KthjellKthjellKthjell
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Leximi: Kriza e naftës, PD propozon në Kuvend dy projekt-ligje për uljen e çmimit
Share
Njoftim Shfaq më shumë
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
KthjellKthjell
Ndryshimi i madhësisë së shkronjaveAa
  • Editorial
  • Politike
  • Bota
  • Ekonomi
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Kërko...
  • Editorial
    • Analize
    • Koment
    • Opinion
  • Politike
    • Aktuale
    • Zhvillim
  • Bota
    • Rajoni
    • Te Tjera
  • Ekonomi
    • Finance
    • Korrupsion
  • HI-Tech
  • Kulture
  • Sociale
  • Sporti
  • Të ruajtura
  • Live RadioLive RadioLive Radio
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.
Kthjell > Blog > Politike > Aktuale > Kriza e naftës, PD propozon në Kuvend dy projekt-ligje për uljen e çmimit
AktualeAnalizeEkonomiKryesorePolitike

Kriza e naftës, PD propozon në Kuvend dy projekt-ligje për uljen e çmimit

Përditësimi i fundit: 19 Mars, 2026 11:22 am
214 Shikime
Share
3 Min. Leximi
SHARE

Partia Demokratike ka propozuar në Kuvend një paketë ligjore për uljen e çmimit të naftës, pas krizës së shkaktuar nga konflikti në Lindjen e Mesme.

Deputeti i Partisë Demokratike, Eno Bozdo, në një deklaratë për shtyp tha se shqiptarët sot paguajnë 125 lekë taksë për çdo litër naftë, më shumë se çdo vend tjetër.

Sipas deputetit, propozimi i PD synon që çmimi i naftës të ulet nga nga 220 lekë në minimimumi 175 lekë/litër

“Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ka depozituar në Kuvend një paketë ligjore me dy projektligje,me qëllim uljen e çmimit dhe mbajtjen nën kontroll, si dhe mbështetjen për konsumatorët, ekonominë familjare dhe atë prodhuese. Këto mekanizma financiarë po përdoren gjerësisht nga vendet e rajonit dhe të Bashkimit Evropian. Aktualisht, karburanti në Shqipëri (nafta) taksohet shumë rëndë, në nivelin më të lartë në Evropë. Rreth 60%–65% e çmimit të një litri nafte përbëhet nga taksat që mbledh qeveria. Për krahasim, mesatarja në vendet e BE-së është rreth 52%, ndërsa në shumë prej këtyre vendeve është nën 50%.

Në vendet e zhvilluara të OECD-së, taksimi është edhe më i ulët, rreth 40%–45%. Sot, shteti shqiptar për çdo litër nafte të shitur merr rreth 125 lekë taksë. Me fjalë të thjeshta, çdo qytetar shqiptar paguan rreth 1,200 lekë të vjetra taksë për çdo litër nafte që konsumon, duke e bërë Shqipërinë një nga vendet me barrën më të lartë fiskale mbi karburantin dhe si rrjedhojë, me një nga çmimet më të larta në Evropë. Për këtë arsye, Shqipëria ka sot karburantin më të shtrenjtë në Evropë, dhe në raport me fuqinë blerëse mbi dyfish krahasuar me vendet e rajonit. Ndryshe nga Shqipëria, vendet e BE-së dhe OECD-së ofrojnë shërbime publike të standardeve të larta, duke ua rikthyer bujarisht këto taksa qytetarëve të tyre në formë përfitimesh konkrete.
Për këtë arsye, përmes kësaj pakete ligjore propozojmë: – Uljen e taksës së qarkullimit në nivelin që ka qenë në vitin 2013,përpara se qeveria Rama ta rriste 4 fish; – Aplikimin e modelit të “akcizës së ndryshueshme”, sipas praktikës së ndjekur nga Italia, ku teprica e TVSH-së nga rritja e çmimit të karburantit përdoret për uljen e akcizës,duke ofruar kështu një mekanizëm shumë të ndershëm dhe në dobi të qytetarëve.

Zbatimi i këtyre masave do të sillte një ulje të menjëhershme të çmimit të naftës, nga rreth 220 lekë/litër qe po shitet sot, në të paktën 175 lekë/litër“-deklaroi deputeti.

 

Marrë nga Top Channel

Ju gjithashtu mund të pëlqeni

Pas SPAR-it, Xhevdet Rexhepi ble edhe Eco Market nga vëllezërit Duka

Industria izraelite e mbrojtjes zgjerohet në Ballkan

30 vite treg në rrugë: Tirana, vatër bakteresh!

Prokuroria kërkon lirimin e 14 protestuesve të arrestuar

Vllaznia e femrave tërhiqet nga kampionati i futbollit

Share This Article
Facebook Twitter Whatsapp Whatsapp LinkedIn Telegram Kopjo lidhjen Print
Share
Artikulli i mëparshëm Sulmi në Katar, dyfishon çmimin e gazit në Europë
Artikulli tjetër Mungon PD në delegacionin e Kuvendit drejt Gjermanisë, reagon Grupi Parlamentar

Na ndiqni në rrjetet sociale

FacebookLike
InstagramFollow
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image
Ad imageAd image

Më të fundit

“The Guardian”: Serbët në shënjestër të programeve spiune
Fokus Opinion Politike Rajoni Sociale 4 Shtator, 2026
‘Le Monde’: Shqipëria e betonit dhe arkitektët “VIP” që fshihen si struci!
Analize Fokus Kryesore Opinion Politike Sociale 4 Shtator, 2026
Kush po i bllokon faqet që mbështesin protestat në Shqipëri?
Analize Fokus HI-Tech Kryesore Opinion Sociale Zhvillim 4 Shtator, 2026
Il Manifesto: “Edi Rama dhe Shqipëria si galeri personale arti!”
Analize Kryesore Opinion Politike Sociale 4 Shtator, 2026
//

Kthjell është revista juaj online e lajmeve që ofron përmbajtje tërheqëse dhe informuese për çdo interes. Qëndroni të përditësuar me zhvillimet më të fundit në teknologji dhe shkencë, merrni frymëzim për dizajnin dhe dekorimin e ambienteve, dhe përmirësoni jetën tuaj me këshilla të ekspertëve për mirëqenien personale. Zhytuni në botën e pasur të artit dhe kulturës, eksploroni destinacione të reja udhëtimi dhe mësoni shumë më tepër. Kthjell është porta juaj për të zbuluar, për t’u informuar dhe për t’u frymëzuar çdo ditë. Bashkohuni me ne në këtë udhëtim të vazhdueshëm eksplorimi dhe zbulimi.

KthjellKthjell
Follow US
© 2024 Kthjell. All Rights Reserved.