetër i grupit.

Lënda narkotike – kryesisht kokainë – importohej në Bolonjë nga korrierë që e fshihnin drogën brenda kamionëve dhe këtu shitej me pakicë. Pjesa më e madhe e parave përfundoi në Shqipëri, ku u riinvestuan për të blerë më shumë drogë me shumicë. Policia ka sekuestruar 15 mijë euro cash, rreth 9 mm fishekë, dy makina dhe materialin për paketimin e drogës.

Kreu i grupit kriminal u identifikua si një burrë rreth të dyzetave, me origjinë shqiptare, i cili gjatë hetimeve ishte banues në provincën e Bolonjës. Ai vendosi gjithçka: përcaktonte importet dhe cilësinë e drogës, zgjidhte korrierët dhe kush do t’i transportonte paratë në Shqipëri, ku më pas riinvestoheshin.

Gjatë hetimeve, ai u largua nga Italia, duke u zhvendosur në provincën e Barcelonës, ku u arrestua dje.

Më pas komanda e bandës kaloi në duart e nipit të tij, gjithashtu me origjinë shqiptare, banues në provincën e Bolonjës, i cili komandën e bandës e ‘trashëgoi’ nga xhaxhai i tij.

Më pas dy persona përfunduan në burgun e Bolonjës, nipi i kreut të grupit kriminal dhe njeriu me kombësi tuniziane, banues në provincën e Bolonjës.

 

Marrë nga Top Channel

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

PD ankimon në Gjykatën Kushtetuese tre aktet e qeverisë për protestat

Kongresi i demokratëve premton se do të nisë hetime për bizneset e familjes Trump

Ardit Gjebrea në SPAK, për hetimet ndaj Erion Veliajt

Nga Biden te Erdogani, 753 dhuratat e pranuara nga Edi Rama në katër mandate

Monika Kryemadhi kërkon Edi Ramën si dëshmitar në gjyq

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Fuqitë ushtarake evropiane duan të zëvendësojnë SHBA-të në NATO
Artikulli tjetër Pas më shumë se një muaji i shtruar, Papa Françesku del nesër nga spitali

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane
Analize Kryesore Opinion Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare?
Analize Ekonomi Finance Kryesore Opinion Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Gjykata Kushtetuese merr në punë ekspertët e ONM-së, pasi u mbaroi mandati
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Qeveria kompeson transportin publik 50 lekë/litër karburanti, për 5 muaj
Aktuale Finance Kryesore Sociale 6 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.