KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Qeveria i bën dhuratë mbesës së Ulsi Manjës, Landfillin e Bushatit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Ekonomi > Korrupsion > Qeveria i bën dhuratë mbesës së Ulsi Manjës, Landfillin e Bushatit
KorrupsionKryesoreOpinionSocialeZhvillim

Qeveria i bën dhuratë mbesës së Ulsi Manjës, Landfillin e Bushatit

Përditësimi i fundit: 8 Shkurt, 2025 11:11 pm
235 Shikime
Share
5 Min. Leximi
SHARE

Landfilli i Bushatit është një nga investimet më të mëdha të qeverisë në Bashkinë e Vaut të Dejës, që i ka kushtuar taksapaguesve shqiptarë plot 4.16 milion euro.

Për menaxhimin e tij, ish-Këshilli i Komunës Bushat krijoi ndërmarrjen “Ndërkomunale Bushat” sh.a. e cila ngarkohej me mbledhjen, sistemimin dhe riciklimin e mbetjeve urbane të qarkut Shkodër dhe pjesërisht të atij të Lezhës. Por, në qershor të vitit 2010 Këshilli Bashkiak i Komunës Bushat, me propozim të kryetarit të komunës dhe administratorit të ndërmarrjes “Ndërkomunale Bushat”vendos që këtë punë t’ja ngarkojë kompanisë private Becker Albania, duke lidhur me të kontratë shfrytëzimi të landfillit për një afat 10 vjeçar.

10 vjet më pas, në tetor të 2020-ës, Këshilli Bashkiak autorizon sërish kryetarin e Bashkisë të Vaut të Dejës, që të rishikojë kontratën me kompaninë private.

Së pari, Vendimi i Këshillit Bashkiak, i delegon përgjegjësinë ndërmarrjes “Ndërkomunale Bushat” për të realizuar investimin për zgjerimin e landfillit të Bushtatit dhe përshtatjen e ambientit brenda tij, me një sipërfaqe shtesë 23 hektarë për trajtimin e mbetjeve inerte. Vetë shoqëria dhe bashkitë e tjera në qarkun e Shkodrës e Lezhës do të paguajnë për trajtimin e mbejtjeve bashkë me operatorët privatë dhe në këmbim, firma “Ndërkomunale Bushat” do të marrë 20% të vlerës së tarifave.

Së dyti, edhe pse kompania Becker Albania nuk merrte përsipër asnjë investim dhe asnjë risk për të gjetur tregun, pasi operon në kushtet e monopolit në 2 qarqe, në 2020 u vendos që kotrata t’i zgjatej edhe për 25 vite të tjera.

Së treti, afati jo vetëm që zgjatet, por tashmë dhe çmimi që bashkitë e qarqeve dhe operatorët privatë do të duhet të paguajnë rritet nga 1000 lekë në 1500 lekë. Një rritje çmimi pa bërë më parë një studim fizibilitieti nga ana e autoritetit që po ndryshon kontratën, për të parë kostot që duhet për përpunimin e mbetjeve, tarifën që del në bazë të këtyre kostove dhe marzhin e fitimit që duhet të ketë kompania që merr përsipër menaxhimin.

Shkurt, më shumë të ardhura për xhepin e kompanisë që po merr pa garë, në formë dhurate për plot 25 vjet, miliona euro xhiro të garantuara. Por nuk përfundon me kaq, sepse me kalimin e viteve, është shtuar edhe oreksi.

Në shtator të vitit 2018, pronarë të kompanisë Becker bëhen Renaldo Joanidhi dhe Aldi Zaimi, me nga 40% të kuotave dhe Pranvera Manja me 20% aksioneve. Çmimi i blerjes së kompanisë është 3.5 milion lekë të rinj. Po çfarë interesi kanë patur këta aksionerët e rinj te kjo shoqëri kur kontrata e saj skandonte për pak vite? Ju a sqarojmë tani. Nëse analizojmë bilancet e kompanisë Becker Albania në fillimet e operimit të saj, të ardhurat ishin të ulta, duke kapur vlerën më të madhe 43 mijë euro në vit. Pas vitit 2014, kompania nis të gjenerojë mesatarisht 150 mijë euro të ardhura në vit dhe në vitin 2017 dhe 2018 të adhurat shkojnë në 400 mijë euro. Ajo që ndodh është se pasi merr shtesën e kontratës, ku i shtohet dhe objekti i depozitimit të mbjetjeve inerte dhe teknologjike, xhiro e kompanisë Becker dyfishohet në mesatarisht 800 mijë euro në vit dhe me një fitim mesatar vjetor 150 mijë euro. Vetëm nga njësitë vendore të dy qarqeve, janë paguar për kompaninë Becker afërisht 2 milionë euro për periudhën e vitit 2019- 2024.

E gjithë kjo mrekulli vjen me shtesën e kontratës për 25 vjet, zgjerimin e objektit të mbetjeve që depozitohen në landfill dhe me shtrenjtimin e tarifave, që koincidon me ardhjen e pronarëve të rinj. Por kemi ende.

Renaldo Joanidhi bashkë me Aldi Zaimin rezultojnë aksionerët të shoqërisë Dion-al, ish Shpresa-Al, një kompani e cila ka qënë nën hetim për mashtrim me tatimin mbi vlerën e shtuar, por pronarja surprizë që ka 20% të aksioneve, është Pranvera Manja, mbesa e Ulsi Manjës, Ministrit të Drejtësisë dhe deputetit të Kuvendit të Shqipërisë në 3 legjistlaturat e fundit.

Pyetjet që ne i drejtojmë organeve të drejtësisë janë dy: Përse Bashkia e Vaut të Dejës lidhi kontratë pa garë për 25 vjet me firmën Becker, dhe a ka patur ndikim politik për të hyrë si pjesë e saj pronarët e rinj?

 

Marrë nga Emisioni “Piranja”, në Syri.net

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

PD ankimon në Gjykatën Kushtetuese tre aktet e qeverisë për protestat

Shqipëria u kthye në armë politike në zgjedhjet amerikane

Kongresi i demokratëve premton se do të nisë hetime për bizneset e familjes Trump

Ardit Gjebrea në SPAK, për hetimet ndaj Erion Veliajt

Nga Biden te Erdogani, 753 dhuratat e pranuara nga Edi Rama në katër mandate

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Granoff e shndërroi Fondin Shqiptaro Amerikan në vegël të Ramës
Artikulli tjetër Bankat shqiptare fituan 361 milionë euro neto, vitin e kaluar

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

Monika Kryemadhi kërkon Edi Ramën si dëshmitar në gjyq
Fokus Koment Kryesore Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Si po “sabotohet” financimi i ekonomisë shqiptare?
Analize Ekonomi Finance Kryesore Opinion Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Gjykata Kushtetuese merr në punë ekspertët e ONM-së, pasi u mbaroi mandati
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Zhvillim 6 Nëntor, 2026
Qeveria kompeson transportin publik 50 lekë/litër karburanti, për 5 muaj
Aktuale Finance Kryesore Sociale 6 Nëntor, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.