KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Granoff e shndërroi Fondin Shqiptaro Amerikan në vegël të Ramës
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Editorial > Opinion > Granoff e shndërroi Fondin Shqiptaro Amerikan në vegël të Ramës
EkonomiKryesoreOpinionPolitike

Granoff e shndërroi Fondin Shqiptaro Amerikan në vegël të Ramës

Përditësimi i fundit: 8 Shkurt, 2025 11:10 pm
164 Shikime
Share
4 Min. Leximi
SHARE

Cafo Boga, ish anëtar i Bordit Drejtues të Fondit Shqiptaro Amerikan ka deklaruar per Kapitali:

“Kanë kaluar më se dy vjet që kur në mbledhjen vjetore të Bordit të Fondit Shqiptaro Amerikan të Zhvillimit, u ndjeva i detyruar të ngre shqetësimet e mia, ku me respekt theksova se Fondacioni ka humbur drejtimin e tij dhe nuk po përmbush më objektivat dhe misionin e qeverisë amerikane, pavarësisht mbikëqyrjes nga USAID.

I kërkova Kryetarit Michael Granoff dhe anëtarëve të Bordit që të rivlerësojmë aktivitetet tona, veçanërisht ato që kryesisht i përfitojnë qeverisë dhe jo popullit të Shqipërisë. Theksova se qeveria është bërë thelbësisht e korruptuar dhe se radhitja me të bie ndesh me misionin tonë. Megjithatë, Kryetari, i cili kohet e fundit e trajton Fondacionin si domenin e tij personal dhe është i lidhur ngushtë me qeverinë, shpërfilli shqetësimet e mia dhe më largoi në mënyrë të paligjshme nga Bordi.

Nuk mund ta imagjinoja veten të mbetem në këtë Bord, ndaj nuk e kundërshtova vendimin. Më vonë, vura re se Fondacioni ishte shndërruar në një organizatë enigmatike, duke rrezikuar trashëgiminë kulturore të popullit shqiptar dhe duke lënë pas dore mandatet e UNESCO-s, duke filluar nga Butrinti dhe duke u shtrirë në vende të tjera.

U alarmova gjithnjë e më shumë nga zhvillimet shqetësuese nën kryesuesin e vetë-emëruar narcistë Michael Granoff, i cili po minonte punën e madhe që anëtarët fillestarë të Bordit, të emëruar nga presidenti i Shteteve të Bashkuara, përfshirë edhe mua, për të cilën populli shqiptar na mbajti me respekt të lartë.

Duke u përpjekur të bëj diçka për të ndihmuar popullin shqiptar, kontaktova dy herë me Samantha Power në USAID në lidhje me aktivitetet e fundit të paligjshme të Fondit Shqiptaro Amerikan, por nuk mora asnjë përgjigje. U bë e qartë për mua se situata ishte më serioze nga sa mendoja fillimisht, dhe se USAID-i është gjithashtu pjesë e asaj që quhet “Shteti i thellë” i korruptuar, duke mbështetur individë si Michael Granoff dhe aktivitete të drejtuara nga George Soros.

Megjithatë, asgjë nuk është e përhershme, veçanërisht në një vend si Shtetet e Bashkuara ku demokracia është një realitet dhe jo thjesht një koncept. Pas inaugurimit të Presidentit Donald Trump, ne kemi parë tashmë ndryshime të rëndësishme brenda asaj që ai i referohet si “Shteti i thellë”, i cili përfshin USAID-in. Prandaj nuk është për t’u habitur që Elon Musk e ka etiketuar atë një “ndërmarrje kriminale”. Ndoshta bashkimi i USAID-it me Departamentin e Shtetit siç sugjerohet mund të jetë rruga më e mirë e veprimit për të ecur përpara.

Ndryshimet që ndodhin në Shtetet e Bashkuara padyshim që do të ndikojnë në Fondin Shqitaro Amerikan, i cili përballet me mundësinë e mbylljes. Unë sinqerisht shpresoj që ata në Bord, të cilët kanë neglizhuar detyrat e tyre fiduciare, të mbajnë përgjegjësi nga qeveria që i ka emëruar.

Gjithashtu, dy bashkëdrejtuesit ekzekutivë të Fondit, të cilët për përfitime financiare personale kanë dëmtuar ndjeshëm Trashëgiminë Kombëtare të Shqipërisë duke ndihmuar Kryetarin në avancimin e agjendës së tij, duhet të mbahen përgjegjës sipas ligjit shqiptar.

Besoj se Kryetari do të duhet t’i përgjigjet qeverisë amerikane dhe të justifikojë se si dy shtetas shqiptarë të punësuar nga një organizatë jofitimprurëse në Shqipëri u shpërblyen në një nivel më të madh se ai i një kongresmeni amerikan”.

 

Marrë nga Kapitali.al

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

PD ankimon në Gjykatën Kushtetuese tre aktet e qeverisë për protestat

Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane

Kongresi i demokratëve premton se do të nisë hetime për bizneset e familjes Trump

Ardit Gjebrea në SPAK, për hetimet ndaj Erion Veliajt

Nga Biden te Erdogani, 753 dhuratat e pranuara nga Edi Rama në katër mandate

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm ‘Mini Dubai’, Budapesti anulon marrëveshjen 12 miliard euro me Alabbar
Artikulli tjetër Qeveria i bën dhuratë mbesës së Ulsi Manjës, Landfillin e Bushatit

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Monika Kryemadhi kërkon Edi Ramën si dëshmitar në gjyq
Fokus Koment Kryesore Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare?
Analize Ekonomi Finance Kryesore Opinion Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Gjykata Kushtetuese merr në punë ekspertët e ONM-së, pasi u mbaroi mandati
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Qeveria kompeson transportin publik 50 lekë/litër karburanti, për 5 muaj
Aktuale Finance Kryesore Sociale 6 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.