Gazetari investigativ amerikan, Chuck Ross ka folur përmes një postimi në rrjetet sociale për lidhjen e kryeministrit Edi Rama dhe ish-agjentin e lartë të FBI, Charles McGonigal.
Sipas tij, është çmenduri që McGonigal u akuzua për marrjen e ryshfetit për të ndihmuar kryeministrin Rama, për të cilin thotë se është një mik shumë i ngushtë i Alex Soros, por detajet marrëveshjes së fajësisë nuk dolën kurrë në dritë. Ai thotë më tej se Departamenti i Drejtësisë i ish-presidentit Joe Biden i dha McGonigal një marrëveshje për pranimin e fajësisë.
“Një gjë e çmendur për mua është se si ish-zyrtari i FBI-së, Charles McGonigal u akuzua për marrjen e ryshfetit për të ndihmuar kryeministrin shqiptar Edi Rama, një mik shumë i ngushtë i Alex Soros, por detajet se marrëveshja nuk doli kurrë në dritë b/c Biden DOJ i dha McGonigal një marrëveshje për pranimin e fajësisë.”, thuhet në postimin e Ross në “X”.
Marrë nga Dosja.al