Një sulm me thikë ka ndodhur ditën e sotme në qytetin lindor francez të Mulhouse. Një person është vrarë dhe të paktën dy oficerë policie janë plagosur rëndë.
Autori i sulmit një 37-vjeçar algjerian u arrestua në vendngjarje dhe prokurori po e heton sulmin me motive terroriste për shkak se i dyshuari thuhet se bërtiti “Allahu Akbar”. Autori ka plagosur rëndë dy policë, një në qafë dhe një në gjoks. Personi civil që tentoi të ndërhynte ishte ai që u godit me thikë dhe u vra.
Ngjarja ndodhi teksa po zhvillohej një demonstratë në mbështetje të Republikës Demokratike të Kongos, ku policët ishin në patrullë.
Kryeministri francez François Bayrou gjithashtu reagoi për ngjarjen përmes një postimi në X ku shkruante se “fanatizmi ka goditur sërish dhe ne jemi në zi. Mendimet e mia shkojnë natyrshëm te viktimat dhe familjet e tyre, me shpresë të fortë se të lënduarit do të shërohen. Ministri i Brendshëm Bruno Retailleau pritet të vizitojë vendin e ngjarjes mbrëmjen e sotme.
Marrë nga BBC